Do te te mjaftonte vetem nje perkedhelje .. Ndonjehere..
Kerkoje vetem duar te sigurta,
te te ngrohnin zemren e te te fshinin lotet..
Deshiroje vetem te dhuroje dashuri
dhe te mjaftonte kaq pak te fluturoje,
per te ndjere madheshtine e jetes..
Besoje kaq shume,
sa mohoje dhe veten..
Por nuk ishte faji yt,
qe nuk arriten te shohin jashte kufijve..
Ndoshta eshte e vertete..
Nuk ekziston nje re e perbashket nen
kete qiell..
Shpirtrat jane kudo,
por ti e di,
nuk je per gjithkend..
Ke mesuar te vallezosh me taka 12..
Ke mesuar te perballosh shume lindje…
Ke mesuar te urresh dhunen..
Ke mesuar te dhurosh jeten..
Ke mesuar te jesh vajze,
nene,
grua,
femer..