“””””””””””””””””””””
Sipas një postullate latine drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Populli thotë më mirë vonë se kurrë.
Gjenerali serrbë Ratko Mlladiq ish komandant i ushtrisë se RS e mori dënimin meritor duke u dënuar më vendim të formës se prerë më burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicês dhe për keqtrajtim të popillatës civile boshnjako-nuslimane ,trajtim njerêzor e krime kundër njerêzimit.
Mlladiqi u dënua për masakrën e Srebrenicës të korrikut 1995 ku ishin vrarë 8000 burra boshnjak-musliman.
Për masakrat në gjashtë komunat tjera nuk u shpallë pêrgjegës.
Tribunali i Hagës për ish Jugosllavi Serrbinë nuk e ngarkoi për gjenocid nê BH e Kroaci duke i refuzuar paditë e tyre si të pa bazuara.
Dihej se Serrbia ishte sponnzorizuese kryesore e gjenocidit më logjistikê, resurse ushtarake e propagandë dhe ushtria e RS drejtohej nga gjeneralshtabi i UJ dhe thënë shkurt Mlladiqi i përgjigjej hierarkisë politike e ushtarake të Serrbisë e ishtê në varësi totale nga Beogradi.
Ajo u rehabilitua për balance politike e interesa gjeopolitike.
Serrbia ishte projektuese e Serrbisë se madhe nê linjën Karllovac,Karllobag, Ogulin e Viroviticë dhe Mlladiq si drejtues ushtarak e Karaxhiq si drejtues politik ishin thjeshtë eksponent të Beogradit për idenë megallomane të Serrbisë se madhe.
Ky dênim u shërben të paktën familjarëve të viktimave si satisfaksiom moral.
Tê paktën u dënua komandanti më i lartë ushtarak i serrbëve në BH.
Por kjo bashkësi ndêrkombëtare e legjitimoi në Dejton në vitin 1995 etnitetin e krijuar nga spastrimi etnik Republika Srbska.
Nga kjo drejtësi e balancuar edhe nuk pritej më shumë.
Sipas drejtêsisë se kesaj gjeopolitike sot në ish Jugosllavi nuk ka të pafajshëm dhe sdi a i shërben drejtësisë kur kjo bashkësi ndêrkombëtare nuk e bënë vijën ndarëse mes agresorit e viktimës.
Kjo qasje vetëm sa po e trimëron e rehabiliton agresorin -Serrbinë.
Prishtinë:
11 qërshor 2021