Tropojës teme..
Ku më pulson gjaku n’ damar
Zemra më rreh shpejt n’krahanor.
Kur në Tropoje rrugën e marr.
Në bjeshk e mia me lule borë.
Mallshëm hapat i hapëroj.
Të vi tek ti vendlindja jeme.
Çdo qëliz trupi kur vij në Tropojë.
Çel si lulet në parajsen teme.
Kam mallë me pa viset e mia
Me këndu me sharki e çifteli.
Me trokit në derë ku asht bujaria.
Me tupan vallen du me e kërcy.
Tropojës teme i këngërova
Në vargjet t’mia ka mallë e lotë.
Shpirtënisht unë fluturova.
Se për mu asht vendi
ma i bukur n’botë.
Sot ndieva nostalgji paksa.
Me emagjinatë u nisa me shkue.
A matet dashnia që kam për ta.
Sa mendja atje nisi me fluturue.
Tropojë kreshnike lartësohesh.
Me burrni ,trimni , bujari e besë.
Me djem azgana , çika si yllnesh
Që ty në peidestale të kanë ngritë .
Moj Sokoleshë…
Shtriqet .arëzohet ndienjë-vargu
Në rrjeshtat e n’i k’saj poezie.
Kaq mund të baj për ty së paku.
Moj tokë-ambla nur bukurie.
Si ritem kange e nji çiftelie.
Dashnia rrjell në tel si
muzë .
Kujtim ta kesh nga bija BUKURIE.
Gjithmonë vajin për ty e ka në buzë.
Bukurie Buçpapaj
23 .6.2021.