15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Bukurie Buçpapaj

Unë pres……

Sonte dua të bëhem zog nate,
Me ofshamë shpirti të trokas
Aty tek dritarje e dhomës tate
Me zërin e zemrës të bërtas.
Sonte do bëhem një yll të zbres .
Mbi kokën tënde të vij si dëshirë.
Sa e errët kjo natë , e
unë pres.
Në një mrekulli ,me
zemer të mpirë.
Sonte do të vjell një ëndërr kristali.
Që të hapëroj në mendimet e tua,
Dua ta kuptosh më këputi malli.
E sa shumë po e pres atë fjalë : TË DUA…..
Ç’farë më ndodhi kështu sonte.
Në gjithçka dua të shëndërrohem.
Vetëm dashnia të më përqafonte.
Bashkë më të dua të tjetërsohem.
Shpirtkëputur plot me shpresë.
I pres ditët në flakëzim.
Digjem si një diell tek të pres.
Stacioni i fundit i shpirtit tim.

Bukurie Buçpapaj

25.6 .2021.

“””””””””””””””

Natéza …….
Kjo nate e qeté ,me yje pa héné.
Çdo gjê sonte qénka nê fjet je
Kjo qetési nate gjith çka ka thénè
Uné e sodis qetèsisht nè heshtje.
Qetésia mbretèron gjithçka
Errésira gjithandej, vizatuar
Uné e nata meditojmé paksa.
Jemi bèré njê me yjezat flakèruar.
Natéza na dha pak qetési
Aq sa na mikloi né mendime.
Jemi pérhumbur nè ndiesi.
Né rikthim momtesh me kujtime.
Natéza unê yjet e ajo gjinkallé
Pa fjaléza shkruam tregimin toné
Ajo erdhi spontanisht si njê pèrrallé.
Shpresojmé ta pélqej
Kush e lexon
Pasi kjo natéz ishte muza e joné ……

Bukurie Buçpapaj

24.6.2021.

“””””””””””””””””

Tropojës teme..
Ku më pulson gjaku n’ damar
Zemra më rreh shpejt n’krahanor.
Kur në Tropoje rrugën e marr.
Në bjeshk e mia me lule borë.
Mallshëm hapat i hapëroj.
Të vi tek ti vendlindja jeme.
Çdo qëliz trupi kur vij në Tropojë.
Çel si lulet në parajsen teme.
Kam mallë me pa viset e mia
Me këndu me sharki e çifteli.
Me trokit në derë ku asht bujaria.
Me tupan vallen du me e kërcy.
Tropojës teme i këngërova
Në vargjet t’mia ka mallë e lotë.
Shpirtënisht unë fluturova.
Se për mu asht vendi
ma i bukur n’botë.
Sot ndieva nostalgji paksa.
Me emagjinatë u nisa me shkue.
A matet dashnia që kam për ta.
Sa mendja atje nisi me fluturue.
Tropojë kreshnike lartësohesh.
Me burrni ,trimni , bujari e besë.
Me djem azgana , çika si yllnesh
Që ty në peidestale të kanë ngritë .
Moj Sokoleshë…
Shtriqet .arëzohet ndienjë-vargu
Në rrjeshtat e n’i k’saj poezie.
Kaq mund të baj për ty së paku.
Moj tokë-ambla nur bukurie.
Si ritem kange e nji çiftelie.
Dashnia rrjell në tel si
muzë .
Kujtim ta kesh nga bija BUKURIE.
Gjithmonë vajin për ty e ka në buzë.

Bukurie Buçpapaj

23 .6.2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.