Çajupi edhe sot na thërret që ti shohim punët tona dhe ta bëjmë Shqipërinë që është coptuar dhe shkapërderdhur si ska më keq!
Të kuptojmë njëherë e mirë se nuk kemi kaqik, rrjedhimisht s’kemi obligim, që qoftë edhe me fjalë të anojmë në problemin historik Izraelito- Palestinez !

• Nuk na ka hije dhe nuk kemi të drejtë të jemi kundër Izraelit i cili me të drejtë e mbron ekzistencën e vetë legjitime dhe neve na e ka njohur shtetin.
• Nuk kemi të drejtë njerëzore të jemi kundër popullit Palestinez i cili e synon lirinë sikurse edhe ne, edhepse politika udhëheqëse e këtij populli, udhëhiqet nga politika e serbisë!
Gjithmonë dhe gjithkund, mund të gjenden individ apo grupime të ndryshme, që mes një proteste, demonstrimi,,.., me ose pa vetëdije, tentojnë të përqojnë tutje një porosi!
Porosia që ka të bëjë me qështje të brendëshme, edhe kur është e pa vend, mundet disi të arsyetohet.
Por kur kemi të bëjmë me zhvillime të jashtme, protestimet që i sjellin dëm vendit, nuk duhet kurrsesi të lejohën nga institucionet përkatëse të shtetit!
Fundja për ҫfarë janë ato institucione nëse jo për ti mbrojtur interesat e shtetit?!
Të kuptojmë se animi ynë për njërën apo tjetrën palë, nuk shkon më tutje se në serbi, e cila pastaj e shpërndan lajmin gjithandej sipas interesave të saja dhe kundër interesave tona!
E mira do të jetë që Izraeli dhe Palestina ta gjejnë një zgjidhje të arsyeshme për të dy popujt.
Tani porosia nga Çajupi !
Andon Zako Çajupi (1866 – 1930)
Ka lindur në Sheper të Zagorisë (Gjirokastër). Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Shqiperin’ e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s’te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn’ e duar
me zinxhir!…
Myslyman’ e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz’ e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s’kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!