20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Bardh Leci

 

 Poeti dhe shkrimtari Bardh Leci tashma eshte i afirmuar per lexuesit.Ka lindur me 22.09.1973 ne Troshan te Lezhes.Studimet universitare i mbaroje ne qytetin e Shkodres si edhe shkollen Pedagogjike ne vitet 1988-1992,ato universitare ne vitet 1992-1996.Suksese ne rrugen e bukure te krijimtaris.  Gjin Musa,gazetar dhe botues.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

– Betim-
Jam betuar kahera motit,
që në sytë e një gruaje
të duash
buzëqeshjen,
dhe në gojën e saj
puthjen
e kurrë fjalën,
se e gjithë bota shembet në ty,
bëhet shkrumb e hi
e këmbanat e trishtimit bien n’ zemër
e shpirti kthehet n’lugat
e trupi n’epsh e n’kënaqësi
n’torturë përsëritjeje
n’dhimbje mbi dhimbje
apokaliptike,rrafshohet dashuria!
Zotuar jam deri në fund
udhën ta ndaj me rrezet e dritës,
përpara se me idhujt
me njerëzit e thjeshtë,
me tingujt e erës në lindje
me flladin e pranverës.
Betohem për gjakun,amanetin,
vijën e kufirit, themelin,
për miqtë e mi
lirinë,vullnetin,
besimin,intelektin,
për vënien e flamurit dhe kryqit,
njëlloj në majën e malit,
për pëllëmbën mbi bibël
me gishtat e hapur,
si krahët e shqipes
mbi pëlhurën e artë
për dhënien e titullit,medaljes
nder,famoz,njeri i madh
veç nga “Sokrati”
dhënien e dorës lypësit,
lëmoshës,
fatkeqësit në buzë të greminës.
Krah për krah me fëmijët në biz,
kukafshehti,
në vallen e tyre të kërcej,të hidhem,
por jo për lojën e pushtetit.
Për qafën e shtrirë,
për atë që s’e pret shpata,
për lirimin e litarit,
për pendesën,për faljen,
për Marinë dhe Jozefin,
por jo për mollën e ndaluar të Adamit e Evës!
Betohem për duele në ring
të të gjitha llojeve,
por jo për grushtin mbas rënies së gongut!
Bardh Leci – Tetor 2020
“””””””””””””””””

– Kujtesa e gruas – (poezi)
-Jam lindur në ditët e pranverës
në muajin e luleve,në kohën e beharit.
Jam rritur me këngën e bilbilit
në degën e frashërit,
me mjegullën ndër lugje,në faqen e maleve,
me cicërimën e trumcakut të borës
majë hunjëve të gardhit.
Me sytë e përgjumur,me copën e bukës thatë,
jam shtrirë mbi postin e dhisë,
të deles, të dashit,
me shikimin jerm,të tretur mbi trarët e kullës,
mbi lbozën e vargonjeve të oxhakut,
përzier n’trishtim e n’frikë
me zërin e ariut ndër shpate
arushës së munguar ndër duar
përrallën e pa thënë të nënës.
Vajzë atëherë,kam nisur
kam nisur zbardhjen e ditës duke qarë,
me pantallonat e shkyer,të shkepur,
me këmbët e zbathura,
me zemrën e plasur.
E mbyllur në të katër anët mot pas moti
miqtë e mi kanë qenë
cunga,rrasa,qielli,oborri.
Jam zënë me britma e zhurma
për fëmijërinë,për rininë e vjedhur,
kam rrahur veten me grushta,
kam sharë e stër-sharë
dhe prapë jam penduar për fjalën e fundit,
për fjalën e mbrame,fjalën e pa larë.
Unë jam, jam sot
Unë jam tani grua dhe nënë
moderne e metropoleve
kam vajzë,kam djalë
Kujtesa jam.
Shpesh kthej kohën e kokën mbrapa
tek rrënjët e mia,tek djepi im i ruajtur,
tek arka e vjetër,
tek çiftelia e gjyshit varur bri hutës
me shaminë e lidhur në majë,
tek shtëpia ime,tek kolibja e qenit
sipër stanit,
tek hija e rëndë e lisit e ahut
tek kroi ku dashuroheshin vashat,
tek yjet që numëroja me gisht natën,
tek shtegu që s’munda ta prek
pa lejen e babës,
tek ëndrrat,tek shtojzavallet,
tek shokët e bjeshkët që s’i pata.
Bardh Leci.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.