9.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Marjola Salataj

EMIGRANT
*************
Me ty shumë gjëra më bashkojnë,
Kulturën, traditat, njëlloj i kemi,
Një tokë ku lindëm, një gjuhë të artë,
Një mirësi që rrjedh në gjak.
Të veshur kemi krenarin,
Dhe forcën që na del prej shpirti,
Mbi sup një mal kemi me vuajtje,
Emigrimi na rëndoi ndër vite.
Ndoshta dhe mallin të flaktë e kemi,
Se atje larg, në tokën time,
Kam lënë nënën, baban, shumë njerëz,
Dhe zemra më ka mbet jetime!
Mungesat që dikur i kisha,
Sot unë i kam njëlloj si ty,
Por plagën që kam marrë në trup,
Si thes mbi shpin do kem gjithnji.
Këtë jetë e zgjodhëm për pak më mirë,
Me shpresa për një kohë të artë,
Por vitet shkuan si rrjedhë lumi,
Unë dhe ti mbetëm veç emigrant!
“””””””””””””””””””””May be an image of 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

JETA IME
Mes një jete të vështirë u rrita,
ishte koha ku s’pyeste për mosh,
më duhej rolin e nënës ta luaja,
të kujdesesha për motrat dhe vëllan.
Një zonjë shtëpie të bëhesha ende fëmijë,
ku vështirësit e kohës më preknin në shpirt,
nëna me baban të lodhur të raskapitur,
punonin të na ushqenin me kursime një shtëpi ngritën.
Shtëpia e ëndërruar ku dy krevat kish për të fjetur,
por e ngrohtë nga dashuria,me plotë buzëqeshje,
vajza e madhe isha dhe hallet më zun,
kafshatën e bukës shpesh haja me lot,
më duhej të mësoja të ndiqja ëndrrat fëminore,
jetoja shpesh e humbur, jetoja në dy bot.
Mbrëmjet për mua ishin të arta,
lexoja qetësisht, librat gjithë ëndërrime,
aty nën dritare ishte krevati im,
ku gjumin e natës bëja mes mrekullive.
Trokitjet e shiut dëgjoja gjatë dimrit,
si lot përmbi faqe rrëshqisnin mbi xham,
ftohtësia mi thante duar dhe këmb,
mundohesha të ngrohesha me të shtrenjtin jorgan.
Kur vinte pranvera, çelte çdo gjë e gjall,
rendja nëpër ferra të mblidhja manushaqe,
nënës t’ja dhuroja ti kënaqja shpirtin,
dhe një puthje të lehtë merrja në faqe!
Më mungonte shpesh një përqafim i ngrohtë,
ku në raste festash, mbaj mend e kam marr,
më mjaftoi nga prindrit dhe fjala e bukur,
kur më thoshnin bravo ,je një vajzë e mbarë.
Me demokracin ndryshuan jetët tona,
nga fshati i lindjes morrëm arratin,
shkuam diku larg të rindërtonim jetën,
aty ku të shkonim të gjenim lumturin.
Sakrificat vazhduan vite me radhë,
ne fëmijët u rritëm plotë me mirësi,
edukatën, respektin, kishim primare,
Mirësin shpirtërore ndajmë dhe sot me çdo njeri.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.