“””””””””””””””
Zanë e bjeshkës mos u venit
Iku pranvera e mërzitur,
Ja la vëndin të dashurës verë,
Me gjelbërim në çdo anë,,
E plotë me lule mbushur livadhe.
La dhe zanën kokë varë,
Nën shpat kodrinës,mes livadhit,
Zemër plasur e shpirt vrarë,
Me lule verdhën tu qa hallet.
Ju moj lule a po më tregoni,
Përse kënga nuk ka zë,
Përse buzqeshja në buzë na mbeti,
E bilbilat të vetëm na lanë..?
Ikin ditët ,muajt dhe vitet,
Stinët reshtinë pa u ndal,
Malli e dhimbja vijnë e shtohen,
Për këto plagë si su gjet ilaç.
Zanë e bjeshkës mos u venit,
Ngrije kokën e qohu në këmbë,
Ndale lotin e mos i thaj lulet,
Ndale vajin e nisja këngës.
Zanin tanë ta ndigjojnë bilbilat,
E vijnë e këndojnë bashkë me ty,
Ndër këto kodra e livadhe,
Nga perëndia të bekuar!
[ Lumturije S Drenica]