26.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Me poetin Fran Tanushi

Me shikimin e tretur nē largësi
të shkuarës ia ndërroja fletat
tek sa mbylla sytë u dridha
Para me doli fytyra e jote
e me të kujtimet e mira
të ruajtura në mendjët tona
Ndjesia e ftohur mes nesh
pritjet pa fund i bëri lëkundje
këputje e mbështjellë me heshtje
Por nëse vjen një ditë
që e shkuara vërtetë të ngacmon
ruaje në vete një ëndërr shprese
“”””””””””””””””

Muzgu edhe i kesaj dite iku
I mbylli çepallat e zgjatura levare
Si fleta e pemes se etur
Ne stinen e motit te thate
“”””””””””””””””””””””””

PORTRET PËR NJË POET
Ai është një nga ata të mëdhenjtë,
soji i bohemëve bredharakë
që mes ca letrave të shkruara
mbështjellin një botë që e mbajnë në dorë.
Për ta mbytur dëshpërimin,
mu në kërthizën e botës
aty, dikund, jo larg nga hija e alpeve bleroshe
çdo ditë e nis me vargje si ritual
Në vend të këngës i shkruan elegji
pafatësisë së të dashurës së vet,
mbërthyer nën kthetrat e pangopshmërisë
të letrakëve muskulozë.
Ndonjëherë mallkon diellin që perëndon
dhe hënën pse s’lind,
yjeve kaherë ua ka marr inatin
pse mëngjeseve ikin e me të nuk rrinë.
/tempulli i braktisur/
“”””””””””””””””””””””

MËNDIME TË DEHURA
u deha mendimeve
me vaj në buzë
duke qeshur
belbëzova një jetë
në kërkim të jetës
merr krah ëndrra ime
ngrita vetullat
në kthimin tënd duke besuar
dikush po vjen
buza i jep hapësirë
shkëlqimit të dhëmbëve
mot i kthjellët në horizont
(ishulli im)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.