Ishte nder dhe privilegje për mua, takim me atdhetarin dhe heroin e gjallë të qeshjes kombëtare, të viteve të hareshme z. Hydajet Hyseni.

Kujtimet e mia si nxënës dhe si student, ku edhe ne ishim rritur duke i admiruar, por edhe duke u mburrur me atdhetarët e trevave tona, që ne i njihnim, populli i njihte, besa nuk ishin pak, si:
Metush Krasniqi (dëshmorë), Rexhep Mala (dëshmorë), Nuhi Berisha(dëshmorë), Kadri Zeka (dëshmorë), Agim Ramadani (dëshmorë), Gjon Sereqi (dëshmorë) e shumë e shumë tjerë.
Ndërsa ndër të gjallët e që kemi fatin që e kemi, është pikërisht njeriu që edhe më tej më motivon, që nga bankat e shkollës së mesme të punoj për atdheun, kombin dhe çdo gjë shqiptare, është ky atdhetar i madhe, Hydajet Hyseni.
Pak fjalë: Hydajet Hyseni – Kaloshi u lind më 10 mars 1954, në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar Gazetari dhe Diplomaci në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar i “Rilindjes” dhe më vonë redaktor dhe kryeredaktor i gazetës ”Bujku”. Ka qenë pjesë e Lëvizjes së fshehte çlirimtare të kohës dhe i shtypit ilegal. Për shumë vite i burgosur politik. Pas lirimit nga burgu, nuk e ka reshtur veprimtarinë politike në lëvizjën e fshehtë të LPK-së dhe njëkohësisht ka qenë i angazhuar në alternativën politike të kohës si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ. Anëtar i delegacionit në konferencën e Rambujesë, anëtar i Qeverisë së përkohshme, bashkëdrejtues në Strukturat e Përbashkëta Administrative dhe poashtu, Deputet i disa legjislaturave që prej vitit 2000 deri më tani.