Drejtuar lexuesve të mi të rregullt!
27 JANAR 2017
Sot dua t’ju drejtohem të gjithë juve miqve të mi real dhe virtual, duke marrë shkas nga situata që po jetojmë në vend, dhe do doja t’i drejtohem, pabesueshmërisë suaj, mosbesimit, dyshimit, pikpyetjeve, trishtimit, dështimit, boshllëkut, dëshpërimit tuaj. Dua t’u drejtohem lexuesve të mi të rregullt që më ndjekin në çdo shkrim e artikull të botuar t’ju bëj të qartë vetëm një gjë fare të vockël. Një lexuesja ime thotë;
“Përbindëshat duken si në grahmat e fundit, por “zemërgjerësia” na bën të jemi paksa dyshues.”
Dikush nga ju mund të mendoj se ka “zemërgjerësi”, por ju siguroj nuk ka asgjë të tillë, në politikë e dipllomaci kurrë gjërat nuk duken njësoj.
– Politika e ka gjuhën me nuancat e flamurit partiak, ndërsa dipllomacia nuk ka nuanca partiake, por ka nuancat e përfitimeve të flamurit kombëtar, kjo është diferenca midis tyre. Gjithashtu, aty ku mendoni se ndodh diçka, ka tolerancë, ka tërheqje, zbutje, kjo nuk tregon zemërgjerësi, por është taktikë duke përdorur mjetet e luftës së paqes brenda sistemit(ashtu siç na mësonte xhaxhi) për të mos pasur kosto në shtet, në popull, sepse atë kosto në lek, kapital e në gjak kërkojnë përbindshat politik të të gjutha nuancave partiake. Do të bënin gjithçka për të spostuar vëmëndjen dhe rëndësinë e përpjekjeve dhe reformave në mungesë të revolucionit me pushkë, atëherë bëhet revolucioni (evolucioni) me laps. Megjithhatë pavarësisht përpjekjeve, nxitjeve, acarime, provokimeve, diçka të tillë s’do u’a japim kënaqësinë që ta përdorin kundra nesh dhe plan projektit për një shtet në dobi të faktorizimit shqiptar brenda dhe jashtë vendit në rajon. Skenari i destabilizimit ishte letra e tyre e fundit, asi i tyre në mëng, kurbani i popullit për të shpëtuar zverkun e tyre.
Mos më besoni mua dhe shkrimeve të mia mediokre, që ju duken si të dala nga bota e fantazisë, të eksagjeruara për ju, të zmadhuara në mënyrën e shqyrtimit të tyre, por ju ftoj t’u besoni vetes suaj, shqisave dhe ndjesive tuaja. Duhet të jeni në dijeni se ato s’ju mashtrojnë kurrë, s’ju tradhtojnë kurrë akoma edhe kur mëndja, llogjika thonë se është e pamundur, ato prandaj qëndrojnë aty për të n’a treguar të vërtetën.
Pikërisht edhe unë me shkrimet e mia, informacionet e prapaskenës dëshiroj që t’ju përforcohen këto mendime dhe shpresat tuaja të marrin form.
Shkrimet e mia janë për t’ju konfirmuar atë që shikoni me sytë e brendisë suaj, që e ndjeni, por që e keni vështirë për t’a pranuar. Së fundmi, ju ftoj thjesht të vështroni, të lexoni, të shikoni nëpër dhe ndër rreshta, se ato që shkruaj nuk janë novela, as fantazira. Ato janë realiteti i prapaskenave që, me dëshirën tuaj, me forcën e shpirtit tuaj kanë vënë në lëvizje universin të komplotoj pro realizimit të tyre.
Faleminderit miq e armiq, ndjekës e përndjekës, mbështetës e kundërshtarë, përkrahës e mosbesues, kritikë dhe trushplarë, të gjithë jeni të mirpritur të shprehni mendimet tuaja, por ju siguroj se s’mund të hidhni dot prapaskenat që ju paraqes në shkrimet e mia të cilat po plasin një nga një në median tuaj të preferuar të kapitalit dhe pushtetit politik. Rrugëdalje nuk kanë prandaj dita ditës janë të detyruar ti paraqesin me ngjyrimet e tyre të shpëtimit personalofamiljar.
Aftësi e lexuesit të matur është të fshij e të eleminoj ngjyrimet personale, psikoemocionale të rrëshqitjes së pushtetit partiak të kupolës së jashtëqitjes që e pranojnë direkt dhe indirekt në deklaratat e tyre vitet e fundit në një panik konstant.
Leximi në vetvete nuk mjafton, nëse nuk dini sesi të lexoni dhe të kuptoni ato që lexoni. Leximi nuk mjafton nëse nuk u përgjigjeni 5 pyetjeve kryesore që përbëjnë informacionin, Çfarë, Pse, Kur, Ku, Kush për të kuptuar qëllimet, objegtivat e vërtetë të palës tjetër që pasqyron dhe formulon lajmin.
Të jesh lexuesh është shumë e thjeshtë, por të kesh mendim kritik e të bësh pyetjet e duhura është e vështirë, por akoma më e vështirë tu përgjigjesh pyetjeve të lartpërmendura. Prandaj shumica u shmangen këtyre hapave të përmirësimit individual dhe mjaftohen te sasia e leximit pa kuptuar çfarë lexon dhe akoma më keq nuk di ta aplikoj informacionin për të zgjidhur problemet e kohës në të cilën jeton që është më e përparuar sesa koha kur janë shkruar librat, teoritë, praktikat e së shkuarës që imiton individi/specialisti si rrjedhojë dështon shoqëria.
Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të njeriut, paaftësia të adoptoj njohuritë në zgjidhjen e problematikave në të përditshmen e tij.
Kjo që përkufizova quhet koha e tranzicionit ideologjik deri ditën, kohën, epokën, periudhën që do bëhet sërish revolucioni ideologjik politik në kushte më të vështira të një represioni të pa imagjinueshëm nën shtypjen e kapitalit dhe inteligjencës artificiale që është vegla, arma e tyre kundër 99% të pjesës tjetër të njerëzimit. Ditët e sotme gjithkush mund të mësoj sesi të kodoj në ambjentin e inxhinjerisë elektronike. Vështirë në çdo kohë, në çdo luftë, në çdo betejë është të dëshifrosh palën tjetër në kohën e duhur. Deri atëherë duhet të mësoni, të kuptoni, të dëshifroni armikun, kundërshtarin, që do të thotë të bëheni të mençur, të zgjuar, të urtë ashtu siç evoluon metoda dhe taktikat e kundërshtarit. Në epokën e raketave nuk mund të luftosh kundërshtarin me gurë e me shkopinj është dështim dhe humbje e sigurtë. Vetëm atëherë kur të kërkoni nga vetja më shumë seç ju kërkon kundërshtari/armiku, kur të keni kuptuar palën tjetër do të keni mundësi të triunfoni kundër tij. Deri atëherë…..ka kohë akoma!!