Bela, pas një kohë qëndrimi të gjatë në biblotekë, takoi një miken e saj Blerta.
– Blerta! Blerta e paske humbur fare,dy herë të thirra.
-Vërtetë e kisha humbur Bela, lexova një histori të mrekullueshme tani.Më relaksoi dhe me largoi tensionet dhe stresin.
– Pasurimi i fjalorit dhe leximi i llojeve të ndryshme të librave të rrit aftësinë për të shkruar dhe ty nuk të mungon kjo dhunti Blerta.
– Po Bela,por më duhet te lexoj ,të grumbulloj bagazh, se ndjej ende veten të aftë se mund të filloj.
– Mirë, por mos harro se lexuesi i parë do të jem unë,ë?- Bënë një buzëqeshje gjithë ëmbëlsi të dyja .U ndanë atje ku rruga Hoxha Tahsim kryqëzohet me rrugën Bardhyl.
– Bela, – i thirri Blerta.
– Po, më thuaj! – u përgjigj duke kthyer kokën pas, ndërsa hapat i hidhte përpara.
– Takohemi pasdite te vendi, e di ti, ora 6.
– Ok Blerta! – Pa mbaruar ende mirë fjalën, u përplas me një djalë, i cili që në shikim të parë e trullosi fare.
– Avash moj goce, pse po më shkel me këmbë, ç’të kam bërë?- i fliste gjithë buzëqeshje .-Hë, pse të ikën fjalët? O bo- bo,pantallonat e mia bezh u bën pis! Ja dhe këmisha ime e bardhë po ashtu,mban gjurmën e gishtave të tu. Më shkele keq. Sa po më dhemb këmba ,s’do të eci dot tani. Po nxitoja për në takim. A dilet kështu përpara një zonjusheje që në takim të parë? – fliste duke bërë buzëqeshje të zgjatura dhe sytë e tij bojëqielli po hetonin ndërkohë në pritje të një përgjigjeje.Ajo mbeti gojëhapur.
– Oh, më fal të lutem! Më vjen shumë keq! – Hidhte sytë habitshëm nga pantallonat e tij që vinin duke u ngushtuar poshtë por nuk shihte ndonjë njollë apo shenjë të dukshme. -Vërtetë ju dhëmb këmba shumë?- donte ta ndihmonte duke e prekur. Në pamundësi ndihmese, e shihte me keqardhje .
– Kjo në fakt, ishte diçka e bukur për mua, fal dhimbjeve të durueshme dhe padhimbsurisë tuaj. E kam fjalën për mua, nuk di ç’ndodhi me ju. – Heshti pak çaste në pritje të përgjigjes- Me këtë kënaqësi a pajtohesh me mua? Apo, për ty është e urryer dhe e neveritshme? -Bela ngrinte supet pa folur. Prezantohemi, ” Timi”, kështu më thërrasin.
– Ndërsa unë, Bela,- u përgjigj me një buzëqeshje të ndrojtur.
– Emri juaj flet shumë,qëndron mjaftë kuptimplotë tek ju, jeni vërtetë “belisima”.
– O, faleminderit,- foli prerë. Sytë e saj mbetën të fokusuar në kaltërsinë e syve të tij që i ngjasonin thellësisë së detit, të cilat vezullonin dritë .- Ditën e mirë dhe kalofshi një ditë të bukur e plotë surpriza.- Uroi Bela.
– Ja, sapo i kalova ato momente surprizë mbresëlënëse, – vazhdonte të fliste i entusiazmuar e plotë doza humori .- Si, po ikën? Po një kafe për të marr pak veten nuk do ta pimë?
– Më vjen keq, por nuk mundem, ndjesë, jam vonë.
– Je vonë apo nuk të pëlqen jeta sociale? Je me komplekse, pak fanatike?
– Në radhë të parë kam një kohë të kufizuar, i jap prioritet leximit pasi po përgatitem për të vazhduar shkollën në Itali dhe më duhet të mësoj perfekt gjuhën italiane.E dyta,nuk jam ulur ndonjëherë me ndonjë të panjohur,as që e kam çuar ndërmënd.
– Po ja, të thash jam Timi, jam në fakultet tek artet…ë…çfarë duhet të them tjetër, më ndihmo.- Bela i dha një buzëqeshje të lehtë duke mos larguar vështrimin nga ai vezullim i syve të tij .
– Prit, si po ikën kështu? Po ndonjë adresë shtëpie apo nr.celular, për të bërë padinë për shpërblim,kush do të paguaj mjekimet e mia?- vazhdonte të buzëqeshte çiltërsisht.- A do të shihemi sërish? – nuk e mori përgjigjen e Belës.Ajo u largua e hutuar vetëm qeshte me vete. Në orën 6 u takua me Blertën.
– Kam qeshur me vete Bela, kur pash momentin që u përplase me atë djalin.
– Uau,çfarë sysh zhbirues dhe depërtues blu që kishte! O Zot, e pash veten në fluturim, në atë kthjelltësi të kaltër qiellore! Po, e pash veten sikur u zhyta vrullshëm në oqeanin e syve të tij, që i ngjasonte thellësisë së kaltër të detit që mbart aq shumë mistere! Monologoja gjithë rrugës ndërsa shfryja thellë, sikur më kishte zënë frymën njeri.
-O, aq emocione provove?
-Ecja si në fluturim duke e parafytyruar atë. Më la mbresë , një shije të mirë .
-Kishte një trup ideal dhe brenda tij qëndronte një shpirt i dëlirë plotë humor . Bëri që të ishte i dëshirueshëm për mua, – vazhdonte të fliste me plotë emocion. Ndjenjat e kishin pushtuar keq.
– Më trego për të, përshkruaje.- e nxiste Blerta e kuriozuar.
– Kishte një gjatësi e peshë normale. Sigurisht që ai shtatë orë në javë i kalon në palestër.Flokët, i kishte të shkurtra me prerje të veçantë, me një vizë anash. Një veshje të përshtatëshme për trupin e tij të relaksuar.
– Po kontaktin pamor, si e kishte?
– Nuk ishte nga ata të fiksuarit.Mbante pak kontakt me sy, megjithëse e kuptova se e kishte të vështirë.
-Dihet, ishte hera e parë.Ishe e panjohur për të.
-Mënyra sesi ecte, qëndronte, tregonte shumë besimin që kishte në vetvete, karakterin,tërheqës për sytë e mi .S’kishte momente të humbte toruan si puna ime. O Zot, çfarë humori argëtues që bënte! Ishte shumë gazmor.Më bënte të qeshja. Ajo e bënte më tërheqës. Ajo buzëqeshje më përcillte mesazhin se kishte çdo gjë në rregull.
– Tregonte interes të të njihte?
– Sigurisht, pyeste dhe më dëgjonte me vemendje. Ishte shumë i mprehtë.Dukej sikur nuk i jepte rëndësi shpërqëndrimit tim.Ai nuk foli aq gjatë, por janë imagjinata ime.
– Të paska rënë në kokë ë?
– Çfarë të joshur më ka bërë, me një intensitet pamor jo në mënyrë mekanike, por duke u përqëndruar në tërë forcën e shikimit me një vullnet të kalitur për një stërvitje pamore, sikur donte të më paralizonte me sy pa lëvizur as qerpikët e pa u hutuar nga asnjë mendim tjetër.I jepte shikimit një intensitet, një ngultësi e një qëndrueshmëri që të bënte në mënyrë të parezistueshme magnetik.Sikur unë të isha ndonjë vizatim apo foto. Bënte një shikim me qetësi e ëmbëlsi . Nuk i lëvizte asgjë, as vetull pa treguar përpjekje dominues por me insistim por natyrshëm me një forcë depërtuese të qetë e bindëse.. Në fillim ndjeva një shqetësim,bezdi përpjekje për të reaguar për të hequr vështrimin nga ai. Për të mos iu nënshtruar ndikimit të atij magnetik.Ai bënte sikur nuk e vinte re shqetësimin tim. Por pas pak shpirti im i reagimit e i mbrojtjes sikur u mpi nën ndikimin e një gjumësjellësi të parezistueshëm.E tërë ndjeshmëria ime u paralizuar e përfundoi nën dominimin e tij.
– Me atë shikim ai të ka gjykuar fizionominë tënde e për të ndjekur në fytyrën tënde pasojat e përshtypjeve që shikimi i tij e fjalët e thëna janë duke shkaktuar gjë? Të ka gjykuar. Ai vetë do ketë shmangur rënien nën joshjen e shikimit tënd për të mos pasur pushtet ti mbi atë, të mos shkaktojë ndjenjë turbullimi, hutimi por ai të ketë pushtet mbi ty. Pastaj e ndali shikimin nga sytë, shihte krehjen, veshjen sikur donte të largonte shikimin në zonën time të influencës pamore.
– Djemtë o Bela, i japin rëndësi të madhe shikimit. Nëse të bëjnë shikim të dobët ose të hutuar, ai nuk arrin të joshë një vajzë.Duhet shikuar me sy depërtues, ngarkuar me intensitet e dëshirë, me premtime lumturie të pashprehura prekëse, femra afrohet e shtyrë nga një forcë e parezistueshme që e detyron gjilpërën magnetike të busullës të kërkojë veriun.Sytë e tyre, janë për ne si pëlhura e kuqe për demin. Është thirrja që e tërheq me vrull drejtë teje.Kështu fillon korrida në dashuri.Vajza e joshur nuk është akoma e mundur.Arma për ta goditur e mundur është zëri i tij.Joshja e zërit është vendimtare në dashuri.
– Ashtu të duket ? Ndoshta- ndoshta, – bëri buzëqeshje të zgjatur. Përpara syve të saj lëvrinte ende imazhi i tij .- Blerta, kur isha përball tij , doja të largohej sa më shpejt, si përmbaja dot dridhjet e duarve dhe gjunjëve, por nga ana tjetër, kur u largua e ndjeja veten keq, e doja praninë e tij .Prisja të më vinte nga pas, të mësonte rrugën apo shtëpinë time që të kishim mundësinë për tu parë ose numrin e telefonit, por kjo nuk ndodhi.Ah, po se tani u kujtova.Po- po, më tha ndonjë adresë tënden që të të padis.
– Si?
– Jo – jo, e tha për humor.Isha aq e hutuar sa nuk dija të ktheja asnjë përgjigje, më dridhej zëri nga emocionet që më kishin pushtuar keq.U trishtova kur u largova, më iku ajo buzëqeshje që se kisha provuar ndonjëherë me aq ëmbëlsi.Po pres me padurim agimin e ditës tjetër.Nëse do kem fat ta shoh rastesisht, do mundohem të mos kem pamje e vështrim të ndrojtur. Ai të joshte dhe me atë zë, më sugjestioni me atë ton bindës , të ëmbël, miklues. Nuk i veja re se çfarë më tha por si mënyrën sesi e thone fjalën me një zë prekës, pasionues e tërheqës.Ai vet nuk qeshte ,por fjalët e tij të bënin të qeshje me atë timbër të ëmbël të zërit të tij, pa asnjë difekt në shqiptim apo në intonacion e artikulacioni.Me një zë të fortë e vibrant, të këndshëm e miklues, energjik, jo zë pëshpëritës e mbytës si kanë disa.
– Çfarë e tërhoqi tek ti, si mendon Bela?
– A, nuk di të them, por ndoshta veshja pak ekstravagante,me barkun pak jashtë. Kur fliste, vura re se kishte kontraste të çuditshme, me një pamje nganjëherë mosbesuese e kjo më trembte.Pastaj, kisha frikë se më shihte njeri e bija keq në sy, hajde e mbyll gojën njerëzve .Nuk jam mësuar me shoqëri meshkujsh.Më ushtojnë veshët vetëm fjalët” Kujdes se mos të ndalojë ndonjë! Tregoja vendin secilit, vërja festen sipas kokës që ka”! Aq shumë porosi kam, sa kam frikë nga gjinia mashkullore, i shoh si pjesë të frikës. —bënë buzëqeshje të dyja.-Druhesha mos bëja ndonjë gafë. Në vështrimet e tij kishte zhbirim, energji.Më sulmonte me pyetje intime:
– Çfarë dege preferon të shkosh? Ke ndonjë shoqe që po të tërheq, apoo ndonjë shokë?- zgjaste zërin të shoqëruar me buzëqeshje.
– Jo, nuk kam,- i thash, – as shoqe e as ndonjë shok atje – i qeshi fytyra këndshëm.
– Je e sigurt që s’ke? Mendohu njëherë! Nëse nuk ke, po vi unë atje . Nuk është keq të kesh një shokë në vend të huaj.-Ai më jepte përgjigje të menjëherëshme, të plota, ndërsa unë e zvarrisja përgjigjen.
– Po ndjej eksistencën e simpatisë mes jush .
– Ndoshta Blerta mund të them një flirt .
– Jo, më shumë se një flirt.
-Sa herë më ngulte vështrimin në sy ,më jepte një buzëqeshje me një hirë të thjeshtë të cilën nuk di ta përshkruaj dot.Më kënaqte por dhe më ngacmonte ajo që shihja, më pëlqente dhe e dëshiroja ta shihja më shumë,megjithatë do ta mbaj ca larg për një kohë edhe se e kërkoj. Dëshiroj ta zgjasja atë kënaqësinë e asaj njohje të parë mjaftë pikante.
– Pse ti qërdrosh larg për një kohë?
– Më shqetëson fakti apo frika, se po të takohem shpesh, do të gjente rastin të më prekte, atëherë lulëzimi im do të vyshket.Ajo joshja e ëmbël e freskët e vajzërisë do të më braktisë.Pastaj, deri tani kam ëndërruar të vazhdoj studimet .Mami thotë se do shkosh në Itali më mirë,por, po u lidha me atë, do prish planet që kam.
– Atëherë, do tia lesh në dorë takimeve rastësore?
– Nuk di ç’të them Blerta.
Pas disa ditësh Bela u befasua nga pritja e tij në fund të rrugicës së saj.
– Mirëmëngjes Bela! Seç ke një sjellje, ngurim të çuditshëm!- shtoi Timi. Ajo e vështronte
ndërsa ai fliste me shqetësim me një pasiguri dyshuese.
– Si të sillem?- i foli me një zë të ashpër.
– Si një mike dashamirëse e jo si padrone e ashpër. I bënte vështrimin mbi tiparet e saj. Në ato momente dukej se përhapej një shkëlqim, i ndizte një dëshirë të paduruar që ta shtrëngonte fort në gjirin e saj.Po zbulonte pak nga pak ndjenjat e saj të cilat i vështirësonin frymëmarrjen. Timi, në dorë rrotullonte një kuti të vogël kartoni ku lart saj kishte ngjitur një shirit të kuq.
– Pse po nxiton kaq shumë Bela? Ke ndonjë takim?
– Ah, jo- jo, më është bërë zakon kur shkoja në shkollë .
-Kisha diçka për të pyetur.
– Po, më thuaj !
– Doja të kujtoja se sot është data 14 Shkurt. Të kujton gjë kjo datë?
– Po, kam një vjetorin e njohjes me ” Çezarin”.- Timit si mbeti gjë tjetër, veçse të shtrëngonte më shumë grushtin e të zhubraviste atë kuti që mbante në dorë.U zbeh i tëri.
– Çfarë ke? Pse të ikën fjalët? Më pyete, tu përgjigja.
– Nuk qenke e sinqertë.
– Pse?
– Sepse, të pyeta atë ditë: ” Ke ndonjë shokë? -Përgjigja ishte e prerë, “jo”!
– E ku është gënjeshtra këtu?
– Don të më bësh lolo? – foli Timi i skuqur deri në vesh.
– Jo , doja të vazhdoja lojën që më bëre ti atë ditë . E meqë ra fjala, sa lekë harxhove me ato mjekimet e tua? Po takimi i parë me atë vajzën, si shkoi? – fliste Bela duke buzëqeshur .Pa mbaruar mirë buzëqeshja, u duk në këmbët e saj një qen leshator i zi që tentonte të merrte përkëdheljet e Belës.- Çezar, po ti, çdo këtu? E ledhatoi pak ndërsa ai tundëte bishtin gjithë qejf. – Ik- ik tani! – U largua.
– Bukur e more hakun, bravo Bela! – u çtendosën nervat e tij duke i lënë vendin buzëqeshjes.- E prisha fare dhe këtë .- zgjati dorën duke hapur grushtin .
– Çfarë? – e pyeti.
– Po meqë ti je e ndrojtur dhe të pëlqente fshehtësia, mendova të bëja pyetjen në fshehtësi të plotë.
– Ja, hape! – Ishte një letër e futur në brendinë e një kukulle të vogël, të cilën e kishte quajtur Bela.- “A e pimë një kafe sot ? Refuzimi të shton mëkatin”. Kaq, po, vetëm kaq .- përfundonte letra e tij.- Bela buzëqeshi.- Letrat e dashurisë, janë një modë e vjetër tashmë, por jo për dashuritë e vërteta,- shtoi Timi.
– Qenke kreativ ! Krijoke kujtime me dhurata unike. Po Timi! Ulemi në kafen “1 Maji”?
– Ku të duash ti Bela! -Pasi bënë jo më shumë se tre apo katër hapa, nga pas u dëgjua një zë i ashpër.
– Bela! Hajde ! – ktheu kokën. Ç’të shikonte! I ngriu buzëqeshja.
– Babai! – Të dy mbetën të shtangur. – Është ndopak fanatik babi?
– Jo, s’ka reaguar ndonjëherë kaq ashpër, kushedi si e ka punën!– U largua nga Timi vetëm me një lëvizje të lehtë të dorës.
– Mbylle portën dhe hajde në kuzhinë te mami!- foli prerë.
– Hë, çfarë ka ngjarë ? Pse je ngrysur kështu Miri?
– Pyet tët bijë, se kush ishte ai bandilli që po shkrihej me të.
– Kush ishte moj bijë?
– Është student tek artet.
– Si?- foli me habi babai.- Jo, ata të artit janë allasojë. S’kanë pikë karakteri, dinë vetëm ha-ha, hu- hu.Përqafohen e puthen pa pikë turpi, në skenë e jashtë saj.Sje ti për atë moj vajzë! Sa kohë ke që shkon me të? Të ka puthur moj? Fol, se për nder,do ta vras me duart e mia.
– Avash mor burrë! Fjalën e parë vrasje the. Pyete vajzën njëherë, e do atë djalë?
– Po jo moj mami, është hera e dytë që e shoh.
– Çfarë ishte ajo që mbaje grusht dhe qeshje?
– Asgjë babi! Të kanë bërë sytë.
– Po- po, më kanë bërë ndoshta,- foli me ironi.
– Si quhet? Po mbiemrin si e ka? Ku jeton?
– Timi quhet, vetëm kaq di për të, asgjë tjetër.
– Ishallah s’na gënjenë thuaj ! – shtoi babai.
– Jo, unë e njoh vajzën time, kurrë s’ka gënjyer, – e kundërshtoi nëna.
– Po moj po, të krypsha trutë ty! Sa lehtë gënjehesh. Ti beson verbërisht.- fliste dhe tundëte e drejtonte gishtin tregues drejtë saj.
– Pse, më ke gënjyer ndonjëherë ti?
– Uf, sa të duash.
– Si?
– Mjaftë tani mami!. Unë s’kam ndërmend të rri këtu me ju, t’ju dëgjoj sesi ziheni. Do iki në shkollë, në Itali, siç më keni premtuar.
– Jo, këtu do të rrish, në sytë tanë, se ndryshe ,si e ke nisur, malet do marrësh.Megjithëse, paratë i ke siguruar ti.
– Po, se prindi duhet të sigurojë të ardhmen e fëmijës, kush tjetër?
– Dhe duhet ti rrëmbejë thua ti grua?
– Jo, tia japim ne duke uruar suksese në shkollë vajzës.
– Mirë e ke ti, po kujt i the? – u bë heshtje. Bënin shikim hetues në sytë e njëri tjetrit.
– Mos e thuaj dy herë këtë fjalë. – shtoi nëna.
-Ajo do iki sigurisht e shpejt. Interesohu për konviktin. Thuaj atij shokut tënd që ka vajzën në Itali.Ja dhe pak , të erdhi Tetori.- ngulmonte nëna.
– Më thuaj, ku e njohe? Mos është ndonjë mashtrues , si këta që dëgjojmë në kronikat e zeza çdo ditë- fliste i pashpresë.
– Rastësisht o babi.Pastaj, ti mendon se unë s’jam me këmbë në tokë?
– Kështu thonë të gjitha.Pse nuk e shmange?
– A është e mundur ti shmangesh rastësisë o babi? Prandaj thuhet se ” Rastësia është mbreti i botës”.
– Pse, jetën tënde rastësisë do ja lësh ti?
– Pse, edhe sipas rastit apo fatit veprojmë në jetë.Rastësia është ajo e panjohura e pashmagshme që shfaqet në jetën tonë.Edhe në këtë botë, rastësisht kemi ardhur.Është një enigmë e pashpjeguar.
– Ohu, mos më bëj leksion ti mua! Mos ta dëgjoj më fjalën Itali! – Iku babai duke përplasur derën me forcë.
– Moj bijë, nëse ke ndërmend të vazhdosh shkollën andej, pse ngatërrohesh me atë djalë?- u drejtua nëna.
– Pse?
– Po duhet të jesh e pavarur, siç e thua ti shpesh moj vajzë.
– Vërtetë më pëlqen pavarsia moj nënë, por nuk është ajo që të distancohesh nga të tjerët, por të qëndrosh pranë tyre dhe të mos i lejosh ata të të konsumojnë apo të të zotërojnë.Ti shmangesh negativitetit. Kjo është fuqia e saj e vërtetë .
– E ju rinia sotme !- u largua .
– Do të na shkatërrojë jetën kjo vajzë.- u dëgjua babai pasi u ngjesh pas divani. U ngrit shpejt, mbushi një gotë pije.Nëna e vështronte teksa e gëlltiste me sy të perënduar.Lëvizte pa pushim nëpër dhomë. Dukej i tjetërsuar. U krijua një gjendje e nderë.Dukej se shtëpia e tyre ishte boshatisur nga ndjenjat.Kaluan orë e orë në atë gjendje.
– Miri, nuk po të kuptoj fare.Çështë gjithë ky shqetësim i yti? Në fund të fundit, vajza është në moshë dhe do njohi e do shoqërohet me shokë ,shoqe.Pse do ta mbyllësh në çelës ti? Iku ajo kohë o derëzi, e shyqyr që iku thuaj!
– Me atë djalin do të ikësh?
– Si flet ti babi kështu? Ku e njoha aq mirë që…?
– Ndoshta ka ai në plan të vijë pas teje. Pastaj, ku e di ti se s’të ka gënjyer? Ai ndoshta nuk është fare në fakultet,bredh e mat rrugët e Tiranës.
– Sa mosbesues që je!
– Të thash, ai është tashmë në fakultet.- Babai bënte lëvizje të pakontrolluara nëpër korridor duke tymosur papushim.
– Babi, të lutem interesohu për shkollën time. Kam folur me Mirën, vajzën e mësuese Dritës. Ajo do interesohet për rregjistrimin, por duhet paguar konvikti. – foli si e zënë në faj.
– Si ? Shqeu sytë si shqiponjë që posedon lente fleksibël për tu përshtatur me çdo llojë niveli ndriçimi. Ajo kuptoi vendosmërinë e tij, guximin. I erdhi si një vetëtimë e bubullimë në veshët e saj, ajo fjalë e shoqëruar me dyfishimin e fuqisë së zërit të tij.
– Mami, babi e paska seriozisht. Nuk është aspak dakort për shkollën.
-Miri,- iu drejtua nëna të shoqit, – vajza e ka rregulluar vetë konviktin, por që nesër duhen postuar lekët, ktheji në euro. Mos i largo buzëqeshjen vajzës! Mjaftë me ato presionet e tua!
– Jo Lola, nuk është presion. Le ta vazhdojë këtu shkollën.- ngulmonte seriozisht.
– Si? Pse seriozisht e paske ? Atëherë, po të them që nesër deri në ora 10 ti kesh sjellë eurot, ndryshe …
– Çfarë ndryshe? Hë më thuaj.- i hodhi një vështrim të rreptë.
– Ndryshe, mardhëniet tona do marrin tjetër rrjedhë. Ja kjo ! – kaluan ditë në atë gjendje nervore . Miri qëndroi i mbyllur.
– Miri, si është puna? – heshtje.- Ti diçka fsheh, më thuaj. – i fliste nëna.
– Babi, çfarë kam bërë që don të më penalizohen në këtë mënyrë? A mund të më thuash të lutem? – Ajo e adhuronte babin e saj dhe po i dhimbte sjellja e tij e pakuptimtë.
– Babai yt moj bijë, duket i tjetërsuar,i ka ikur buzëqeshja.Diçka po ndodh me të.U bënë ditë që po pres të sjelli eurot dhe asgjë.Nëna trokiti në derën e tij. Kishte pirë aq shumë duhan sa kundërmonte era deri jashtë.
– Miri, ti diçka fshehë. Më thuaj! Kjo duket qartë.- i fliste nëna me një ton qortues.Ai mbeti i ngrirë.- Ka tre ditë që ajo shoqja e vajzës po pret eurot, ndërsa ti…..!- ngrinte supet pa folur. Në sytë e saj kishte dhimbje dhe frikë njëkohësisht.
– Ik, dil nga dhoma! E di vetë se çdo të bëj! Mos më pyet më për asgjë!.- i foli të shoqes me përçmim.
– Miri, të lutem më trego këtë mister. Çfarë nuk më vijnë ndër mënd…ato orët e vona që ti qëndron zgjuar, era e tmerrshme e tymit duhanit, ato nerva që të kanë tjetërsuar, ato….të lutem se po më çmend mua dhe vajzën!
– E mirë, po të them se ,lekët i kam dhënë borxh e do mi kthejnë shpejtë.E more vesh tani?- nëna mbeti e ngrirë kallkan.
Si? Lekët e shkollës së vajzës? – e ngriti zërin aq shumë sa e tmerroi Belën.
– O Zot , ç’po ndodh me familjen tonë? – Kush ti kërkoi Miri?
– Një shokë që ti s’e njeh.
– Si ? I jepen aq lehtë djersa e kaq viteve atij që s’e njeh mirë?
– E njoh mjaftë mirë.
– Jo, unë i njoh shokët e tu. Më thuaj emrin. – u bë heshtje.
– Babi, të lutem përgjigju.Mirë thotë mami. Pikërisht tani që duhen domosdoshmërisht?
– Mirë, po është bërë dhe i pasinqertë në përgjigjet e tij- ndërhyri nëna.Tashmë, shqetësimi, brenga, trishtimi, zhgënjimi kishin pushtuar atë familje.Ai qëndronte me vetulla të ngrysura.
– Babi, më duhen ato të shkreta para për shkollën. Vetë më keni premtuar.
– Ik puno e shkollohu!
– Çfarë? Çfarë zhgënjimi ! – u shua zëri i Belës ndërsa fliste përmes lotësh.
– Tani Kuptova lojën tënde.Po, ke filluar bixhozin si dikur në rini,- shtoi nëna.
– Ke kuptuar sytë e tu, që të plaçin në vënd !
– Çfarë?!-Jo- jo, s’është e mundur që babi im ta ketë bërë këtë veprim!
– Atëherë, ku janë paratë? – fliste habitshëm nëna. Jam e bindur se i ka lënë atje, në atë të mallkuar lojë.
– Ulërit e plaç në vënd ti! kështu ke bërë gjithmonë.
-Po në këtë lloj atmosfere do qëndrojmë unë e vëllai im? Mes sherreve, shqetësimeve, anktheve?
– Edhe unë nuk ju kam edukuar kështu si bëni ju, me këto veprime të ulëta.
-Kë quan veprim të tillë babi?
– Vje….- zgjodhi të mos fliste më.
– Vërtetë që je i pakuptueshëm babi.Pse ma dhe këtë zhgënjim që po më shpon shpirtin o ba?! – Një ujëvarë lotësh shpërthyen nga sytë e saj të cilët godisnin keq dhe zemrën e nënës.
– E di ti, se jehona e vajtimit të nënës time do të më shoqërojë deri në varr?
-E, unë tashmë do jem e vdekur nga brenda edhe se do të frymoj? Ti s’don të jetosh, po s’na le as ne të jetojmë, me atë virus të mallkuar bixhozi, e cila na avulloi buzëqeshjen gjithë familjes duke na sjellë vetëm zhgënjim.
– Kush të tha se kam luajtur bixhoz? Mirë thonë se më mirë të dali syri se nami. Dikur po, por tani që u rritën fëmijët jo. Mos i ke marrë ti Lola?
– Si guxon të më akuzosh mua?- Je mësuar që për fajet e tua të fshihesh pas meje. Kursimet tona i ke pasur ti. Ja te ky sirtar. vetëm ti e përdorë çelësin. – E tërhoqi sirtarin. U hap menjëherë. – Po çelësi ku është? Është hapur me forcë o Miri!?Ku, …Ku përfunduan? Kush..? Sirtari është shpartalluar me forcë?!- Humbën fjalët e saj.
– Po – po, ti ke luajtur bixhoz, fliste e bindur nëna.Po sirtarin, pse e ke shqyer kështu? Që të bëhet e besueshme se ti kanë vjedhur? – Nëna u lëshua e tëra në karrike.- Nuk e ke ndjerë asnjëherë veten përgjegjës, vetëm kritikues.
– Spaske punuar mbi dobsitë e tua, për të na modeluar dhe ne, ashtu siç bën çdo prind.
– Mirë ti, po e zgjedh reagimin tënd, po unë si ta zgjedh?
– Ti zgjidhe siç e ke menduar para se të bëje atë veprim.
– Cilin veprim moj grua?
– Ja atë, bixhozin.
– Ik, shporru! Don të më njollosësh përpara fëmijëve? Jo, as që më ka shkuar ndërmënd një gjë e tillë. Ik Bela,na lër vetëm! – e urdhëroi babai.
– Dëgjo grua! Ato i ka marrë o Aldo o Bela, ose ti pastaj . A është futur në dhomën tonë dikush tjetër?
– Aldo ka tre ditë që ka ikur me shokët në Itali. Madje iku nxitimthi. E morën në telefon. As që kërkoi lekë, do sponsorizonte babai i një shokut të tijë që është biznesmen.
– Po Bela, kur ka dalë?
– Tani, pak para se të vije ti.
– Po ajo, është futur në dhomë?
– Po, atë ditë që iku Aldo, i thash unë ta pastronte .
– Atëherë, i kanë marrë ata paratë!
– Jo, kurrë se besoj se fëmijët e mi janë të tillë. Kurrë s’më ka munguar gjë në shtëpi, qoftë një majë gjilpëre. Çfarë flet ti? Mendohu një herë mirë, mos ke pirë dhe s’dinë seç thua!?
– Po, s’ka kush tjetër ti merrte.
– Ti don të më errësosh arsyen mua, për të humbur gjurmët e tua.
– Më beso Lola, të lutem! Fshijë çdo iluzion që ke në tru për mua. Të bashkëpunojmë të dy, të bisedojmë me fëmijët, si qëndron puna, pse u detyruan ta bëjnë një gjë të tillë? -Kështu kaluan disa ditë të tensionuara. U krijua një gjendje e nderë.Bela vendosi të dilte ashtu e trullosur në mendime. Sigurisht Timi do jetë vënë në lëvizje. Dalloi nga larg Timin tek bisedonte me një shokë. Ai u shkëput prej tij.
– O më në fund Bela! – Kaluan ditë qëndrimi në pritje të padurueshme. ndërsa unë Timi, nxitoja të dilja në dritare. Timi vazhdonte të derdhte shpirtin e tij aq të dëlirë, të sinqertë.
– Bela, të dua zemër! Të dua pranë në çdo kohë. Sapo largohem nga ti, ndjej mall, thash me vete: ” Po unë budallai, pse nuk bëra një foto dhe sa herë më merr malli për të, të flas në telefon dhe foton ta mbaj përpara duke të puthur.Aty s’më kundërshton dot.
– Mu kujtua babai im tani,- buzëqeshte lehtë ndërsa fliste Bela. – Thoshte se, kur dashurohej me mamin, e merrte malli se ishin larg, kjo në Korçë e ai në Tiranë. E kishte lutur babi të bënin një foto te foto ” Skënderbeu”. Mami nuk kishte pranuar se mos e shihte ndonjë që e njihte.
– Hë, e di çfarë më shkoi ndër mënd? Që ti i ngjake mamit tënd.E lodh shumë mëndjen.Ke një thellësi mendimi që nuk të lë të….
– Çfarë të?
– Të devijosh pak nga ato tabu që i ke vënë vetes. Mos mendo vetëm të keqen, mendo pozitivisht, ji më optimiste, beso në ato çka unë ndjej, në sinqeritetin tim e dashur Bela.Ti nuk e kupton se mi ke trazuar ujërat keq?- fliste e puliste ato sy miklues.- Më vjen keq, që prindërit e tu nuk të kanë edukuar që ti marrësh vetë në dorë frenat e jetës. Pse, nuk do të kesh vend për ndonjë burrë në jetën tënde? Duhet të kesh një shpirt të lirë.Duhet të kesh vetëbesim me prirje optimizmi.Ti duhet të ndërtosh ura besimi që ty të mungojnë dhe të pengojnë të ardhmen e afërt. Brenda teje gjallon mosbesimi në mua, gjë që më duket e pariparueshme. Po marr prej teje me dhjetra e qindra ” jo”! ” mos”! Po pres një ” po” që të sjellë ndryshimin mes nesh.Objektivi im është të shoh përtej të tjerëve, të shoh pëpërpar duke kapërcyer vështirësitë. Do të jetë fitore të dalësh nga ai batak ku je futur.- fliste duke e bërë zërin më intensiv në fund. Kërkonte të investonte në ofertën e tij.Të themelonte ëndrrat e tij që kishte për të ardhmen.
– Sa i varfër jam!
– Vërtetë?
– Po Bela! Varfëri nuk do të thotë kur je i uritur e i zhveshur,por kur je dhe i padëshiruar, i papërfillshëm, i nënshtruar siç më duket vetja mua para teje. Unë të dua me jetën time Bela.Ndjenjat mes nesh kanë lulëzuar natyrshëm.-Ishte një artikulim përkëdhelës për shpirtin e saj të ndrydhur nga ndrojtja e frika e mosbesimit.-Ne jemi të dashuruar tashmë. Ti duhet të kesh guxim të përballesh tashmë me familjen tënde.Një shikim i yti vlen vërtetë sa një mijë puthje por nuk mund kurrë ta zëvendësojë atë.Pastaj, kur flas dua të më dëgjosh e reflektosh , nëse don që lidhja jonë të funksionojë,se dryshe ndoshta do të më duhet të gjej dikë tjetër që të më dëgjojë.
– Si? Vërtetë e ke sinqerisht?
– Jo, ishte shaka.Por më pëlqen të flasim e të zhytemi në botët dhe detyrimet tona për njëri tjetrin ,për fatin tonë,të ndajmë bashkë deri në hollësitë më të vogla të jetëve tona. Muajt kanë kaluar dhe ndjenjat për ty nuk kanë ndryshuar e dashur Bela dhe besimi po ashtu.- Për Belën kjo frazë ishte një besim,një siguri për të.Ajo filloi ta miklonte me ato duart e buta lehtë- lehtë flokët e tij të argjendta.
– Ti je një mentor dhe një shokë i mirë për mua Timi.
-Bela, se u hutova, kam prerë dy bileta për teatër. Ulemi tani diku, pimë diçka sa të vijë ora e caktuar.- dorën e djathtë ia hodhi në qafë. U përulë, e puthi në faqe. U ulën në lokalin më të afërt që ndodhej pranë teatrit.
– Më pëlqen, je një femër e bukur e zgjuar.-Më ke ndezur një pasion,një flakë të fuqishme të zjarrtë që nuk do të shuhet kurrë . – Bela donte ti përgjigjej me të njëjtat shprehje, por kishte frikë,nuk po i bindej dot arsyeja instiktit.
– Unë po ti shpalos haptas ndjenjat, etjen e papërballueshme ,por edhe ti duhet të më tregosh prirjen tënde për të më dashuruar me besnikëri, me gjithë zemër si këmbim e premtim.Se ke dhënë ende premtimin e besnikërisë së dashurisë ashtu si unë ta dhash. -Mirë, po ma jep tani?- U bë heshtje.-Pse po hesht Bela? – Ishte përballë një prove të rëndë. Ishte një çast i tmerrshëm i mbushur me dyshime pasigurie.
– E kupton Bela se çfarë dua prej teje? Vetëm premtimin:” do të jem e jotja”, vetëm kaq.
– Jo, nuk mund ta them ende një gjë të tillë.- u bë një heshtje e gjatë.
– Bela,- ngulmonte Timi me një zë të ëmbël që të pikëllonte shpirtin.Zemra e saj u bë e akullt,një fjale vendimtare për jetën e saj.-Mos ke dhënë fjalën dikujt tjetër? –
– Don të më ofendosh? Ndryshe nuk do të lejoja veten të ndaloja.-Timi tentoi ta puthte beftas, por ajo e largoi duke u ndjerë e çliruar nga ajo marrëzi,sipas saj, të cilën e quante të parakohshme.Një vështrim disi i papritur për të, ia ngrysi ballin duke ia egërsuar tiparet.U mundua të mbante veten. Ajo dridhej tashmë e trembur por e vendosur.
– Nuk po më jep aspak shpresë për pritshmërinë që kisha.E kupton se po mëkaton Bela? Më rrëmbeve dashurinë e tashmë po e djeg në zjarr.E ndjej ,sapo të largohem nga ty, do të më harrosh.
– Jo, nuk dua të njollos nderin tim, të familjes time.
– Pse? Nuk më beson? Pse e shtrembëron gjykimin tim?- Ndërsa ai fliste, arsyeja e saj e tradhëtonte, e akuzonte se po bënte të kundërtën e asaj çka zemra ndjente duke e kundërshtuar me dhimbje.- Thirri arsyes Bela!- ngulmonte Timi,por më kot. Tregohej këmbëngulëse.
– O Zot më ndihmo ,më thuaj si të veproj,- lutej në heshtje Bela.- Gjithë natën e ëndërroj këtë takim të ethshëm, e ndërsa tani e kundërshtoj. Po më neveritet vetja ime.-Timi vazhdonte të kërkonte ti kthehej ajo përkëdhelje e dashuri e sinqertë që ai kishte për të.
– Timi, ti më pëlqen. Je një djalë i pashëm, i ekuilibruar, me humor të lezetshëm, por unë kam parimet e mia që dua ti ruaj të pashkelura, të rrepta,janë pikëmbështetja ime në të cilat do të qëndroj e patundur dhe aty do të mbahem, ndryshe do të quhesha e pavlerë, pa dinjitet, e përdalë. Pastaj, unë këtë vit do të shkoj në fakultet. – Ndërsa fliste ,rrahjet e zemrës së saj nuk numëroheshin.- Ai lexonte shprehjen e fytyrës së saj.
– Hej Timi! – U dëgjua një zë pas shpinës së Belës. Ishte një femër e bukur që u duk se kishte pushtet mbi Timin. – U ngrit.
– Më fal Bela, nuk do vonohen.
– Hë Timi, ç’kemi? Ndonjë të re nga fronti i luftës?- bëri një qeshje ironike.
– Asgjë të re Tana.
– Si? Si shumë rëndësi po i jep asaj!
– Është vajzë e mirë, të imponon të sillesh mirë e i duruar .
– Ore, të është krijuar një ndjenjë izolimi, që të ka bërë të pashoqërueshëm, të paafrueshëm. Karakteri yt duket i tmerrshëm, i ashpër, i vrazhdë me një humor idhnak e agresiv, sjellje të egër në mënyrë të frikshme .Femrat nuk e durojnë këtë mënyrë sjelljeje.
– Hë se shoqëria do ta zbus më vonë tërë këtë ashpërsi instiktive.Qetësia dhe ekuilibri i brëndshëm , do influencojnë të buzëqesh ëmbël, me një fizionomi të pëlqyeshme, të qetë e pajtuese.
-Ej, mos harro, në shoqëri bëhet më shumë rrugë me një buzëqeshje të çiltër e sy të kthjellët, se me nofulla të shtrënguara e vetulla të vrenjtur.Shoqëria ka frikë nga njerëzit që nuk buzëqeshin.
– Po më akuzon pa të drejtë ë!
-Mirë-mirë,- por as të bëhesh cinik. Shpeshherë nën lëkurën e cinikut fshihet një njeri sentimental. Format e hipokrizisë njerëzore janë të panumërta. Por as elementin e inferioritetit ë?
– Tana, po më akuzon se jam i dobët me femrat?
– Kam ca doza dyshimi, kujdes! Haha- qeshi.
– Po largohem tani.
– Ke frikë se u bë xheloze?
– Haha, edhe mund të ndodhë,- i tha Timi i qeshur.
– Të dy u gjallëruar sa panë njëri – tjetrin, – mendoi Bela.- Nuk u mjaftuan me një përshëndetje me dorë.- Mbeti e heshtur për disa minuta.
– Bela, besoj nuk u vonova ë? Çfarë ke? Të kanë ikur fjalët? Ti e zotëron mjaftë mirë artin e heshtjes.
– Kur e ndërpret bisedën e tjetrit do të thotë se s’ke interes ta dëgjosh,- shtoi Bela.
– Po, në këtë rast interesi yt ishte shumë i madh,apo jo Bela? Duhej përdorur me kujdes veshi dhe syri. Nejse, ishte shaka,është një shoqe e grupit, -vazhdoi bisedën Timi,-ti po i tkurr ndjenjat e tua dhe ato s’po guxojnë të bërtasin, apo pëshpërisin lehtë brenda teje?. Por problemi është se pikërisht me këtë llojë kënaqësie nuk pajtohem dot. Pas pak kohësh ajo dashuri për ty shuhet apo mund të bëhet dhe më e keqe, e neveritshme, urryese. Unë të kuptoj shumë mirë problemin që ti ke. Ke frikë nga stigma, të tmerron fjala ” e pandershme”, andaj e sheh shkollën si një justifikim për të shpëtuar nga ndjenjat e tua, një zbavitje për vuajtjen që të shkakton mendja. Sigurisht, plus dhe presioni që të bën familja jote. Atëherë po largohem nga kjo aromë heshtjeje që po thith. Vetja po më duket qesharak e kjo më prek në shpirt.Po largohem nga kjo kënaqësi e rreme. Më vjen keq për tërë këto ditë dhe muaj të panumërta që humba, të cilat do të më sjellin vuajtje, trishtim, tronditje. Atëherë s’më mbetet gjë tjetër veçse të iki i trishtuar me dhimbje zhgënjyese,për ndjenjat e forta flakëruese dhe të papërballueshme nga shpërfillja jote.Me këtë gjendje shpirtërore po e mbyll sot. Iu desh të dorëzohej. I mbërtheu krahun fort, e tërhoqi nga vetja sikur donte ta përpinte me vështrimet e tij.U ndje i pafuqishëm në atë çast.Të dy lëshonin pa dashje ndonjë psherëtimë therëse. Ankthi mundonte frymëmarrjen e tyre. Në faqet e saj të zbehta u rrokullis një pikë loti. Ata i hidhnin vështrimt e tyre të dhimbshme me fuqi të shteruara pothuaj.
– Pra të largohem përfundimisht Bela?- fliste duke iu dridhur buza.- Skam par krijesë kaq të pathyeshme e kaq të brishtë njëkohësisht.- I iku nga dora një vajzë e mirë, me dinjitet, e zgjuar e ndershme e…Ky ishte mendimi i tij.Shihte në sy atë krijesë gati fëminore,e vendosur në atë çka ajo e çdo femër e quan të çmuar, virgjërinë.Ajo kishte egërsuar shikimin, në atë mënyrë sfiduese me tepër guxim triumfues.
– Çfarë krijesë e egër por e bukur je Bela!
– Ti kërkon të të plotësoj çdo dëshirë. Nuk mund të dorëzoj shpirtin, virtytin, dëlirësinë dhe trupin tim të brishtë.- Sa hipokrizi përdori ato momente! Zemra e saj kundërshtonte fjalët e lëshuara pa vullnet. Po kuptonte se sytë po e tradhëtonin andaj qëndronte vetëm me vështrim tek këmbët e tij . Mëndja i mbeti tek ajo bukuroshja e grupit.
-Timi, mund të largohesh po deshe. Shoqja e grupit nuk po ti ndanë sytë. Mund të të shoqërojë ajo në teatër . – U largua duke ecur anash ashtu mendueshëm në rrugën e ngushtë mes karrigeve. Një grup djemsh problematikë që s’u mungonte kurajoja, qeshnin në menyrë të shfrenuar.U dëgjua një zë i hollë.- “gati, një , dy, tre sulm”!.Ndërsa ecte kokëulur, u shfaq përball saj si një rrufe, një djalë i shkurtër me trup të ngjeshur plotë muskuj, mjaftë i shëmtuar, ishte vërtetë një monstër i cili shtriu dorën drejtë gjoksit të saj.U drodh e tëra e tmerruar dhe e turpëruar.
– Hë, e fitova bastin, haha – ulëriti monstra i entusiazmuar…