15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Fatmiree Berishaa

BUZËQESH MIRË
Halle,mërzitje
Asgjë nuk tingullon mirë.
Si ndonjë melodi e bukur
Që ta kënaq veshin.
Jetojmë në një botë të idhët
Me shpirtëra mjeranësh!
Egoistët veshin pallto
Të mbuluar nga vetmia.
Që nuk munden ta pastrojnë p.luhurin
E ta vënë në dritë bashkimin
Me të tjerë që të falin vetëm buzëqeshje.
Na kanë rrethuar shumë qenë endacakë
Shumë ujqë në këtë kohë të pakohë.
Sa që ulurimat e tyre tingëllojnë trishtë
Në veshët tonë.
Eh para nesh
Kanë formuar një pus plotë baltë .
Çdo ditë po fundosemi më thellë!
Kemi lutje për shpëtim!
Zëri ynë jehonë,
Nëpër sa e sa male e krahina .
Por kot…!
Nuk dëgjon askush
Apo ndodh e kundërta?!
Nuk e di
Kemi mbetur të zbrazët
zemërisht!
Inatosja dhe lakmia
na qesin në gjunjë.
Të shohin duke rënë ,
Nuk të ndihmon askush.
Me lot në sy të shohin
Ata vetëm buzëqeshin.
Po buzëqeshin!
Mendojnë që po shkojnë
Duke u ngritur me këtë punë.
Por një ditë
Ata vetë do ta pësojnë
Anija e tyre do të fundoset
Thellë e më thellë.
Sa që asnjëri
Kurrë nuk do i dal në ndihmë
Dhe të gjithë do jenë me të njëjtin mëndim
Që buzëqesh mirë
Ai që qesh i fundit!
Fatmire Berisha -Klinë
“””””””””””””””””””””””””May be an image of 1 person
VAJ E LOT NA U BË JETA
(Poezi kushtuar mbesës Dinorës që na la aq herët dhe iku u stacionua në botën e amshuar !
Me mallë dhëmbje të madhe e përkujtojnë fëmijët IDRIZI ,FATJETA dhe HAJRULLAHU ,
Familja Morina dhe Gashi ,si dhe gjithë farefisi)
Seç na u mbush zemra mêrzi
Lumturia dot në zemra tona nuk kthehet
Shpirti kurrë nuk do shërohet
Deri atë ditê me ty, kur do të takohet
E pa pêrballueshme ikja jote
E zbrazët po na duket ,çdo gjë n’këtë botë
Çdo vënd që këmba jote shkeli
Po e lajmë për ditë me lot
Çdo gjë n’këtë jetë na u bë zi
Se drita iku bashkë me ty
Ike aq shpejt ,kush e ka mendu?!
Shkove aq larg pa na tregu.
Për ty po qanë guri e lisi
Me lot në sy po rrin Idrizi
Na u ndal gzimi ,
Na u ndal kënga
Na mbetê dhe fryma në fytë
I përlotur çdoher i heshtur
Hajrullahu i vogli yt
Ah bre Nënë e vetme mbeta
Me përmallim po të thêrret Fatjeta
S’nejte edhe naj vjet me neve
Se vaj e lot na u bë jeta.
Rehati spo gjené kurrê shpirti yn
Nuk po mundem me besu
Fati e zgjodhi ,jo nuk mundemi me ndryshu
Sa e rënd fjala Jetim
Por prap duhet me pranu.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.