15.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Mimoza Cekici Rista

TI DO TË VISH.
Ti bën të qeshësh por nuk mundesh
Në duar kokën si globi rri peshon
Pulit sytë, të më shohësh ndruhesh
Mërzia dhe heshtja, ajrin rëndon.
Janë ato orë kur gjithçka i ngjan ikjes
Të qetë nga jashtë por brenda furtunë
Pëllumbi i paqes reh krahët e pritjes
Fjalët me pranga i lidh edhe unë.
Por unë di të pres siç pret një stinë,
Që të vijë, me një hënë dhe diell tjetër,
Ti do të vish të më shtosh bukurinë,
Ashtu pa zhurmë, e pa premtime në letër.
“”””””””””””””
TROKËLLIMA PRANVERE
Dremit qiparisi..
Hijen e derdh në det
Si trishtimin burri
Kryq mbi supe.
Bluja kungon sytë.
Në cepin e ishullit
Kisha bekon shirat e beftë
Rrëzuar gjelberimit të ri.
Shën e Diela
Tund këmbanoren
Ajrit ngjyer me fllade.
Deti thyhet.
Krahët e pishave
Fshehin pak dëborë
Nga dimri që përton të ikë.
Vikatin erërat…
Nidri. Lefkadha.
2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.