20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Fatime Kalimashi

ZEMRA ËSHTË BURIM JETE
Këndoni dashurisë
Me zërin e zemrës
Këndoni prej shpirti
Me dashuri prej ndjenjës
Flisni nga dashuria
Me gjuhën e shpirtit
Dëgjojeni zërin e zemrës
Është i vetmi burim në rrugën e jetës
Kur lotët iu pikojnë nga sytë
Mos ndiheni keq para askujt
Se loti është vlerë e shpirtit të dëlirë
Është ndjenja e njerëzve shpirtmirë
FK
21. 6.2021
“”””””””””””””May be an image of 1 person, Flokë dhe sitting

UNË DHE VARGU
Kur shkruaj
E ushqej shpirtin tim të njomë
Sa herë vlerësohem nga ju
Jam me fat dhe ju dua
Vargjet janë ilaç për shpirt
Të kënaqet zemra edhe sytë
Sa herë ndihem e vlerësuar
Marr frymëzim prapë për të shkruar
Sa herë shkruaj për shpirtin tim
Mendimet për ju më ngacmojnë
Ju dua shumë dhe iu çmoj
Unë dhe vargu pa ju s’jetojmë
FK
20. 6.2021
“”””””””””””””””””May be an image of Fatime Kalimashi, Flokë dhe outerwear

ME ZËRIN E DASHURISË
Nuk dërgohet letër pa adresë
S’ka njeri që nuk ka emër
Nuk jetohet as pa shpresë
S’ka as dashuri pa zemër
Nuk këndohet pa shpirt e zemër
Emocionet kanë shumë rëndësi
Nëse n’shpirt s’na prekin ndjenjat
Pse të këndojmë për dashuri
Nëse vargu s’të prek në shpirt
Ndjenjat nga gjumi nuk na zgjojnë
Pse t’i shkruajmë dashurisë
Nëse pa ndjenja i këndojmë
Në çdo këngë e poezi
Në çdo varg për dashuri
Faljani shpirtin këngës e melodisë
Jepjani ndjenjën zërit të dashurisë
FK
19. 6.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.