Po si rrush të zi.
“””””””””””””””””””
Moj e bukura e Karadakut
Lule t’bukura që mbledh në fushë,
A e din moj pëllumbeshë
Zemrën time zjarr ke mbushë?
Ke mbushë zjarr dhe më shkrumbon
Kur të shoh me gjerdan n’fyt,
Përcjell gjurmët kah po shkon
Je e vetme, kend po pritë?
Me ato lule thurrë kurorë
Dhe mbi kokë kur e vendos,
Të të them moj bukuroshe
Tash durimi më është sosë.
Do të kapë për bel të hollë
Dy tri herë në ajër do t’hedh,
Të tregoj se zemra ime
Që nga sot nuk është e mjerë.
Do të ngris vellon e bardhë
Ta merr era lartë përpjetë,
N’përqafim do mbetemi dytë
Nuk do ndahemi kurrë për jetë!