Rëndë – rëndë peshon fjalë e shkretë
Ndonjëherë shpon si bajonetë
Po të nxirret bukur, bën mrekulli
Herë – herë, shkon më tej se plumbi
Gishtin kokës, Ju të dy !
Ti do të biesh nga majë froni
Dhe Ti, do ngjitesh në lartësi
E rrumbullakët është jeta
Gishtin kokës, Ju të dy !
Kanë kaluar vite shumë
Janë lodhur këta dy sy
Ulje – ngritje kanë mbartur supet
Gishtin kokës, Ju të dy !
Shpesh herë jeta, është rrugë me brenga
Me të palara dhe tinzëri
Fjala shkon më tej se plumbi
Gishtin kokës, Ju të dy !
Nga majë froni, kanë rënë dhe mbretër
Erërat pranverore mbarsen me stuhi
Lumenj dalin nga vetvetja
Gishtin kokës, Ju të dy !
Nga fjalë e rëndë as bar nuk mbin
As qyqe s’ këndon mbi Dhe
Asgjëkundi s’ ka liri
Nga fjalë e rëndë, loton dhe qielli
Gishtin kokës, Ju të dy !
Fjalë e ëmbël, urrejtje largon
Male me njëri – tjetrin afron
Sjell paqe dhe mirësi
Nga fjalë e rëndë dhe qielli rrin nxi
Gishtin kokës, Ju të dy !
Kolltuku nuk është pronë
“Nderi” është përgjithmonë
Gishtin kokës ju të dy
Gishtin kokës sa s’ është vonë !
“Plagët”, nuk shërohen me magji
Kërkojnë mjekim, “Therapy”
Gishtin kokës sa s’ është vonë
Gishtin kokës ju të dy !
Kolltuku nuk është pronë
Të rrëzon herët a vonë
Dhe mbretër kanë rënë nga fronë
Gishtin kokës, Ju të dy !
Gishtin kokës sa s’ është vonë !
.
Copyright@Asllan Miftari
“”””””””””””””””””