Eksodi në këtë pjesë të Ballka- nit, i orkestruar nga pushtetarët e dhunshëm, ishte tragjedi që ka përcjellë gjeneratat gjatë shekujve. Shumë viktima të kë- saj tragjedie sot bredhin në de- tin e pafund të dhimbjes së qua- jtur refugjat.
Siç e bën jo shpesh historia, ndodhi një mrekulli biblike. Mrekullia e mureve të ujëra- ve të Detit të Madh përmbytën “engjëjt” e djallit. Pyesim, athua ende bredhin “engjëjt” pasues të tij?
Sapo u mbushën 22 vjet nga përfundimi i luftës çlirim- tare të UÇK-së, qershor 1999- 2021,dhe po aq nga kthimi bi- blik, dramatik dhe fenomenal i shqiptarëve të Kosovës, të ci- lët, para dhunës, krimeve dhe shfarosjes siç e kishte plani- fikuar neofashizmi serb ndaj shqiptarëve, të cilët u detyruan të shpërngulen në mënyrë dra- matike, pothuajse në të njëjtën mënyrë edhe u kthyen.
Lufta e fundit e viteve 1997- 1999 për çlirim nga robëria shekullore serbe nxori në pah të vërtetën, sfidat dhe përpjekjet e pandërprera të shqiptarëve kundër pushtuesit kolonialist serb për 120 vjet rresht, që nga viti 1912, kur Kosova u okupua nga Serbia.
Lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja vulosi edhe një etapë tjetër të lavdishme të historisë sonë më të re. Çlirimin e Kosovës nga hordhitë gjenocidiale serbe në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar, NATO-në, dhe me përkrahjen e pakursyer të SHBA-vë.
Planet shekullore për asgjasimin dhe shfarosjen, etnocidin, gjenocidin, kulturocidin dhe shpopullimin total sipas planit 610-2000 që ishte pjellë e Kishës Ortodokse Serbe, e Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve, e Shoqatës së Shkrimtarë- ve të Serbisë etj., e që nuk do t’ia dalin, falë dashurisë mitike për atdhe dhe gjuhë, deri në flijim pothuajse kolektiv.
Lëvizja e një popullsie të tërë, largimi nga Kosova e afro një milion shqiptarëve, vendosja në trojet e tjera etnike rreth e përqark Kosovës, lëvizja e pjesës tjetër të popullsisë brenda për- brenda Kosovës nëpër male apo pika të ndryshme, gjithashtu ishte një fenomen i qëndresës përjashtimisht jashtë çdo skenari, fenomen që dëshmoi ndërdijen, optimizmin dhe dashurinë për atdhe, që ai të mos shpopullohet, apo serbizohet, siç e kishte planifikuar makineria vrastare serbe në bashkëpunim me të
gjitha institucionet e saj.Populli i ndjekur jashtë Kosovës ishte i përgatitur që, në rast nevoje. të gjithë meshkujt e aftë të rikthehen e t’u bashkëngjiten forcave të UÇK-së për të vazhduar luftën deri në fitoren e plotë, për çka ka dëshmi nga numri më i madh i kampeve të refugjatëve, e sidomos nga ai i Kukësit dhe i Bllaces.
Dashuria për ata që kishin mbetur në atdhe, për UÇK-në dhe për fatin e atyre që ishin peng në disa pika kyçe të Kosovës, bëri që popullsia milionëshe të ishte në korrent me ngjarjet dhe të kthehet në mënyrë mitike.
Procesi i rikthimit është njëra ndër dramat më mitike të ndodhura në mijëvjeçarin e fundit. Ky proces dramatik-mitik dëshmon për atdhedashurinë e madhe ndaj tokës, varreve, viktimave dhe Kosovës qoftë ajo edhe Albanidë e zjarrtë, apo tokë e djegur.
E Kosova ishte e djegur. Ku po kthehet ky popull, pyeste bota e habitur.
Fatkeqësisht, populli shqiptar ende përballet me bredhje refugjatesh. Ata edhe më tutje bredhin nëpër viset e tyre etnike, brendapërbrenda tokës së tyre mëmë në Ballkan, Evropë dhe në botë. Nga 60 milionë refugjatë, sa ka aktualisht në bredhje, pa plan dhe atdhe, mbi një milion janë shqiptarë!
Po pse, kush është fajtor për këtë?! Sigurisht se shqiptarët jo!
Ne sot mendojmë dhe qën- drojmë fuqishëm në vizionin mbi kthimin e njerëzve vullnet mirë, kthimin e të gjithëve që e duan Kosovën si shtëpi të veten, e jo Kosovën si “shtëpi zjarri” të “gazdallarëve” pa tapi, jo Kosovën e ndarë me gardhiqe të panevojshme.
Kosovës nuk i duhen ata që vijnë për ta këputur copën e saj e për të ikur matanë. Kosovës i nevojiten ata që vijnë për ta bërë atë mu ashtu siç duhet.
“Të krijojmë për secilin prej nesh një bashkësi në të cilën fuqia, mirëqenia dhe mundësia të jenë në duart e të shumtëve e jo në duart e të paktëve, ku të dre- jtat që i gëzojmë reflektohen me detyrat që kemi /posedojmë”, thotë i shkëlqyeri Tonny Blair.
Kam nderin t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj në emër të Shoqatës dhe në emrin tim per- sonal e besoj edhe në emër të gjithë Kosovës.
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta u themelua në Pejë para 31 vjetëve, në kohën kur pan- sllavistët, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, filluan shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare. Në atë kohë, ne, në Shoqatë, mendonim të bënim diçka për pengimin e synimeve historike të okupuesit sllav, synime këto për një Kosovë pa shqiptarë. Gjatë këtij 31vjetëshi Shoqata pati një dyzinë aktivitetesh të ndryshme por, meqë unë nuk dëshiroj t’ ju marr shumë kohë, do të ndalem dhe t’ju përkujtoj ato më të rëndësishmet.
Së pari degëzimin e Shoqatës në të gjitha trojet shqiptare dhe atë për një kohë të shkurtër.
Pastaj aksionin për faljen e trojeve për ata që dëshirojnë të kthehen në vatrat e veta sheku- llore.
Mandej aksionin “të gjithë kundër shpërnguljes”, aksion ky shumë i rëndësishëm për pengimin e pastrimit etnik të Kosovës.
Njëri ndër angazhimet më të rëndësishme të Shoqatës është formimi i Redaksisë së botime- ve, një punë shumë e madhe e profesorëve tanë universitarë nga të gjitha trojet tona etnike. Dhe më ketë rast kam për nderë dhe obligim moral t’i falënderoj të gjithë për punën e tyre të pa- lodhur në internacionalizimin e çështjes së pastrimit etnik të Kosovës.
Në kornizën e aktiviteteve të Shoqatës hynë edhe themeli- mi i Çmimit “Hasan Prishtina”. Çmim ky që për herë të parë iu nda NËNËS Shqiptare në vi- tin 1997 ndërsa, për vitin 2000 me propozimin e të burgosurve SHQIPTARË iu nda PRESIDEN- TIT të SHBA zotit BIL KLINTON.
Pika e shikimit, e tërhequr dhimbshëm prapa në vështrim historik. Aradha e pushtimeve vargore: romak, bizantin, serb, dhe prapë serb për të gjun- jëzuar e shprishur farën Iliro- Shqiptare. Grindja e shekujve:
shpërngulja, shpopullimi, kolo- nizimi, konventat, lakmia e sh- tuar pushtuese për t’i copëtu- ar trojet etnike. Dhe – qëndresa shqiptare, përfytyrim i moçëm në kërkim të lirisë.
Ndër të parat është kjo: Kosova, Shqipëria e jashtme, siç e quan Mitrush Kuteli edhe sot e pikturuar përgjakshëm në kujtesën reale historike.
Përbrenda trupit dhe shpirtit të saj zhvillohet lloji i vet i trag- jedisë së projektuar nga barba- ria serbe: Shpopullimi, Shpërngulja, Kolonizimi, por jo edhe shfarosja se këtë nuk e lejoi po- pulli shqiptar dhe miqtë tanë në botë.
Është Kosova, degë e njomë e Atdheut të plotë, e ballafaquar dhe e kacafytur aq gjatë me dhunën, më shovinizmin sllav, me antilirinë.
Është Kosova e rrudhur me pamjen ilirike, dardane qëndresë e vetëdijes së lartë kom- bëtare, burim i rezistencës, zë i forte i kushtrimit – kurrë e përkulur.
Fatit të dhembjes atdhetare, nuk ka mundësi t’i ikën Konventa jugosllavo-turke për shpërn- guljen e shqiptarëve në Turqi, një nga plagët tona më të mëdha të shekullit njëzet. Dhe, kur bota bëhej gati për ta pritur shekullin e ri, serbët deshën ta realizojnë ëndrrën e tyre për një Kosovë pa shqiptarë .
Populli shqiptar kaloi një tragjedi që rrallë ndonjë popull e kaloi dhe atë në mënyrë triumfuese “pas dëbim-kthimit” të paparë që mund të shpjegohet më një fjalë “Atdhedashu- ria për Kosovën”. Dhe gjithë ketë holokaust shqiptarët e kaluan me ndihmën tuaj, miq të nderuar, dhe me ndihmën tuaj bashkatdhetarë. Dhe, në fund, t’ju falënderoj dhe të lus zotin që ky gjenocid që e përjetoi populli shqiptar të mos i ndodhë asnjë populli në botë.
Dhe krejt në fund, më lejoni t’i falënderoj bashkëqytetarët e mi për zemërgjerësinë dhe bujarinë që treguan çdo herë ndaj Shoqatës, t’i falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan në punën tonë të përbashkët në shërimin e plagës shekullore “Mërgimit”. Ju faleminderit të gjithë miqve të popullit tim.