19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Me poeten dhe shkrimtaren Meri Mezini

“DAJO MALLI DO MË MARRË”May be an image of 2 people, including Meri Mezini
Dajo malli do më marrë
ike ti nuk kthehesh më
unë do vijë k’të behar-ë
porta jote mbyllur-ë.
Do të bëj unë zë te porta
ti s’do më përgjigjesh më
dajo xhani dajo shpirti
dajo ike dhe s’vjen më.
Kur më merr malli
për nënën
në krahët e tu gjeja atë
dajo o i miri dajo
ike dhe nuk kthehesh më.
Vdekja qënka mëkatare
ditët tona s’na i lë
i merr njerzit para kohe
të mori ty dhe s’bëre zë.
Dajo o i miri dajo
lamtumiren sot na lë
ne do të kujtojmë gjithmonë
dajo vëllai nënë-së.
(mbesa jote
Meri Mezini)
“”””””””””””””””

“JETA VJEN VETËM
NJË HERË”
Dua puthjet t’mi vjedh
pranvera
vera t’më prek
lakuriqësinë
vjeshta t’më mbuloj
me ledhe
dimri jorgan
përmbi shpinë.
Dua trupi t’më
rrëngjethet
dua puthjet plotë
pasion
zemrat të dridhen
mes tyre
sytë shpirtin t’na
lexojnë.
Dua koha të lundrojë
jeta të jetë plotë
kujtime
dua qielli t’na mbulojë
rretë e bardha vello
mbi krye.
Dua shiu të bierë
mbi supe
dhe të laji mëkate
tona
të rilindin dashuritë
dhe të ngrofin
zemrat tona.
Kush nuk do ti dridhet
zemra
apo buzët mos
ti puthi
të mos ketë ndjenjë
ne në zemër
shpirti ti digjet
si prushi.
Eh moj kohë bekoje
jetën
ajo vjen vetëm
një herë
dashuroni ju o njerëz
do ikim
s’jemi përherë.
(nga Meri Mezini)
“”””””””””””””””””””””

”SA MALL KAM PËR VAJZËRINË”
Në këtë kohë
kur vjen pranvera.
lulet çelin në lëndinë
unë s’vrapoi dotë si më parë
se kap dotë vajzërinë.
Diku vrapoja në lëndina
nëpër pemë këndoja unë
babai më thoshte sorkadhe mali
nëna më thoshte kanarinë.
Sa mall kam për vajzërinë
po ju djem a kini vallë ?
kur luanit në lëndinë
sa lule na kishit falë.
Sa sy atëherë u dashuruan
dhe nuk folën asnjëherë
sa sekrete ka rinia
të gjithë kemi nga një brengë
Sa ëndrra ngelën mbrapa
ma i kujton ti moj pranverë
dashuria s’foli kurrë
pse heshte moj pranverë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.