Shkodër.01.06.’17.
“””””””””””””””
Njerëzit janë të çuditshëm !
Tek e mira kërkojnë të gjejnë të keqen,
e tek e keqja do ta shpikin të mirën.
Në rastet ku s’është asnjena
do bëjnë çmos ti shpikin të dyja.
Kur gjykojnë një artist
merren vetëm me anën personale,
për artin e tij një fjalë kush se thotë.
Mjafton një “minus” në jetën reale,
me gjithë art e përplasin në tokë.
Kur një politikan
ndodh t’ju bjerë në grep,
ndahen në kampe si në lashtësi !
Ndërsa njëri grup e lartëson si mbret,
tjetri nuk ja kursen as gru e fëmijë !
Sa të çuditshëm
janë bërë njerëzit e sotëm,
për njeriun e thjeshtë kurrë nuk flasin.
Për politikë janë gati të përmbysin botën,
për një gardh edhe vllanë e vrasin !