Sa t’thella i paska pas rranjt mjerimi,
Si me na pas mallkue n’dër breza me vuejt,
Fmit po i rrit pa fmini, pa shkolla e pa dituni,
Që pa dal drita, gurt e malit me ato duar t’vogla, Prej vendit po ju duhet me i luejt,
Me shpin t’bame garravac e me buzt t’thata,
Syt fillojn e i ndrijn kur pes lekshin e merr n’dor,
Me kam t’zbathuna drejt shpis me vrap shkon,
E nans at lek t’gjakut me ja dhan n’dor.
Zot si nuk plas aja zemër nanet,
Kur sheh t’birin që u rrit, i vujtun, pa fmini,
N’anen tjeter ndigjohen ulrimat e ujqerve,
Malin dhe shkamin me dham po duen me gri!
“””””””””””””””””””””””””
Fantazmat,
Vrasin shpresën.
Ëngjëjt,
Paguajnë mëkatet e djajve.
Natë,
Ëndërr e hidhur por e vërtetë.
Nënën,
Nuk e ngroh më as dielli!
“””””””””””””””””””””””””””””
A ja vlen me dhënë jetën tuaj,
Dhe me marrë jeten e tjetrit
Vetëm për bindje politike?
Qeveritarët tanë, për më shumë se tridhjetë vite, kanë treguar se na duan më shumë për interesin e tyre.
Baballarë dhe vëllezër, nuk ja vlen për askend, të lini nënat pa djem, fëmijët jetimë dhe motrat pa vëllezër.
Për politikanët jeni vetëm numra,
Për familjarët tuaj, jeni jetë, pra gjithçka.
Dhemb shpirti kur dëgjoj sharje, akuza dhe më keq, kur shikoj si vriteni me njëri tjetrin.
Nuk na mjaftuan vrasjet në komunizëm,
Nuk mjaftojnë sëmundjet që po marrin shumë jetë,
Por edhe vrasjet për interesa politike, po na ndjekin hap pas hapi.
Keqardhje për popullin tonë, që për fat të keq, harrojmë shpejt dhe gënjehemi lehtë.