“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Drejtësia dhe ngërçet gjenetike!
Çfarë është drejtësia?
Hakmarrje me arsye për vërtetësinë sublime!
Nëpërmjet këtij procesi përplasjesh të ligësisë dhe mirësisë pastrohen/filtrohen kalbësirat e gjakut të degjeneruar në shekuj. Më thjesht, problemet, sëmundjet që krijohen nga genet dhe mjekësia u ka gjet nga një emër siç i quani në gjuhën e përditshme për ti dalluar dhe për lehtësim pune.
Ligësia juaj do ju mbaj genin të mbërthyer, të deformuar, degjeneruar, bllokuar duke ju krijuar sëmundje të ndryshme nga të cilat keni vuajtur, vuani e do të vuani.
Ashtu si zjarri pastron floririn nga papastërtitë ashtu edhe lufta me ligësinë e përditshme në jetën tuaj ju pastron nga këto trekëmbsha brenda gjakut tuaj të papastër me ngërçe gjenetike.
Kapito dykëmbsha?
Mos kërkoni ndihmë, mëshirë, por veproni, luftoni kundër formave të ligësisë që ndryshojnë çdo çast e çdo moment të jetës dhe ekzistencës suaj në varësi të vendimeve tuaja.
E vërteta nuk ka formë, nuk ka fytyrë, nuk ka mëshirë.
E vërteta është asgjëja në fuqi të infinitetit. E vërteta nuk ka nevojë për asgjë, prandaj në këtë dimension që mendojmë se kemi nevojë për shumë ç’ka duhet të zgjedhim Asgjënë që të kemi infinitin e Gjithësisë.
Gjithësia, është Mozaiku i të gjitha koncepteve, shkencave, shpjegimeve të harmonizuara, përputhura në të, në një të vetme.
Çfarë të vetme? Asgjëja!
Si asgjë, nëse është e vetme dhe infinite?
Eh, ky është kurthi që pëson truri juaj për ta zbërthyer dhe në këtë përpjekje humb në nevojat e materias përkthyer në dëshirat, sendet pa vlerë të kotësisë që ngarkohemi në këtë jetë.
Kapito gjakprishur?
Për aq kohë që s’do kuptoni, për aq kohë do të vuani nga të gjitha format e ligësisë të konkretizuara në materien e gjakut tuaj.
Përse gjaku në të gjitha format e shprehjes, shkrimeve, koncepteve filozofike, artistike, popullore, folklore, fetare, mjekësore, shkencore quhet lëngu i shenjtë i jetës?
Në të janë shkruar kodet e jetës, natyrës, gjithësisë, ligësisë, mirësisë deri në infinit.
Gjaku i shenjtë është pëmbajtja e kodit gjenetik më afër hyjnores.
Hyjnorja është infinitja! Kështu që për të arritur/prekur hyjnoren, individi, gjithsecili nëpërmjet përpjekjes së vazhdueshme, të pandalur mes ligësisë dhe mirësisë (kjo që përbëhet nga e drejta dhe e vërteta) duhet të vazhdojë infinitisht pa u dorëzuar.
E vështirë! E pamundur! Saktë!
Kjo përpjekje e vazhdueshme e materies sonë në këtë dimension (trupi) na bën shkrumb e hi nevojat, dëshirat, kërkesat nëpërmjet të cilave ne marrim formë dhe na mban të mbërthyer në tokë nëpërmjet gravitetit.
Në varësi të tyre ne do të humbasim nga infinitja jonë dhe do të anojmë drejt njerëzores sonë të mbërthyer në grackën e këtij dimensioni të këtij planeti.
Çdo shkencë, çdo epokë sipas zhvillimeve të qytetërimeve i kanë përcaktuar njësoj, por në forma të ndryshme. Sëmundjet e ngërçeve gjenetike kanë qënë përherë prezent përgjatë historisë së njerëzimit që nga zanafilla e saj, janë shprehur në forma të ndryshme ndër shekuj sipas evolucionit dhe zhvillimeve.
Çdo vendim që marrim krijon një reaksion kimik në organizëm dhe çdo veprim është një kod që shkruhet në zinxhirin tonë gjenetik të gjakut.
Të gjithë mbartim ngërçe të ndryshme nga të parët tanë në qindra mijëra vite. Askush nga ne nuk mban përgjegjsi për ngërçet gjenetike që mbartim në gjakun tonë nga e kaluara, por mbajmë përgjegjsi për atë gjak dhe kod gjenetik që do të përcjellim te fëmijët që do të sjellim në jetë. Ajo që na çliron prej tyre janë vendimet/veprimet tona në bazë të së mirës, së drejtës, apo padrejtësisë dhe ligësisë universale dhe jo të bythës sonë individuale.
Mos harroni!
Forma (qytetërimi, shkencat, materia, ligësia, dëshirat, kërkesat) ndryshon, por thelbi (fryma, gjithësia, hyjnorja, infinitja, aktualizimi, ndriçimi, mirësia) është përherë i njëjtë. Gjëndja juaj, as mish, as peshk është ajo që përcakton ngërçin gjenetik.
Ndryshoni mendësi brenda jush në përcaktimin e ligësisë/mirësisë dhe mbani qëndrim strikt ndaj tyre.
Në fund çdo gjë barazohet me zero(0). Rastësi?
Zero-vdekja ka simbolin e rrumbullakët të vrimës së zezë në të cilën thithet jeta, energjia, por që kur kalon përtej saj ndryshon formë.
Fizikë!
Edhe është, edhe s’është!
Përtej fizikës, futi edhe pluhurin e magjikes (kuantika). E prek, nuk ekziston, reale apo iluzion?
Gjithçka, por edhe asgjë në të njëjtën kohë.
Kështu që dalim në përfundimin se “zjarri” i sfidave të përditshme në vend që t’ju spastrojë si floriri do ju djegi shkrumb e hi si mbetje e do humbni në rrymën e jetës pa lënë gjurmë e memorie.
Nëse nuk ke frikë nga budalliku, ligësia dhe ngërçi gjenetik, atëherë meritoni evolucionin mbrapsht të kërrusjes së majmunit!
Kaq e thjeshtë! Kapituat, apo ta këndoj e kërcej?!