20. 6.2021
“”””””””””””””””””
Nuk dërgohet letër pa adresë
S’ka njeri që nuk ka emër
Nuk jetohet as pa shpresë
S’ka as dashuri pa zemër
Nuk këndohet pa shpirt e zemër
Emocionet kanë shumë rëndësi
Nëse n’shpirt s’na prekin ndjenjat
Pse të këndojmë për dashuri
Nëse vargu s’të prek në shpirt
Ndjenjat nga gjumi nuk na zgjojnë
Pse t’i shkruajmë dashurisë
Nëse pa ndjenja i këndojmë
Në çdo këngë e poezi
Në çdo varg për dashuri
Faljani shpirtin këngës e melodisë
Jepjani ndjenjën zërit të dashurisë