Me thuaj moj nane,
Se malli me ka marre,
Te ze ne qafe un babane,
Per gjyshin dhe gjyshen,qe
Me mbanin si manar!?
Per motren ,qe çdo nat me
Tregonte nga nje perralle!?
Per xhixhon dhe vellan,qe
Pas me merrnin ne stanë!?
Shtepit e tjera,jane plot moj nane,
U vetem ti te kam!?
Nana fort se ç’ psheretiu,
Nga syri i lodhur,loti se ç’mbiu,
Me cepin e shamis ate se çe fshiu ,
Dhe djalin ne gjoks e perfshiu.
Me gjith lodhjen e dites,
Qe buken te siguroj,
Djalin me duart e vrara,se ç’e ledhatoi,
Fjalet rrodhen drejt e ne zemer te djalit,
Melhem per shpirtin,qe veç nena di te fali.
Babai mor bir,po nget ugarn,
Motra jote ka pas i hedh farn,
Do e mbushim plot hambarne.
Pa de bluajm,se kemi dasma,
Do martojm Husin qe ti ke xhaxha,
Pastaj motren dhe tet vella.
Lere kur te martoj nana tinë,
Do i marrim sazet,mu ne Janinë.
Me pjeve per xhixhon dhe vellanë,
Lart meleve,me bagetit janë,
Na duhet,klumusht,mish e djath,
Se dasmat i kemi radhë.
Gjyshi dhe gjyshja,
Brenda ne shtepi jane,
Deren e saj,hapur e mbajn,
Ne oxhak mbajn ndezur zjarr,
Qe tek ne mos te shuhet ai mall.
Te pjesja moj nanë per baban,
Per motren , xhixhon dhe vellan,
Per gjyshin dhe gjyshen,qe i kam malle,
Ma thuaj prap ta di: ku janë?
Me thuaj te drejten,moj nanë,
Se u i rritur tani jamë!?
Babai dhe motra ruajn ugarn,
Me kockat e tyre mbulojn faren,
Kur te vesh ti nga dheu ti nxjerrish,
Bashke me te gjyshit dhe gjyshes,
Vellait dhe xhixhos,me te paret e tu,
Ne me te bukurin vend,
Ti ato ti mbledhish.
Kockat e tyre,per vite e vite,
Vatanin ruajtur kane,
Gjaku i tyre,ty te rhjedh ne damar,
Kujtimet per ta,ty te mbajn zgjuar,
Se çdo gje qe ndodhi,
Jo! Nuk duhet harruar.
“””””””””””””””””””
Sot femijet ne gjithe boten kane feste,
por pse dhe si,asnjeri nga ta,nuk e di,
ç’rendesi ka sot kjo ne kete boten tonë,
kur ka femije qe vdesin,veç se kanë uri?
Sot femijet ne gjithe boten kane feste,
thone se ca festojne edhe ne Shqiperi,
u takon qe te festojne shume te lumtur,
sepse per ta punon baba ne Gjermani.
Por sot ka edhe shume femije te tjere,
qe s’dine se ç’do te thote fjala shtepi,
qe nga lindja jeta u zvarritet rrugeve,
pak buke per te ngrene,te lutem zotni.
Ka sot ne bote shume femije që rriten,
me muziken e armeve dhe dritën e Hënës,
sepse per ta bota e kapitalit kujdeset,
me këto kushte te rriten,jo zerin e nenes.
Sa shume therrasin sot per nje Qershorin,
bertasin edhe çiftet qe nga qejfi jane ndarë,
harrojne qe per femijen lumturia e vertete,
eshte te rriten ne nje familje te pandarë.
Bertasin sot edhe te gjithe politikanet,
ata qe ne parlament nga grate jane share,
nuk shahen kurre ata nga te dashurat ,
por nga nena e femijeve,qe kanë ndare.
Te gjithe ankohen se po prishet kjo botë,
por kjo ndodh,se femijes i vrasin pafajsine,
pse unë veç per nje cope buke derdh lote,
te tjereve su delë jeta,ta prishin pasurine?