15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Skenderbeg Klaiqi

Ishte nder dhe privilegje për mua, takim me atdhetarin dhe heroin e gjallë të qeshjes kombëtare, të viteve të hareshme z. Hydajet Hyseni.Mund të jetë një imazh i 2 people, including Skenderbeg Klaiqi dhe njerëz në këmbë

Kujtimet e mia si nxënës dhe si student, ku edhe ne ishim rritur duke i admiruar, por edhe duke u mburrur me atdhetarët e trevave tona, që ne i njihnim, populli i njihte, besa nuk ishin pak, si:

Metush Krasniqi (dëshmorë), Rexhep Mala (dëshmorë), Nuhi Berisha(dëshmorë), Kadri Zeka (dëshmorë), Agim Ramadani (dëshmorë), Gjon Sereqi (dëshmorë) e shumë e shumë tjerë.
Ndërsa ndër të gjallët e që kemi fatin që e kemi, është pikërisht njeriu që edhe më tej më motivon, që nga bankat e shkollës së mesme të punoj për atdheun, kombin dhe çdo gjë shqiptare, është ky atdhetar i madhe, Hydajet Hyseni.

Pak fjalë: Hydajet Hyseni – Kaloshi u lind më 10 mars 1954, në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar Gazetari dhe Diplomaci në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar i “Rilindjes” dhe më vonë redaktor dhe kryeredaktor i gazetës ”Bujku”. Ka qenë pjesë e Lëvizjes së fshehte çlirimtare të kohës dhe i shtypit ilegal. Për shumë vite i burgosur politik. Pas lirimit nga burgu, nuk e ka reshtur veprimtarinë politike në lëvizjën e fshehtë të LPK-së dhe njëkohësisht ka qenë i angazhuar në alternativën politike të kohës si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ. Anëtar i delegacionit në konferencën e Rambujesë, anëtar i Qeverisë së përkohshme, bashkëdrejtues në Strukturat e Përbashkëta Administrative dhe poashtu, Deputet i disa legjislaturave që prej vitit 2000 deri më tani.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.