18.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Sahit F. Osmani

TË KISHIM FAT TË PËRBASHKËT
Të kishim fat të përbashkët e ta largonim
Trishtimin e madh me mrekullinë e dashurisë
T’i ngjiznim virtytet me sakrificën njerëzore
Për të ecur bashkë drejt një të ardhmeje
Në palcën e lirisë të lulëzojë zemra
Të trokasë me tingujt e paqes dhe mirësisë
Me ngjyrat dhe aromat e shpirtit njerëzor
Shumëvuajtja të kthehet në rrezatim diellor
Të përthyhen në mijëra grimca, nxitësit
E përçarjeve dhe urrejtjeve midis njerëzve
Të ngriten lart në panteonin e heroizmit, ata
Që luftojnë të keqen,dhe asgjësojnë të liqtë!
“””””””””””””””

S’JE DASHURI KUR NË ÇASTIN MË TË LUMTUR M’I HEDH PRANGAT
S’je dashuri, kur në çastin më të lumtur, m’i hedh prangat,
Buzëqeshjen e syve që kullojnë dritë mbi lule,
e vret,
Nën gjuhë më vendos mjaltën, dhe më kafshon aq hidhur,
Ditë për ditë, luan lojën e mashtrimit, afër dhe larg…
Shmangesha nga frika, mos të t’humbisja,s’dija çfarë fshihej…
Më mirë mbyllma derën dashuri,s’arrij ta kuptoj misterin tënd,
S’dua mëshirë nga kurthet, qē të helmojnë si gjarpërinjtë,
Të kam lēnë hapur zemrën, të hysh e të dalësh, kur do vetë,
T’i përballosh shtegtimit, të mos më braktisësh në jetë,
S’je dashuri, kur në çastin më të lumtur, m’i hedh prangat, e m’vret!
“”””””””””””””””

DASHURI E FSHEHUR NË GUASKË
Deti ka humbur nga tokë e zhuritur
etja e ka thithur deri në palcë
shndërruar në shkretëtirë tharë nga dielli
mbetjet i kanë mbetur në rërën e nxehtë
E ka ngrirë koha nga shpërfillja
nga ftohtësia e akullt pluhur e ka bërë
valët në shkëmbinj i janë ngurtësuar
dhe dergjen në shtratin e saj mister
Guaskat me bardhësinë e tyre
sy e veshë të valëve janë bërë
në brendësi iu ushton fshehtësira
e dashurisë që nuk u shua asnjëherë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.