20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Abdi Përgjegja

Çast,
i vërtetë.
Faleminers’,
më tha Nana,
kur mbaruam bisedën në telefon.
S’ka gja nanë: prapë
të marr ma vone….
Pastaj
më ngriu dora
me telofonin hapur,
Nana vazhdonte duke folur.
“Ta marrsha të keqen or bir’,
Njeriut si hahet mishi,
veç fjala e mirë”..
Shkodër.02.06.2013.May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe E brendshme
“””””””””””””””””””””

Kam frikë..!
Kam frikë
kur mbyll poezitë në libër.
Po se hapën librin ju merret fryma !
Kam frikë se ngrijnë acarit në dimër,
kur malet i mbulon bora e fushën bryma.
Poezia s’është dele
ta mbyllësh mbrëmjeve në vathë,
mëngjesit e nxjerr kullosave në lëndina.
Ajo është Shqiponjë që rrin shkrepave të lartë,
e fluturon qiejve ku s’ka dyer as dryna.
Ndaj
kam frikë ta mbyll poezinë në libra,
ku ngrin si stalagmit s’pranon më ndryshime.
Shqiponja vdes ne kafaz ku merr fund liria,
kështu dhe poezia është lind për fluturime.
Shkodër.01.06.’17.
“””””””””””””””

Njerëzit !
Njerëzit janë të çuditshëm !
Tek e mira kërkojnë të gjejnë të keqen,
e tek e keqja do ta shpikin të mirën.
Në rastet ku s’është asnjena
do bëjnë çmos ti shpikin të dyja.
Kur gjykojnë një artist
merren vetëm me anën personale,
për artin e tij një fjalë kush se thotë.
Mjafton një “minus” në jetën reale,
me gjithë art e përplasin në tokë.
Kur një politikan
ndodh t’ju bjerë në grep,
ndahen në kampe si në lashtësi !
Ndërsa njëri grup e lartëson si mbret,
tjetri nuk ja kursen as gru e fëmijë !
Sa të çuditshëm
janë bërë njerëzit e sotëm,
për njeriun e thjeshtë kurrë nuk flasin.
Për politikë janë gati të përmbysin botën,
për një gardh edhe vllanë e vrasin !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.