Gjermanёt nё brigjet e lumit tё Holtёs
Nga Meçan Hoxha (historian)
Holta ёshtё njё lumё i bukur qё e ndan krahinёn e Shpatit nga ajo e Vёrçёs. Me ujёra gjithmonё tё kthjellta, qё nuk shterojnё asnjёherё e qё e zbukurojnё peisazhin mes gjelbёrimit tё pёrhershёm, pasi del nga kanionet mbresёlёnёse, gjarpёron nё njё shtrat tarracor e derdhet nё Devollin ujёshumё. Pёr tё flasin legjendat, historianёt, gjeografёt, flasin dhe vizitorёt e shumtё nё mjediset atraktive pranё kёtij lumi, si shpellat e Kabashit, kalaja e Tёrvolit dhe ajo e Kuklit, ujёrat termale, kanionet, burimet malorё dhe trofta e rrallё, freskia jetёdhёnёse e bukuritё qё çlodhin syrin si me magji. Aq mbreslёnёs ёshtё ky peisazh sa, kushdo qё ka patur rastin t´a shohё njёherё, nuk e ka harruar kurrё. Janё tё shumtё rastet, kur emrin e kёtij lumi ua kanё vёnё vajzave. Ndonjёri, pёr t´a bёrё edhe mё elegant i ka hequr “H“ dhe e ka bёrё “Olta“.

Ky emёr e mjedis romantik, elegant e paqёsor, nuk ёshtё sjellё me tё gjithё vizitorёt njёlloj. Pёr ata qё nuk kanё ardhur si miq, pёr tё shijuar bukuritё e saj, po si pushtues, dhunues e skllavёrues, Holta ёshtё treguar e egёr dhe siç thotё legjenda, ka “gjёmuar“. Ka patur prej tyre, qё nё kohёn e romakёve, tё sllavёve, bullgarёve, kryqёzatave, e mё vonё, turqёve e fqinjёve tanё lakmiqarё. Po edhe shtete tё mёdha, tё pasura e tё fuqishme si Franca, Gjermania, Austro-Hungaria e Italia shkelёn me dhunё mjediset paqёsore tё Holtёs, bile gjermanёt dy herё, brenda njё çerek shekulli. Po pse e zemruan Holtёn gjermanёt dhe ç´deshёn ata nё brigjet e saj ? Pse mbi 100 djem tё rinj erdhёn aq larg, pёr tё dhёnё jetёn nё kёtё vend tё panjohur e pa asnjё interes pёr ta? Pёrgjigjet e kёtyre pyetjeve Holta i pёrcjell me dhimbje, bashkё me ujёrat, qё shpesh turbullohen e ja prishin bukurinё e qetёsinё dhe e bёjnё tё uturijё e tё gjёmojё.
Lufta e Parё Botёrore i ndau fuqitё e mёdha imperialiste nё dy blloqe dhe i vuri pёrballё njeri tjetrit pёr qёllime e interesa grabitqare, qё synonin rindarjen e pasurive. Nё fillim hynё nё luftё pesё Fuqitё e Mёdha europiane. Nё njёrёn anё tё frontit u radhitёn tri Fuqitё e Antantёs: Britania e Madhe, Franca e Rusia, nё tjetrёn dy Fuqitё e Aleancёs Tripalёshe: Austro-Hungaria e Gjermania. Me Aleancёn tripalёshe u bashkuan dhe Bullgaria e Turqia, kurse me Fuqitё e Antantёs u bashkuan Serbia, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Japonia e SHBA. Shqipёria e saposhpallur shtet i pavarur e shfaqi veten asnjёanёs, nё atё Luftё tё pёrbindshme. Megjithatё, jashtё çdo logjike, ato vende tё mёdha, me kufij tё gjatё toksorё e detarё, nuk gjetёn vend tjetёr pёr tё vringёlluar armёt me njёri-tjetёrin, po e kthyen Shqipёrinё nё arenё lufte. Kёtu erdhёn e luftuan thuajse tё gjithё. Ushtritё austro-hungareze, sёbashku me ato gjermane e bullgare; italianёt, serbёt, grekёt, francezёt, malazezёt, turqit e s´mbeti ushtri nё konflikt, pa vёnё çizmen mbi trojet e kёtij vendi tё vogёl. Gramshi u gjend tёrёsisht nёn pushtimin e atyre fuqive ndёrluftuese. Fronti mё i qendrueshёm e mё shkatёrrues pёr trevat e Gramshit, qe ai midis ushtrive tё Austro-Hungarisё e Germanisё e qё njihet si zona e pushtimit Austriak, nga njёra anё, dhe atyre tё Francёs e tё Italisё, nga ana tjetёr. Austriakёt u futёn nё Gramsh, qё nё fillim tё shkurtit tё vitit 1916 dhe vendosёn administratёn e tyre nё komunat: qendёr Gramsh, Mollas, Tunjё, Gjerё e Shёnepremte.Nё kohё tё ndryshme, fronti i luftimeve lёvizi nё tё gjitha fshatrat e Vёrçёs, tё Sulovёs e tё Tomoricёs. Ato u vunё, herё nёn pushtimin Austriak e herё nёn atё Francez e Italian. Por ne, do tё tregojmё se ç´ndodhi me gjermanёt nё brigjet e lumit tё Holtёs.
Mё datat 21 e 22 korrik tё vitit 1918 ushtritё e tё dy blloqeve u gjendёn nё tё dy anёt e rrjedhjes sё poshtme tё Holtёs. Aty, nё brigjet e saj piktoreske, ndodheshin tё pozicionuara dhe planizonin shkatёrrimin e njёra tjetrёs, ushtritё kundёrshtare. Tregimin pёr zhvillimin e ngjarjeve do tё ja besojmё njё oficeri madhor, pjesmarrёs nё ato luftime, Andre Ordion.
Nёnkoloneli Andre Ordion, qё komandonte forcat franceze, nё librin e tij: “Njё oficer francez nё Ballkan“, luftimet e zhvilluara ato ditё nё Holtё, i pёrshkruan si vijon:“Armiku mbrohej shumё fort nё bregun e majtё tё Holtёs, ku ndodheshin njё sёrё çukash dhe lartёsish lehtёsisht tё mbrojtshme. Duhej tё nxitonim pёr ta kaluar atё nё bregun e djathtё tё Holtёs dhe ndoshta pёr ta hedhur nё Elbasan. Beteja e Holtёs ishte tejet e ashpёr dhe zgjati dy ditё, mё 21 dhe 22 korrik. Nё orёn zero artileria bёri tё dёgjohej zёri i saj kumbues dhe pёrshёndeti agimin e fitores. Predha e parё uluriti dhe sakaq shpёrtheu gjithё ferri i artilerisё. Kёmbёsoria manovroi sipas urdhrave tё dhёna: gjoja sulm nё qendёr dhe nё tё majtё; ndёrsa nё tё djathtё, togerёt de Freminville dhe Tossum sulmuan me njё vrull tё çmendur. Majat u morёn njёra pas tjetrёs me tё njёjtёn taktikё, qё synon ta mbash nё vend armikun nga pёrpara dhe tё manovrosh nga krahёt, pёr tё pёrfshirё tё gjithё garnizonin. Çdo çukё u dorёzua pas njё lufte qё u bё gjithnjё e mё shpartalluese, sa mё tepёr pёrparuam drejt shtёpisё sё Avdiut, qё dukej se ishte kyçi i pozicionit. Sulmi i vazhdueshёm, i papёrmbajtshёm i ushtarёve tanё e detyroi garnizonin tё kapitullonte me rёnien e natёs. Ranё nё duart tona 342 ushtarё, tё cilёve u duhen shtuar tё vdekurit dhe tё plagosurit, numri i tё cilёve ishte i konsiderueshёm, 17 mitraloza, 2 topa fushorё, 6 topa llogoreje, 38 arka me municione, njё sasi e madhe predhash dhe shumё material i rёndёsishёm, qё u dёrgua nё prapavijё. Midis robёrve ishin 7 oficerё, nga tё cilёt njё çek, qё nuk rreshtёte sё pёrsёrituri:“Ne i urrejmё gjermanёt, turp qё luftojmё pёr ta“. Ky ishte bilanci i kёsaj fitoreje tё mrekullueshme tё datёs 21 korrik.
Data 22 ishte njё ditё epike; ishte faza e dytё e betejёs, vendimtare e plotё dhe pёrmbyllёse… Pёr mbi 2 orё, nё njё vapё tё tmerrshme, lufta qe mjaft e ashpёr dhe mori pёrmasa vёrtet madhёshtore. Vrulli i ushtarёve tё mi ishte i jashtёzakonshёm, çuka e fundit u muar me njё sulm tё mrekullueshёm. Ishim zotёr tё pozicionit: plaçka e kapur ishte e konsiderueshme, asnjё gjerman nuk e kishte kaluar Holtёn. Dёrgova kёtё mesazh pёr eprorёt: “Ora 11. Sapo muarёm gjithё bregun e majtё tё Holtёs“.(A Ordion,Njё oficer francez nё Ballkan,fq.264)
Nё kёtё pёrshkrim bie nё sy fakti qё, nё atё betejё, pёrballё ushtarёve francezё nuk janё ushtarё austriakё e hungarezё, po gjermanё. Mё pas nёnkoloneli Ordion shkruan:“Me qёllim qё t´i bёnim ballё njё kundёrsulmi, tё cilit i trembesha pak, pёr shkak tё lodhjes sё njerёzve tё mi, tё rraskapitur, sidomos nga njё nxehtёsi sfilitёse, nxora pёrpara kompanitё e batalionit tё 5-tё, qё ishin nё rezervё. Furnizimet e mia u plotёsuan brenda mbrёmjes dhe isha gati ta pёrballoja goditjen, nёse do tё ndodhte. Dhe, nё fakt ndodhi. Nё orёn 20, pas njё pёrgatitje tё dendur me artileri, ndihej, ose mё fortё merrej me mend, se armiku kishte marrё pёrforcime. Kolonat e sulmit kaluan shtratin e Holtёs, me hap tё shpejtё vrapimi dhe u grumbulluan mё pas, nё bregun e majtё, nё kthesat e shumta tё tij. Megjithё lodhjen e shkaktuar nga betejat e vёshtira, qёndresa dhe kёmbёngulja e njerёzve tё mi ishte e jashtёzakonshme dhe asgjё s´mundi ta trondiste aftёsinё mbrojtёse tё tyre, pёrmbi njё orё sulmi tё tёrbuar dhe tё pёrsёritur. Skuadrat tona shkaktuan tё çara tё mёdha nё kolonat armike; humbjet e tij ishin tё rёnda. Nё shtratin me zall tё Holtёs numёroheshin lehtё njerёzit e qёlluar, tё shtrirё nga tё gjitha anёt. Armiku u tёrhoq pёrfundimisht dhe s´bёri mё asnjё tentativё pёr tё rimarrё terrenin e humbur. Trupat franceze tё kolonёs sё Holtёs e kishin arritur kёtё lumё dhe dy grupe ishin dёrguar nё ndjekje tё armikut, qё tё mos humbisnin kontaktin, dhe ndodheshin njёra nё Galigat dhe tjetёra nё Drizё. Kolona e majtё e Devollit kishte arritur Sultin dhe Zgjupёn dhe dёshironte tё marshonte mbi Kukucovё. Italianёt kishin kapur Goricёn dhe po pёrgatiteshin tё sulmonin kuotёn 950. Pra, gjithçka po shkonte mirё nё pjesёn qendrore dhe nё tё djathtё, kisha vendosur lidhje me trupat e kёtij sektori, drejt Gjeres“.(Po aty, fq. 269)
Ngjarjet mё vonё morёn zhvillime tё tjera. U luftua nёpёr Shqipёri e jashtё Shqipёrisё, nёpёr Ballkan e jashtё Ballkanit, nёpёr Europё e jashtё Europёs, derisa mё 11 nёntor tё vitit 1918, blloku i katёr shteteve tё mundura, kapitulluan njёra pas tjetrёs: Bullgaria, Turqia, Austria e Hungaria dhe, mё nё fund, mё 11 nёntor, e nёnshkroi atё edhe Gjermania, si fuqia kryesore e kёtij blloku.Fitimtarёt, blloku i Antantёs: Franca, Rusia, Italia, Anglia e Amerika, me pёrkrahёsit e tyre, ndanё fitimet.
Lufta i kushtoi botёs shumё shtrenjtё. Nё tё muarёn pjesё 74 milion ushtarё. U vranё 10 milion dhe 20 milion tё tjerё u gjymtuan, si dhe shkatёrrime ekonomike tё pallogaritshme. Edhe Shqipёria u dogj e u pёrvёlua nga ushtritё ndёrluftuese, pavarsisht se s´kishte shtet e s´ishte palё luftuese. Efektivi i ushtrive tё huaja nё Shqipёri, nё vitet 1916-1918 arriti nё afёr njё çerek milioni ushtarё dhe furnizimi i tyre u bё, kryesisht me prodhime vendi.( Historia e Popullit Shqiptar, vёllimi tretё, fq.98). Tё vdekurit nga zjarri i luftёs, nga uria dhe nga sёmundjet epidemike, sidomos nga gripi spanjoll, janё pёrllogaritur nё afro 70 mijё veta. Armёpushimi e gjeti Shqiperinё me njё bujqёsi e blegtori krejt tё dёmtuar. Gramshiotёt, pёr rreth 2 vjet e gjysmё, pёrjetuan tё gjitha tmerret e asaj lufte, si rrahjet, grabitjet, pёrdhunimet, shpёrnguljet, internimet, burgosjet e vrasjet. Kjo bёri qё reagimet, sidomos ndaj austriakёve, qё qёndruan mё shumё, tё ishin tё shpeshta e me konflikte tё ashpra , siç ndodhi nё Poroçan, ku Xhemal e Bido Çekrezi vranё 11 austrikё, Shefqet Dёrmyshi nё Bёrsnik, vrau 7 austriakё, Murat Paja, Hajdar Blogu e Kapo Buzani nё Kabash, vranё 6 austrikё. Ngjarje tё tilla ndodhёn thuajse nё tё gjitha fshatrat, pёr arsye se u cёnohej prona e nderi. Patriotёt gramshiot, nuk u besuan asnjёherё mashtrimeve e premtimeve, qё bёnin pushtuesit e radhёs, pёrkundrazi, tё bashkuar nё çeta vullnetare, u organizuan nё mbrojtje tё kufijve tokёsorё tё vendit, sidomos kundёr pushtuesve grekё, serbё e italianё, qё kishin dhe qёllime ekspansioniste e qё vetёm lufta e armatosur i shporri jashtё trojeve.
E pёr çudi, ende pa u tretur kockat e tё rёnёve nё atё luftё çnjerёzore, gjermanёt e italianёt programuan dhe ndezёn njё luftё tё re, edhe mё çnjerёzore, Luftёn e Dytё Botёrore. Dhe pёrsёri, pasi u shpёrndanё nёpёr botё si pushtues, nuk harruan tё vijnё dhe nё Shqipёri. Kёtё radhё, jo si rivalё, po si ortakё. E sulmuan Shqipёrinё mё 7 prill tё vitit 1939 dhe nuk lanё cep tё kёtij vendi pa vёnё nёn pushtetin e tyre gjakatar. Veçse, Shqipёria s´ishte mё pa zot. Komunistёt shqiptarё, tё organizuar nё partinё e tyre, morёn nё dorё fatet e vendit dhe mobilizuan popullin , nё njё luftё heroike e tё lavdishme; nё fillim, me pushtuesit italinё e pastaj, pas shtatorit 1943 me nazistёt gjermanё, pёr tё mbrojtur atdheun dhe lirinё. U luftua papushim, kudo qytet mё qytet e lagje mё lagje, fshat mё fshat e mal mё mal, gur mё gur e lumё mё lumё. U luftua dhe nё lumin e Holtёs dhe, pёrsёri me gjermanёt.
Nё Shqipёri, nazistёt e Hitlerit shpёrthyen dy operacione tё mёdha kundёr Lёvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Njё nё dimrin e viteve 1943-44, qё njihet si Operacioni Armik i Dimrit dhe tjetri, nё maj-qershor tё vitit1944, qё njihet si Operacioni Armik i Qershorit. Nё tё dy kёto operacione, ashtu si gjithё Shqipёria, edhe fshatrat e Gramshit u pёrfshinё totalisht dhe dhanё ndihmesё tё madhe nё fitoren mbi pushtuesit nazifashistё. Nё atё tё Dimrit, Vёrça, veç tё tjerash, shpёtoi udhёheqjen e LANÇ-it, komandantin dhe komisarin e asaj lufte. Nё tё dytin, pengoi Ushtrinё gjermane tё arrinte objektivin pёr asgjёsimin e Lёvizjes Nacional-çlirimtare. Gjatё kёtij operacioni, nё sektorin e Gramshit, armiku mёsyu nё dy drejtime kryesore: Elbasan-Gramsh-Qafa e Shёnepremtes-Moglicё dhe Elbasan-Sulovё-Shёmbёrdhenj-Tomoricё (Historia e LANÇ, Tiranё 1986 fq.90). Nё Opar e Tomoricё do tё bashkoheshin, me forca tё tjera qё do tё vinin nga Korça e Pogradeci dhe tё grupuara do tё vazhdonin goditjen e forcave partizane, nё Jug tё Shqipёrisё.
Nё zonёn e Vёrçёs, komanda gjermane e operacionit nisi dy autokolona me drejtim: Shelcan- Kishtё dhe Shtёrmen-Gramsh dhe angazhoi mbi 4000 forca ushtarake, sё bashku me xhandarёt e ballistёt, qё u ishin bashkuar gjermanёve. (Po aty, fq.90). Mё 28 maj, qysh nё mёngjes, rrahёn me artileri hapsirёn nga do tё marshonin drejt objektivit, dhe tё nesёrmen, vazhduan pёrsёri, goditjen me artileri, nё kodrat e pyjet, prej Kabashi nё Galigat e deri nё Drizё. Kur vendi u ndez nё flakё dhe u mbulua nga tymi, rreth orёs 11 tё datёs 29 maj, njё kolonё armike prej 600 vetёsh hyri nё lumin e Holtёs, ku mori goditje shpartalluese.
Pёr zhvillimin e atyre luftimeve, do tё citojmё, pёrsёri njё ushtarak tё lartё, gjeneralin Ndreko Rina, Hero i LANÇ-it: “Hitlerianёt, si kapёn pa luftё Gjergjovinёn, Galigatin e Cigarin, kujtuan se partizanёt do tё ishin larguar nga rajoni. U bindёn dhe mё shumё qё partizanёt kishin ikur, kur njё kompani gjermane e shoqёruar nga dy tanke kaloi urёn dhe u fut nja 500 metro nё thellёsi, drejt Gramshit. Komanda e batalionit tё parё tё Brigatёs sё Parё Sulmuese, vendosi tё mos e goditёte pararojёn, pёr t´i futur nё grackё forcat kryesore armike. Ushtarёt hitlerianё, tё shkujdesur u grumbulluan nё zall, ca i hidhnin ujё fytyrёs, ca u zbathёn e lanin kёmbёt e ca u jepnin ujё mushkave tё ngarkuara me municion. Atyre nuk u shkonte mendja se, fare afёr, 70-100 metra mbi kryet e tyre, qёndronin nё pozicione partizanёt, tё cilёt pёrgjonin e ndiqnin me shikime çdo lёvizje dhe prisnin vetёm shenjёn pёr tё derdhur mbi armikun breshёrinё e zjarrit vdekjeprurёs. Dhe shenja u dha. Nazistёt, nё fillim, e humbёn krejt toruan. As qё mund tё pёrfytyrohet rrёmuja qё u krijua nё zallin e lumit, njё rrёmujё e shoqёruar me ulёrima. Komandantёt hitlerianё, mundoheshin mё kot me kanosje e klithma tё rivendosnin rregullin. Ujёt e lumit u skuq nga gjaku i tё vrarёve Nё tё njёjtёn kohё plasi lufta dhe nё krahun e majtё, nё kodrat buzё xhadesё. Dy kompanitё e batalionit tё parё kundёrsulmuan pararojёn armike, e cila u kthye prapa me nxitim drejt Drizёs. Tanket mbetёn nё vend. Nё krahun e djathtё u hodh nё sulm njё kompani armike, e cila s´kishte arritur tё hynte nё lumё. Komanda e batalionit, duke vlerёsuar rrezikun qё sillte pykёzimi i gjermanёve nё sistemin e mbrojtjes sё batalionit, organizoi menjёherё njё kundёrsulm me njё pjesё tё njёrёs nga kompanitё e krahut tё majtё dhe me luftёtarёt e skuadrёs sё mortajёs. Partizanё e gjermanё u pёrleshёn fytafyt nё faqen e njё kodre tё mbuluar me dushk tё dendur.(Ndreko Rino, Pёllёmbё e gjak,fq.43)
Pasi pёrshkruan episode dhe shembuj te lartё heroizmi, gjenerali vazhdon:“Kёshtu, pas njё orё e ca luftimi, kompania armike u shpartallua krejt, duke humbur pjesёn mё tё madhe tё saj e duke lёnё 6 robёr. Ndёrkaq, njё grup luftёtarёsh kishte zbritur me nxitim nё lumё dhe kishin tёrhequr qё andej tё gjitha mushkat e batalionit armik, tё ngarkuara me material tё ndryshёm luftarak. Ndёrmjet plaçkёs sё shumtё, u kap njё mortajё e rёndё dhe njё radiodhёnёse. Numri i armiqve tё vrarё arrinte afёr 100. Nga ana jonё ranё dёshmorё partizanёt Sadush Çunaj, Lame Gjokuta dhe Vaso Shurkulli. U plagosёn katёr tё tjerё. Nё atё pёrleshje tё ashpёr me armikun, u shquan pёr drejtim tё mirё tё kompanive e pёr trimёri tё rrallё, Qemal Beluli dhe Abaz Fejzo.(Po aty, fq.47)
Pёr kёtё disfatё tё gjermanёve nё Holtё, komandanti i batalionit tё xhandarёve, qё ndodhej nё skalion tё dytё, pas batalionit gjerman, qё u shkatёrrua raportoi: “Gjat kёsaj dite, (29 maj) tre sulmet e bёra nga batalioni gjerman dёshtuan me humbje dhe, tё ndihmuar nga batalioni ynё mundёn me u tёrheq“.(AQSH, Relacion dёrguar komandёs sё pёrgjithёshme tё operacionit nё Elbasan, datё 25 qershor 1944)
Dita e parё e operacionit armik nё Vёrçё u mbyll me disfatё pёr pushtuesit hitlerianё e mbёshtetёsit e tyre. Grushti dёrrmues qё morёn nё Holtё, ndikoi shumё nё prishjen e planit tё operacionit armik. Mё pas, luftimet vazhduan me sulme e kundёrsulme, me tёrheqje taktike e goditje tё befasishme, deri mё 4 qёrshor, kur forcat partizane kaluan Qafёn e Shёnepremtes dhe zunё urёn e Moglicёs. Mё tutje , forcat gjermane pёsuan goditje tё njёpasnjёshme nё Qafёn e Gjarpёrit, Gurin e Prerё, Shёmbёrdhenj, nё Skrapar e nё gjithё Shqipёrinё e Jugut, derisa u thyen pёrfundimisht dhe divizionet partizane kaluan Shkumbinin dhe nisёn mёsymjen kundёr pushtuesёve, nё veri tё Shqipёrisё. Armiku, edhe nё kёtё operacion, nuk arriti asnjё objektiv, ndёrsa forcat partizane dualёn mё tё organizuara, me besim mё tё madh nё fitore dhe me numёr mё tё madh partizanёsh. Nё popull u rrit besimi tek fitorja pёrfundimtare e Ushtrisё Nacionalçlirimtare dhe vazhdoi ta mbёshtesё atё luftё, duke mos kursyer asgjё. Episode tё shumta tё kёsaj mbёshtetje ndodhёn edhe nё fshatrat e Vёrçёs, gjatё ditёve qё luftimet u zhvilluan aty. Populli i kёtyre fshatrave i ndihmoi forcat partizane me ushqime e veshmbathje, mjekoi e ruajti nga armiku partizanёt e plagosur dhe frymёzoi moralin e tyre.
Episode interesante tregon komandanti i batalionit tё parё tё Brigatёs sё Parё Sulmuese, pёr ato ditё, qё u luftua nё Holtё dhe pranё saj. – Kryetari i kёshillit tё katundit Crujё erdhi na falenderoi dhe na tha:“Do t´u sigurojmё çdo gjё qё keni nevojё, ushqim, strehim etj. Vetёm bjeruni dhe mos lini kёmbё gjermani.“… populli i katundeve rreth e pёrqark, nё zjarrin e luftёs, i furnizonte partizanёt me ushqim, duke na sjell edhe dhallё nё pozicione. –Pini ore djem, pini ore trima,- thoshte njё plak 70 vjeçar, gjak t´ju bёhet ! I bёtё njёherё gjermanёt paçavure, pa edhe ne le tё digjemi. Unё jam plak, por s´kam parё qё shqipёtarёt tё kenё luftuar si kёtё herё. Aferim ju qoftё ! Ndёrsa pёr forcat e Ballit tё Vёrçё,s gjenerali shprehet:“…sidoqoftё, reaksioni nё Gramsh nuk na goditi mbas shpine“.(M Hoxha, Gramshi nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore, fq.132)
Kjo ishte situata ushtarake, politike e morale nё fshatrat e Vёrçёs, nё ditёt e mёsymjes armike tё qershorit tё vitit 1944. Mё vonё zhvillimi i ngjarjeve nё Vёrçё, nё Gramsh, nё gjithё Shqipёrinё, e mandej nё Europё e nё gjithё botёn, çoi nё fitoren e madhe tё popujve Antifashistё duke i dhёnё fund luftёs sё çmendur tё nazifashimit.
Lumi i Holtёs, vazhdon tё rrjedhё i vrullshёm nёpёr kanionet e shumta e pastaj i qetё nё shtratin e tij miliona vjeçar, me ujёra gjithmonё tё kthjellta e tё freskёta. Pranё tij gjen pёrherё vizitorё, vendas e tё huaj, tё moshave e gjinive tё ndryshme, nё dimёr e nё verё. Zgjatimi i liqenit tё hidrocentralit tё Banjёs dhe hidrocentrale tё tjerё nё rrjedhjen e mesme tё Holtёs, i kanё rritur kreditet turistike tё atij peisazhi tё bukur. Mbreslёnёs pёr vizitorёt janё dhe lapidarёt kushtuar dёshmorёve tё rёnё aty, e qё i shtojnё krenarinё banorёve, pasi dhe shtёpitё i kthyen nё kala pёr tё mbrojtur lirinё, nderin pronёn dhe familjet. Ndodh qё tё jenё byrtёs, si vizitorё, edhe pasardhёs tё atyre francezёve e gjermanёve qё humbёn jetёn nё kёtё cep tё botёs, qё pёr ta s´vlente e s´vlen pёr asgjё. Natyrshёm, qё çuditen me marrёzitё e tё parёve tё tyre dhe sigurisht, qё betohen mbi gjurmёt e gjakut, se nuk do tё ndodhin mё asi marrёzish.