Në Perlat !

Atje kam Mamë e kam Babë,
Atje dielli shkëlqen i zjarrtë.
Atje ku qielli është i kaltër
Atje ku yjet bëjnë ditë natën.
Atje ku print më sollën në dritë,
Atje ku vllaun më falën Perënditë,
Atje ku motrat më stolisën kurorë,
E bekuar nga gjyshërit më të mirë
në botë.
Atje në hije të manit më përkuni Nana,
Atje e lumtur hodha hapat e para.
E brodha në kodrinat me flokët e gjata
Me kukullën e qepur, me duart e Arta.
Heu ç’më copëtoi ky mall e ky merak,
Se vetëm atje unë ndjehem rehat.
Se vetëm atje unë du me pushu,
Tek kroj i fikut du me u fresku !
Tek toka e bekume ku jetën e nisa,
Tek hija e blinit ku pajën qëndisa.
Atje unë fort po du me shku
e livadhet e gjelbra me i zbukuru.
18 Maj 2021
VAJZAVE TE MIA LIZA,LINDITA,SHQIPONJA,BUKURIA ,EGLANTINA
_E lodh trurin
E lodh shpirtin
Ju Dua shume
Sic Dua krishtin!
Nese s’besoni ,
Ju them te verteten
Ju Dua shuuuumeee
Aq sa Dua jeten!
Nese s’besoni
Me te vertete
M’kerkoni prova
T’i realizoj vete!
BABI!
Te besojme Sic s’besojme asnje tjeter,
Te duam me shume sec duam jeten
Ti na meson drejt si askush tjeter
Mesimet tuaja na shoqerojne gjithe jeten
Pa Ty e mesimet tuaja s’ka kuptim jeta
Besoje,KJO ESHTE E VERTETA!
Babi jone i dashur TUNGJATJETA!