16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Besnik Memelli

MOS PRIT…
Mos prit,erdha me pranverën,
Më kërko dhe aty do më gjesh,
po pe një gonxhe që rri vetëm,
klorofili i saj,patjetër do të jesh.
Besnik Memelli
26.05.2021
“”””””””””””””

FËMIJËRIA IME !
Nuk di pse sot,m’u zgjua fëmijëria,
E luaja,me ëndrat e bukura të saja,
Për dore më çoi, aty në vendlindje,
Aty ku më thëriste,ëmbël mamaja.
U bëra marathonomak kujtimesh,
Nuk lashë gjë, pa shkuar e trazuar,
Pashë,si prehesh mes medimesh,
Fëmijëria ime,mes ëndrash bekuar.
Si një polumbar, zhytesha e dilja,
Në oqëanin e pafund, plot dallgë,
Në mes shokësh, qëndroja e rija,
Mallit ja shëroja, gjithë ato plagë.
Fëmijëria ime,shpesh vjen e ulet,
Në prehrin e kujtimeve, pa fund,
Zemra ime nga vendi më shkulet,
Dhe më ikën tutje, aty në katund.
Si qënka gatuar kjo jetë e dashur,
Lind një copë mish,me ditët ritesh,
Vitet, shtyjnë moshën duke ecur,
Mes kujtimesh,i paharuar ngelesh.
Besnik Memelli
25.05.2021
“”””””””””””””””””””

ME DIELLIN NË SY…
Kushtuar vendlindjes time Sinicës.
Me mijëra copëza u thërmova,
Ndër kohëra, hyra dhe shkova,
Eh!S’ë fundmi,shumë pak takova,
Të më besoni, se sa u indinjova.
Sa një grusht, fshati ishte bërë,
Po thuajse, kishin ikur të tërë,
Disa,të ikur në botën e përtejme,
Ca, në atë botën e përjetëshme.
Qanin shtëpitë, rrugët, sokakët,
Pyjet, lumi, zogjtë, bari, pemët,
Guri boshkos, kryeneç mbi fshat,
Gjithëshka, s’kish askund rehat.
As pranvera nuk buzëqeshte,
ishte mërzitur, vallë ç’farë kishte?
Dhe pse kostumin kishte veshur,
qefi i mikes tonë i ishte prishur.
Në prehrin e historisë qëndrova,
Po ashtu si erdha, prap shkova,
Dhe i solla të gjitha këtu tek ty,
Me diellin dhe me hënën në sy.
Vendlindja ime, qëndron po aty
Mes malesh dhe pranverën në sy,
Bijtë e bijat e saj, pret e përcjell,
Dhe dashurinë, në breza e mbjell.
Me mijëra, reze yjesh u copëtova,
Dhe mbi qiellin tënd vezullova,
Aty ku zogjtë e ty kanë folenë,
Bashkëjeton e vjetëra me të renë.
Me diellin e dashurisë në ata sy,
Më prite dhe më përcolle po aty,
Si ajo nëna që pret fëmijët e saj,
I përcjell edhe pse do që ti mbaj.
Besnik Memelli
23.05.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.