13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Poezi nga Mimoza Çobo

BUKURIA E NJË GRUAJE

mimoza cobo

Bukuri e gruas cilin burrë se përpiu,
kë nuk çmendi gjer në marrëzi,
kush ndenji afër saj e netët si gdhiu,
i etur mistereve gjer në babëzi…

Bukuria e një gruaje,kë nuk ngjalli,
cilin burrë se zgjoi shtratit mortor,
vërshimet e saj,si trokëllima kali,
gjirit ia shkulën zemrën e gjorë.

Bukuria e një gruaje s’shijohet kurrë,
pa pirë burimin e buzëve të saj,
pa drithërimën kur e prek një burrë,
pa fëshfërimën që rrjedh nën fustan.

Bukuria e gruas ndrin petkut të saj,
mes gjetheve të hirta të pritjes,
në gjoksin mishtak ku përpëlitet pa faj,
shtërgu kur është drejt ikjes.

Bukuri e gruas oaz që syrin ngjall,
nëpër qiellra të turbullta prillesh,
kur erërat shndërron parfume të rrallë,
shpirtrat c’virgjëron mes trillesh.

Bukuri e gruas shëmbëlltyrë luleje,
që të ndjell, si bleta me delikatesë,
bukuria e cdo gruaje altari i lutjeve,
i ndjenjës së vrarë që kërkon shpresë.

– Poezi nga Mimoza Çobo

“”””””””””””””””””””””””””””””””””mimoza cobo (@mimoza_cobo) | Twitter

TI JE TEMPULL PËRJETËSIE

Mes mistereve,nga yjet zbret përherë,
o hyjni pagëzuar në faltoren e yjeve,
aromën femërore shpërndan nëpër erë,
veshur me vellon e gjelbër të pyjeve.

Te ty lulja e jetës, shpirtin e brishtë ushqen,
o hyjni e pagëzuar në burime e kroje,
në buzët e tua, eliksirin e dashurisë gjen,
ai burrë, që di të thith të ëmblën hoje.

Te ty pi gjak embrioni, që do lindi nesër,
me guximin e marrë nga ty, o grua,
esencën e jetës, buzës do ketë patjetër,
se ti e ushqen me dashuritë e tua!

Kush futet në gjirin tënd, të bëj kujdes,
se edhe nën mish ka filiza të pa çelur,
kush fle në gjirin tënd,i mbetet në kujtesë,
ëmbëlsia që la luginës, pa mbledhur.

Kush rri nën hijen e bukurive të tua,
i duket vetja sikur rri nën një tempull,
si të jesh Krisht,falet e të thotë,të dua!
Teksa buza puth syrin tënd nën vetull.

Mes mistereve, nga yjet zbret përherë,
o hyjni pagëzuar në faltoren e yjeve,
aromën femërore shpërndan nëpër erë,
veshur me vellon e gjelbër të pyjeve.

– Poezi nga Mimoza Çobo

“””””””””””””””””MIMOZA COBO,atje ku fjala e lire skalitet. - Një dritare e re

FJALEN E NGROHTE

Fjalen e ngrohte mbeshtjelle me embelsi hyjnore,
qe kishte humbur rrugen ne shtigjet e kohes,
e gjeta sot ne nje trotuar mbi buzen e thare,
te nje nene qe capitej neper hapat e loteve.

Ndalova para saj sikur e njihja prej kohesh,
dhe loti s’me pyeti por rrodhi ngadale,
dhe tani qe vargjet po nxijne kete flete,
lotet s’me ndalen dhe pse mundohem t’i ndal.

Nuk do ta besoni se sa keq jam ndjere,
kur doren e dridhur vuri mbi doren time,
ma puthi neper lote me shpirtin e vrare,
dhe uratat m’i fali kur mund t’ua falte femijeve.

Nuk kisha guxim t’ja lendoja plagen,
se koken vari me lote mbi supe,
i thash vetes, mos i’a prish rrjedhen loteve,
ndoshta gjen paqen dhe me ta qetesohet.

Fjalen e mire me nje dhurate ja vura nder duar,
shpertheu lotet nga syte e kuqe flake,
dhe si nenen time mes loteve e perqafova,
ndersa largohesha me zemren te vrare.

Nuk gjeja fjale qe shpirtin pikellim ta qetesoja,
dhe pse ajo tashme kishte ikur shume large,
ndoshta ndonjehere rruges prape do e takoja,
ate nene te brengosur qe kushedi se c’ben valle?!

– Poezi nga Mimoza Çobo

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.