Sa i mirë tu dukë ajo copë mishi
E ngrëne kur pate shumë uri
Deri në kickë dhëmbët i ngule
Gojë ujku tjetër nuk të thërras më ty
Sa dhimbje që bëre në at trup të butë
Nuk kishte frikë se të besonte
Nga shpina fillove ta lendosh
Në sy, gojë ujku nuk pate guxim ta shikosh
Ai qingj i butë nuk bëri asnjë hap
Të shikoj edhe pse i mbuluar me gjak
Deshi të pyes pse ma bëre këtë
Po ti, gojë ujku ike edhe e le përdhe
U largove i ngopur e pa frikë
Nuk të erdhi keq e nuk pate aspak mëshirë
Për ty kishte rëndësi vetëm barku plot
Gojë ujk ik e kurrë mos m’u afro
Mu duke qingj i butë nëpër livadhe
Tu afrova për të ledhatu me kujdes
Ngadalë t’i dëgjova ofshamat e bërtimë
Gojë ujk nuk u ndale as lotin të m’a fshishë.