18.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Lumturije S Drenica

Mos e lini djepin shkretë
May be an image of tekst
Hej ju motra dhe vëllezër shqiptarë,
Pash njat qiell e këtë tokë ,
Pash njat nanë e at Zot mbi kry,
Mos e përbuzi këtë djep që u riti.!
Mos e lini djepin shkretë,
Se nënë lokja ju mallkonë,
Mos e lini pa pasardhës,
Se kur hallall s’va banë shqipja nanë.!
Mos shqiparë o.bijtë e shqipes,
Mos ja ndalni këngën nënës,
Mos ja shtoni plagët mbi trup,
Se mjaftë luftojë ,e su përkul.
Mosni shqipe pash njat Zot,
Mos e lini vatanin t’shkretë,
Por mbushi votrat plotë me djepa,
Me petrita e thëllënza.
Kthejani nënës këngën prap,
Ti buzqeshe fytyra e saj,
S’ka për të gëzim ma t’madh,
Kur prehëri i saj i mbushet plot me shipe!
} Lumturije S Drenica]
“””””””””””””””

Zanë e bjeshkës mos u venit
May be an image of 1 person, standing, ambiente të jashtme dhe tekst
Iku pranvera e mërzitur,
Ja la vëndin të dashurës verë,
Me gjelbërim në çdo anë,,
E plotë me lule mbushur livadhe.
La dhe zanën kokë varë,
Nën shpat kodrinës,mes livadhit,
Zemër plasur e shpirt vrarë,
Me lule verdhën tu qa hallet.
Ju moj lule a po më tregoni,
Përse kënga nuk ka zë,
Përse buzqeshja në buzë na mbeti,
E bilbilat të vetëm na lanë..?
Ikin ditët ,muajt dhe vitet,
Stinët reshtinë pa u ndal,
Malli e dhimbja vijnë e shtohen,
Për këto plagë si su gjet ilaç.
Zanë e bjeshkës mos u venit,
Ngrije kokën e qohu në këmbë,
Ndale lotin e mos i thaj lulet,
Ndale vajin e nisja këngës.
Zanin tanë ta ndigjojnë bilbilat,
E vijnë e këndojnë bashkë me ty,
Ndër këto kodra e livadhe,
Nga perëndia të bekuar!
[ Lumturije S Drenica]
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.