13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Albert Hitollari nji pen brilante e krijimtaris bashkohore.

” AGIMET E ATDHEUT TIM “
May be an image of Albert Hitollari, standing, liqen dhe pemë
* * * * *
Mengjeset ne Atdheun tim , vine ashtu siç e ka enda ,
Natyres i thurin vargje, Jetes i kendohet kenga ,
Rrezja e Diellit driteron, maje Kreshtes tek zbret tinez ,
E gjithe vendi parfumon , nga aroma e Trendelines !
*
Por dhe Dita nure qeshur, vjen si flladi plot gjallim ,
Sythet , bisqet neper peme, zene shperthejne pa mbarim,
Dallandyshet vijne e shkojne, k’thehen rishtas tere nxitim ,
Folete nisin te ndertojne, e punojne pa pertim !
*
Ne qetesine driterore , kur ndrin Hena pesembelljete ,
Vesa e purpurt ngadal bie , e pushon siper ç’do flete ,
Bulza e saj mbi fije bari , e mbi gjethet e Terfilit ,
Tretet nga rrezja Diellore , sa fryn Flladi i Zefirit !
*
Me Veren vjen dhe i nxehti, e fillon shtrengon nje vape
Kolopuçet heqin rrobat, drejt Lumit sulen me vrape,
Bashke me ta shkon dhe graria, lajne e shplajne ato nderresa
Ndezin zjarre i sapunisin, i nderin ne shkurre e bezga !
*
Uji qe vjen nga rrekete , ze shteron ç’do Behare
Ato zbresin ne Perrua , marrin Lumin zall me zall,
Luginen pershkon ne mes , formon Ledhet nga dy ane
Nga aty Ç’amarroket , me radhe hidhen ku s’ka gjane!
*
Po ashtu si njerezia , gje e gjalle neper Korie
Zbresin tatepjet Perroit, pine uje , pushojne nen hije ,
Shullehen duke dremitur, nen Gemushe , ca nen Dellinja
Rreth e qark shtrire prane tyre, Qente qe veshtrojne nga Brinja !
*
Me tutje fjalosen burrat, te mbledhur aty nen Lis
Pastaj njeri ja pret kengen , dollibashit qe ja nis,
Sa mbaron fillon nje tjeter , e i thote shokut t’ja mbaj
E me pas gjemon Lugina, zien isua pasandaj !
*
Plas dollia dhe urimi, per te mira , e per gaz
Rroken e kercasin gotat , e me fund i k’thejne me pas ,
Raki rrushi ball kazani , zier dy here siç e do zemra
Kush e kush per qejf te tij , ngrene shendet e fillon kenga !
*
E te gjithe deshir ndezur, mbushin gotat pa nderprere
Dikush don te marri fjalen , kerkon lejen nga te t’jere ,
Me tutje dhe ca te dehur, fillojne qe te bejne potere
Bejne te ngrihen te bere xurxull , kembet u shkojne lylyver !
*
Aty mbledhur perreth pemes , kuvendojne deri vone
Me pas ngrihen hedhin valle , valles me kenge ja thone ,
Sa ze hedh hapin i pari , pas tij shkojne dy a tri vete
Me nje ç’ap pas shoqi – shoqit , ashtu siç e ka lezet !
“”””””””””””””””””””””
” KOHE NE PRITJE “
May be an image of Albert Hitollari, standing, ambiente të jashtme dhe pemë
*
Nuk kam force , as nuk mundem perseri
Te zgjoj ndjenjen e luhateshme at qe shkoi ,
Dhe ne mundesha prap diçka qe te arri
E pamundura vete te munduren , s’do lejoj !
*
As nuk dua qe te shkuaren , ta kthej me
Jete shkunduren te pashprese ,te rrenuar ,
Gjithçka isha iku bashke , me ate
Dhe qellimi , ne harresen e harruar !
*
I shperfillur prej shperfilljes se sketerrshme
I pagjetur , i pazgjidhur gjer ne fund ,
As prej gjetjes as prej zgjidhjes se atehershme
Por i rrekur prej mosgjetjes , asgjekund !
*
O koh e mekur, e perpelitur , koh çatalle
Ti vibroze e eglendisur , kops zberthyer ,
Mendje prishur , qe perdridheshe e gerdalle
S’me rrefeve , por gjithçka , m’le pa rrefyer !
*
Kohe pa shprese , jargavane , e paqetuar
Qe rrugetove ne zbrazeti , pa perteritje ,
Gojeheshtur , e pazeshme , e padegjuar
E dorezuar , e drobitur , kohe ne pritje !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.