15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Taena Mata

VDEKJA E TIGRIT
Erresira po bie,
E si nje vello e zeze,
zbret …e mbulon token e lagesht,
Befas… behet erresire,
aq erresire, sa nuk dallon me asgje,
Edhe kur hap driten,
erresira vazhdon e qendron.
Pastaj…behet drite,
Nje drite aq e ndriteshme dhe e forte, sa te verbon,
Dhe lulet e çelura, diellit i gezohen.
A ju kujtohet tigri grabitqar,
aq i shpejte e aq i fuqishem?
Ka mbetur pa zot!
Ai nuk ka me zot,
kur zoti i tij, ne gjume te thelle bie,
Dhe me e keqja eshte,
Se gjithçka qe zoteria e tij, di te beje,
s’eshte gje tjeter, veç se te fleje…
TaEna
12.06.21
“””””””””””””

FSHEHTESIA
Ai erdhi tek une dhe per dore me mori,
e me çoi tek rrenja, me trendafila te kuq,
Nga goja e tij asnje fjale nuk nxori,
Por nje trendafil me dha e u skuq.
Nuk i’u luta aspak qe diçka te me thoshte,
Per mendimin qe ai kyçi me fshehtesi,
Mjaft qe trendafili ishte Qiell ne kundermimin qe leshonte,
Dhe prane syve te mi, shihja fytyren e tij.
Shqiperoi
TaEna
14.06.21
The mystery
RALPH HODGSON
He came and took me by the hand
Up to a red rose tree,
He kept His meaning to Himself
But gave a rose to me.
I did not pray Him to lay bare
The mystery to me,
Enough the rose was Heaven to smell,
And His own face to see.
“”””””””””””””””””””””””

LIRISE…
Sa shume qe kam qeshur ate dite,
Aq shume sa thashe se nga te qeshurit do vdisja,
E qeshja kot, fare kot, per gjera parendesi…
Sa ime Më tha boll se mund ta zalisja.
Pastaj… derdha lot…te hidhurit lot,
Kur degjova se nje plumb qorr jeten i kishte marre,
vajzes me te bukur te lagjes time, ne Vlore,
Ulur mbi divan, ne guzhinen e saj.
Plumbi s’pyeti rinine e saj, drejt’ ne zemer i hyri,
ndersa ajo foshnjes po i jepte gji,
engjellit te saj, qe sapo e kishte lindur,
dhe qe i shpetoi plumbit per bukuri.
Ajo ishte lehone…vajze e embel, e qeshur, punetore,
Liri e kishte emrin pse kishte lindur ne Nentor,
ishim te lindura e te rritura ne nje lagje…
E pershendeteshim ne gjithmone!
Ishte viti 1997…
Me i erreti vit ne Vlore.
Djali i Lirise mbeti jetim,
Ndersa mijera bije nenash u bene therror!
TAENA
15.06.21
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.