Dëshpërimi mu bë sa kodra e qytetit,
në gjoks,
i lartë sa lartësia e pallateve të ndërtuara mbi të,
sa desha vrapit tja merrja; këmbët nxitova,
si hije rrebele më ndiqnin, ngado.
Çështë kështu ky qamet?! – mure e gurë,
më mbytën në grykë, s’merja dot frymë,
mu duk sikur mbi qafë mbaja hotelet,
dhe detin e mbytur pa mëshirë.
Më lart qendrën vozita, më kish marrë malli,
kërciste dhrahmia me kurs të lirë,
:¬ela moo… – do thyesh o i vrarë.
gjysëm shqip dëgjohej, e gjysëm greqishtë
Shqipja çalonte nëpër trotuare,
-malaka; dikush shau,
një tjetër bonxhorno pershëndeti,
-si u gdhitë? – dhanë duart dy të moshuar,
-zemra, ku ke qef lali të çon;- më pëshpërit taksisti tek veshi.
Sa desha atë çast, këmbët ti mblidhja, të fluturoja krahët,
si këmbë pulëbardhe mbi valë ti shtriqja,
ta lëshoja frymën mbi kreshtën e dallgës.
-U mbyta, u mbyta mu duk sikur thirra.
Në mbrëmje shëtitoren mora në këmbë,
gumëzhinte si zgjua bletësh.
perëndimi e përflaku në ngjyrë të argjënd,
delir ish… a qytet?!