20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Namik Selmani

Ka disa njerëz…
Ka disa njerëz
Që ti iu përulesh, dhe pse në gju ndjen dhimbje.
Ua shqipton emrin
Dhe kur qepallat t’i mbyll netëve errësira.
Iu thur poezi e këngë
Me tinguj si purteka e florinjve
Dëshiron
t’ua shtrosh udhën me lule a qilima.
Ka disa njerëz
Që i japin jetës tënde mirësinë e vërtetë.
Që është pak,
Për t’i thënë se i ke pririjatar dritësie.
Kur
Kërbaçi i jetës të qëllon fort e rreptë
Të vijnë pranë
Me një shpërthim të pamatë energjie.
Ka disa njerëz
Që të japin një qiell tjetër brenda vetes.
E
Si në përralla të heqin re dhe vetëtima.
Ti
Bëhesh i vogël para gurgullimës së dejeve.
E
në hapat e tu rrëzëllin madhështia.
Ka ca njerëz
Që zgjojnë Diogjenë të tjerë në shekullin modern.
Ani
Pse me një qiri nuk shuhet ligësia e mëkati.
Po kush
Kush do ta hapë kanatet e portës që kërcet?
Kur
Fara e Mirësisë thahet dhimbshëm nga acari.
Ka disa njerëz
Për të cilët janë pak dhuratat e shtrenjta.
Ballë Monumentit
Që ngrejnë zemrat si mirënjohje.
Oooo,
Si do të ishte dhimbja, lindja e vdekja,
Pa këta njerëz
Që janë modeli i lakmuar i çdo kohe???
Ka ca njerëz dritëfartë a flugerë.
Në shpirt e në hap të bëhen timonierë.
Boston, 21 qershor 2021
.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.