19.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

BY:Bruna Softa

HËNËZA IME E VOGËL
May be an image of 1 person dhe standing
Më mori malli,moj të marrtë e mira
Për ty kam shumë ëndrra dhe dëshira
Do t’a shtroj rrugën me trëndafila
Ta ndriçoj me qirinj dhe me kandila .
Do të mbaj në pëllëmbë të dorës
Do t’a derdh gjith mallin,
si flokët e dëborës
Do të bëj për ty një dasmë të madhe
Gjithë yjet e qiellit do t’i ftoj në valle .
Me këmishën e shpirtit,
mirë do të mbështjell
Hënëzën time të ftohtë,
do t’a ngroh si diell
Do t’a fal ty, gjithë dritën dhe shkëlqimin
Do t’a bëjmë bashkë,
lindjen dhe perëndimin .
Veç thuam të dua, moj hënëz e bukur
Në gjirin tënd dua të rri i strukur
Le të thonë pastaj se dielli u shua
Pa hënën time, k’të botë s’kam ç’e dua !
Dil moj hënëz e bukur,
mos rri mbrapa malit
Lëri ato naze dhe buzëqeshi djalit
Dil moj hënëz e bukur gjithë lezet e nurë
Në të zënça unë, s’do të ndahem kurrë !
(Bruna softa)
“””””””””””””””””

EMBLEMA E FATIT
May be an image of 1 person
Përshëndetje botë e madhe
Jam këtu ku më sheh
Si çdokush me shumë halle
Unë të njoh por ti s’më njeh.
Ti s’më ftove, erdha vetë
Me dëshirën e perëndisë
Njoha dashurinë e vërtetë
Ndjeva dhimbjen e tradhëtisë.
Erdha si engjëll, por njoha djallin
E dija engjëll si veten time
Më mashtroi, i qava hallin
Veç kur pashë, thikën pas shpine.
Shumë herë mbeta fillikat
At’her kur më shumë kisha nevojë
Drejtësinë m’a quajtën mëkat
Mëkatin m’a quajtën përvojë.
Kështu mbeta në dilemë
Midis mëkatit dhe drejtësisë
Fati im si një emblemë
I stamposur prej perëndisë.
Nuk jam figurë mitollogjike
Se quaj veten as mrekulli
Kam parimet e mia ideollogjike
T’i shërbej botës me dashuri .
Përshendetje botë e madhe
S’jam as e fundit dhe as e parë
Me djallin s’mund të hedh dot valle
Le t’më thonë që jam e marrë.
S’më ndryshon dot ti mua
As unë ty dot s’të ndryshoj
Të kam dashur dhe të dua
Veç mirësi ty do të dhuroj!
(Bruna Softa)
Sa të jem gjallë, botës mirësi do ti dhuroj ,
Ndërsa juve miq të nderuar mirësi pa fund do t’ju uroj !
Ju përshëndes !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.