“”””””””””””””
Sa më iriton
kur mirë e di që është keq
e të keqen e mbronë
Për këtë sa të kanë paguar
apo je mësuar
fytyrën orë e çast më ndërruar
e kah të frynë era më shkuar
Mos more o njeri
edhe nêse diçka të ka premtuar
pas të keqit mos shko
mos,mos të lutem
se një ditë jo të largët
ke për t’u penduar
nëse në vete të ka mbetur
sado pak një fije turpi për t’u turpëruar
Lëre atë që s’di të ngopet
se çdo fillim ka një mbarim
do të mbetet për jetë i përbuzur
këtë e meriton se vuajtjet e të varfërve
nuk ia beson
Sa më iriton
kur të korruptuarve u thurin lavdi
e i bëjnë heronj
thuajse njerëzia asgjë për ta s’di
po pasuria po flet vetë
se si u pasuruan brenda natës
anë e kënd e në çdo cep
Shumë më iritojnë kur thonin
se çka ka lidhje
që e kem gjithë këtë pasuri
o ju të mjerë e të verbuar
po shikoni vëllezërit e motrat tuaja
se si kalojnë jetën në varfëri
se edhe ata janë prej gjakut e mishit
prej dëshirave e kanë fëmijë
“””””””””””””””””
Mendoje kohën në ikje
çastin shijoje
përgatitu për të priturat e të papriturat
e jetën jetoje
Mënyrën e të jetuarit
zgjedhe vetë
është e jotja
vetëm ty ajo të përket
Fatin tuaj
në duart e askujt mos e lë
as edhe një fjalë të vetme
veshin mos ia vë
Të ardhmen
askush s’dinë se çka e pret
vjen lehtas e fshehtas
e ardhmja kurrë nuk flet
Atëherë jetoje jetën
ashtu siç ti e sheh
se vetëm kështu më mirë
botën tënde e njeh