15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Emy Li Dhiamandi

Do te te mjaftonte vetem nje perkedhelje .. Ndonjehere..
Kerkoje vetem duar te sigurta,
te te ngrohnin zemren e te te fshinin lotet..
Deshiroje vetem te dhuroje dashuri
dhe te mjaftonte kaq pak te fluturoje,
per te ndjere madheshtine e jetes..
Besoje kaq shume,
sa mohoje dhe veten..
Por nuk ishte faji yt,
qe nuk arriten te shohin jashte kufijve..
Ndoshta eshte e vertete..
Nuk ekziston nje re e perbashket nen
kete qiell..
Shpirtrat jane kudo,
por ti e di,
nuk je per gjithkend..
Ke mesuar te vallezosh me taka 12..
Ke mesuar te perballosh shume lindje…
Ke mesuar te urresh dhunen..
Ke mesuar te dhurosh jeten..
Ke mesuar te jesh vajze,
nene,
grua,
femer..
Tani me thuaj:
Si ka mundesi te mos ndihesh
” E pamposhtur…?! “
“”””””””””””””””””””

Ti je jete..
Kaq e brishte per te prekur
Kaq e embel per te shijuar
Kaq reale per te enderruar..
Ti je fryme ..
qe tremb lotet,
kur gjumi ngelet pa endrra..
Zgjimi me i embel,
kur mendimet
perendojne ne heshtje..
Ne t’tmershmet heshtje pa kthim,
si djall parajse te zhytur
ne lengata lumturie..
Ti je rreze..
Qe tremb
ferrin e neteve
qe s’do gdhijne kurre..
Nete hipokrite
te mbytura nga nje monolog vjeshte..
Je drite..
Qe djeg demonet
me ninulla dashurie..
Por.
A thua te jesh i vertete,
si iluzioni qe kam ndjere
kur dialoget marrin jete….?!
DYLMHD @EDH
“””””””””””””””””””

A me lejon te te marr ne endrrat e mia
e te arratisemi dikú, ku s’ka shkel njeri..?
Te thurrim endrrat, qe pengon njerezia
Te shkrijme zjarret e te behemi nje…?!
A me lejon te prehem ne krahet e tu
mbeshtjelle nga pasioni dergjur n’vetmi..?
Se agonia e vdekjes eshte m’embel se pritja
e endrrave qe thurrnim dikur ne rini…!
DYMM @ Emy. Dhiamandi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.