Në Krishtin kam të vetmen shpresë,
Mua më është fuqi dhe dritë.
S’lëkundet kurrë, ky shkëmb i fortë,
Zëri i tij qetëson stuhitë;
Në të gjej paqe, siguri,
Më ngushëllon me dashuri,
Ai siguron për çdo nevojë,
Në dashurinë e tij qëndroj.
Kur Krishti lindi si fëmijë,
Krijuesi vetë u bë njeri.
Njerëzimin erdhi ta shpëtojë,
Por njerëzimi e përçmoi;
Po kur ai vdiq, zemërimi i drejtë,
I Perëndisë u shua krejt.
Ndëshkimin tim ai e pranoi,
Në sakrificë të tij qëndroj.
Kështu në varr plotë errësirë,
Drita e botës rrinte shtrirë.
Gjer në atë çast, kur Krishti i madh,
Doli nga varri prapë, i gjallë;
E mundi vdekjen, unë rroj në të,
Rob i mëkatit nuk jam më,
Veç rob i Krishtit jam tani,
Gjaku i shtrenjtë më bën të tij.
S’kam turp t’jetoj, S’kam frikë të vdes,
Krishti më jep fuqi dhe shpresë.
Nga çasti i parë, sa të marr frymë,
Krishti është zoti i fatit tim;
As djall, as engjëll, as njeri,
S’më rrëmben dot, nga dora e tij,
Gjersa t’më thërrasë, pranë tij të shkoj,
Ja në fuqinë e tij qëndroj.
(Nga kënga “In Christ Alone”)
“””””””””””””””””””
Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion.
Puno sikur të mos kesh nevojë për para,
dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë,
dhe kërce, sikur të të mos shihte njeri.
Kujto se lëkura rrudhet
flokët bëhen të bardha dhe ditët bëhen vite.
Por kryesorja nuk ndryshon: Përderisa je gjallë,ndjehu i/e tillë.
Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tend!!