“”””””””””””””””””””””
”SA MALL KAM PËR VAJZËRINË”
Në këtë kohë
kur vjen pranvera.
lulet çelin në lëndinë
unë s’vrapoi dotë si më parë
se kap dotë vajzërinë.
Diku vrapoja në lëndina
nëpër pemë këndoja unë
babai më thoshte sorkadhe mali
nëna më thoshte kanarinë.
Sa mall kam për vajzërinë
po ju djem a kini vallë ?
kur luanit në lëndinë
sa lule na kishit falë.
Sa sy atëherë u dashuruan
dhe nuk folën asnjëherë
sa sekrete ka rinia
të gjithë kemi nga një brengë
Sa ëndrra ngelën mbrapa
ma i kujton ti moj pranverë
dashuria s’foli kurrë
pse heshte moj pranverë.