“””””””””””””””””
Përshëndetje botë e madhe
Jam këtu ku më sheh
Si çdokush me shumë halle
Unë të njoh por ti s’më njeh.
Ti s’më ftove, erdha vetë
Me dëshirën e perëndisë
Njoha dashurinë e vërtetë
Ndjeva dhimbjen e tradhëtisë.
Erdha si engjëll, por njoha djallin
E dija engjëll si veten time
Më mashtroi, i qava hallin
Veç kur pashë, thikën pas shpine.
Shumë herë mbeta fillikat
At’her kur më shumë kisha nevojë
Drejtësinë m’a quajtën mëkat
Mëkatin m’a quajtën përvojë.
Kështu mbeta në dilemë
Midis mëkatit dhe drejtësisë
Fati im si një emblemë
I stamposur prej perëndisë.
Nuk jam figurë mitollogjike
Se quaj veten as mrekulli
Kam parimet e mia ideollogjike
T’i shërbej botës me dashuri .
Përshendetje botë e madhe
S’jam as e fundit dhe as e parë
Me djallin s’mund të hedh dot valle
Le t’më thonë që jam e marrë.
S’më ndryshon dot ti mua
As unë ty dot s’të ndryshoj
Të kam dashur dhe të dua
Veç mirësi ty do të dhuroj!
(Bruna Softa)
Sa të jem gjallë, botës mirësi do ti dhuroj ,
Ndërsa juve miq të nderuar mirësi pa fund do t’ju uroj !
Ju përshëndes !