PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE .
KISHA DESHIRE PER TE SHKRUAR !!
Vargje te shkruara ne ditet e veshtira te post kovidit !!
Kisha deshire per te shkruar,
Ne ate kohe te mallkuar,
Trup e shpirt te coptuar,
Prangash lidhur kembe e duar,
Mos po shuhet jeta Ime,
Apo dielli cope e therrime
Mos po humb ngjyrat ylberi,
Apo bota ne lumenj vreri.
Pse I feksi rrezet hena,
Mos ka fjale te pathena,
Qe gjemojne e vetetijne,
Edhe ditet po mi nxijne.
Ti o diell qe je ne qiell ,
Me dhuro nje grusht miell,
Ta gatuaj dhe te sherohem,
Se nga syte po verbohem.
Po dielli sme pergjigjet,
Shpirti si ne furre me digjet,
Me digjet shpirti dhe xhani,
Se keshtu donte dushmani.
Lutem per jetet e reja,
Te mos I godase rrufeja,
Se jeten sa e kane nisur,
Pa rritur e pa stolisur.
Mos o Zot ndali doren,
Djemte dhe nuset te vene kuroren,
Te pagezohen femijet,
Te gezojne nenat per bijet.
Djalli mberthyer ne kthetra,
I vertete jo ne letra,
Gjithe boten ka pushtuar,
Jete te humbura ,lot vajtuar.
Ky kovid qofte mallkuar,
Shume familje jane lenduar,
Shpirt e zemer perveluar,
Sdihet dhe sa jete te tjera,
Sa te shkoje e vij pranvera.
PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE.