…..Diku ne Arkivin Historik te Elbasanit, pashe nje koment te dikujt. Mu duk emer shume i njohur, dicka e larget me lidhte me te.
U bera kurioze: “Valle do me pranonte? . Me mbante mend valle pas kaq vitesh ne harrese??”

Keshtu i bera kerkese. Brenda dites me pranoi. Diku shkembyem ato pershendetjet e rastit.
Kur befas nje mbremje vone nje pershendetje dhe kur e kuptova qe duhej te shkundte pluhurin e harreses per ta risjelle te fresket kujtimin e larget, keshtu u “rrefeva”, per ate kujtim teper i vecante te pa ndodhur me pare…
Isha edhe une dikur e re. Pasi mbarova shkollen, u dashurova dhe me nje martese te shpejte perfundova, duke krijuar familjen time.
U bera nene shume shpejt dhe rifillova perseri pune.
Punen e kisha ne nje nga linjat e kombinatit metalurgjik, aty afer ne nje fshat ne periferi te Elbasanit.
E di mire si ishte gjendja ne autobuzet e Kombinatit.
Nje mengjes, po nxitoja te hypja ne autobuz. Diku andej nga mesi zura nje vend duke u shtyre. Kur befas pas meje ndjeva nje frymemarje te shpeshte. Ktheva koken dhje pashe nje djalosh te ri. Ishte simpatik, i dobet, por vetem nje moment pashe syte qe i vezullonin. Ata sy te zhbirrilonin deri ne skutat me te thella te shpirtit.
Me nje stermundim mundohej te mos me “cekte” mua.
Por nuk kishte mundesi. Ishim te ngjeshur. Kur filloi autobuzi te levizte, fillova ashtu ngadale ngadale te ndjeva nje ndjesi te vecante. Kisha humbur ne boten time. Ndjeja afshin e ngrohte te djaloshit ngjitur pas meje.
E leshova veten dhe nuk u terhoqa, por une isha strukur dhe me vinte mire nga prekja e trupave tane.
Sa kisha deshire te mos mbaronte ky rrugetim i shkurter.
Por erdhi stacioni im. Djaloshi i ri me hapi rrugen dhe une edhe njehere pashe syte e tij. I fikosva thelle ne shpirtin tim.
Gjithe diten nuk e kisha mendjen tek puna, por tek prekja dhe elektrizimi i trupit tim, tek ajo ndjesi aq e embel qe perjetova ato pak minuta.
E kerkova edhe diten tjeter, por nuk e pashe. Por rastesisht pyeta nje shoqen time dhe me gjeti emrin dhe ku punonte djaloshi simpatik.
Keshtu qe e prita dhe nje dite u duk perseri qe nxitonte per te hypur ne autobuzin e rralles. Edhe une menjehere pas tij u futa, kerkova te dilja para dhe perseri u gjenda para tij. Perseri ndjeva ledhatimin e trupit tim nga afshi i ngrohte i djaloshit. Mendova se mos ishte thjesht nje lajthitje e “castiti”.
Por cuditerisht ndjeva edhe me shume kete here.
Djaloshi ishte ne boten e vet. Kjo vazhdoi disa here. Une strukesha ne mendimet dhe ndjenjat e mia.
Isha e martuar, kisha familje dhe keshtu e “mbyta” ate ndjenje perveluese per dekada me rralle.
Por befas tani te gjeta vete, te rrefeva, pa e ditur te “fshehten” time perveluese, qe me ka ndjekur per tere keto dekata vitesh.
Ehhh!!!
Ky eshte rrefimi shpirteror te treguar me nje fryme dhe ndermend me erdhen vargjet e meposhteme te Kadarese:
…..Ka dashuri te vogla.
Dashuri te para, dashuri nr. 1,
Dashuriza.
Qe zukatin ne kujtese posi miza,
Qe bejne kakao,
Qe lajne kanotiera;
Ka dhe dashuri te medha, te lira si era,
Mbetur tutje-tehu neper bote anembane
Qe s’na dine ku jemi,
Qe s’i dime ku jane.
…..Sot ishte biseda e fundit, i premtova, se do te vija ne vjeshte dhe deshiroj ta takoj “djaloshin” e ri, si mikun tim te “fshehte” te zemres time te plagosur ne rinine time te te hershme….
“””””””””””””””””””””””””
“””””””””””””””””””””””””….”Te kerkoj te falur, por eshte vone koha nuk kthehet dot me si dikur…”!!!

….U ngrita i qete, nuk kisha me ngutjen e zakonshme per te shkuar ne pune, i kisha mbyllur maredhenjet me institucionin qe punoja. Kisha me shume kohe te lire. Kisha kohe te sistemoja kujtimet e mia dhe mbase te pergatis edhe per botim disa kujtime apo ngjarje te atyre viteve. Mbreteronte qetesia ne rruget e lagjes, ku jetoj per me shume se njezete vite.
Kisha njevoje per nje kafe dhe per qetesi, per te biseduar me shpirtin tim. Hyra ne lokalin ku kaloj mbasditen time.U ula dhe u “krella” ne kujtime.
Ishte viti i dyte, student. Isha lidhur me dike qysh ne fillim te atij viti. Cdo gje shkonte per bukuri.
Por per dreq ne ate mbremje per festen e vitit te ri, aty e humba pergjithmone. Nje “trill” studentesh, nje lajthitje e moshes. I ftuar nga grupi i saj ishte i ftuari “special” i grupit.
Filloi mbremja me ate rremujen e zakonshme te studenteve. Sa villoi “Valsi i lumturise”, dikush nga shoket e grupit mori ne vallezim ate. Mua mu erren syte. Prisja qe ajo ta niste mbremjen me vallezimin me mua.
Nuk durova gjate u ngrita dhe me nxitim dola nga mbremja dhe ika pa e kthyer me koken prapa.
Mbaroi gjithshka.
Tere ato takime dashurie te vrullshme te zjarrta, plot pasion, u harrua dhe gemusha aty ne kodrat e liqenit.
Mbeti “jetim” dashuria jone!!.
Dhe ja sot pas shume e shume vitesh, e kam akoma brengen e asaj mbremejeve studentore.
E kerkova shume, me shpirt e kerkova, ne labirinnthet panjohura te jetes se gjate, por ajo ishte fshehur sic ndodh me henen ne nje nate qe nuk del, por humbet dhe ne me kot e presim ate te ndricoje.
Sa here ju pergerova asaj dere qe i ishte mbyllur pergjithmone, te llogjikes qe ne vite heshte nuk ju pergjigj me.
Priste zemra ime, ate trokitje te lehte te asaj, qe nuk erdhi me kurre
Ai zemerim qe me kapi dikur me ate zenken e kote te nje “femije”, e mbuloi te terin si mbulon reja qe del pa pritur ne qiellin e paster. Mbuloi zemren e paster te asaj, duke e zhvleresuar.
E ktheva ne nje hic, qe nuk ekzistonte me. Tere jeten merzitja me kaploi shpirtin tim te lodhur. Nuk e mendova kurre, se ajo mbremje do te ishte takimi yne i fundit.
Mbylla syte dhe mu kujtuan syte e bukur plot drite, ata sy te zjarrte dhe teper te cilter per mua.
Si sot ndjeva aromen e saj, qe e krahasoj me aromen e trendelines se malit. Dhe nje ze i brendeshem me thote shpesh:
“Ke gabuar miku im”…
Nje dashuri e humbur, qe njerezit bejne gjithshka per ta kthyer, kurse vetem per nje “Me fal” ajo u tret si kripa ne detin pa fund.
Per nje “Me Fal”, e humb shpiritin e lenduar
….Dhe ja sot aty ne mendime e them me ze te brendeshem:
“Te dua, te dua pafund”
Jam gati ta pres perseri atje ku u ndame per here te fundit ne ate salle te vogel diku,…