15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Gabriela Mujaj

DRITA

Tri net pa nda
mu tri net pa nda
Shumzue per sa e sa
kam kja…
E kur sytë m’janë tha
nji drit
M’ka shndrit
per me pa
tan ç’ka errsina pat perla!
(Duhet m’e prit
Dhe pse pritja t’lig
Njat shpirt t’Zotit
Me na dhânë dritë
Per me pa
Ç’ka s’shohim mâ!)

gabriela.mujaj

“”””””””””””Mund të jetë një imazh i Gabriela Mujaj, në këmbë dhe teksti

DONUM NÂ-NÂ

Ne të gjithë kemi dhurata. Secili talentin e tij që e ka dhuratë nga Zoti.

Mos i kalbni talentet tuaja, mos i fshihni, mos i lini në hije. Mos i mbuloni as mos i mbani për vete. Ndajini me të tjerët dhuratat tuaja se vetëm duke i dhuruar mund ti shumfishoni.

Zbuloni talentet tuaja dhe vini në jetë.

Talentet tuaja ju bëjnë që të jetoni bukur dhe në plotësi. Janë burimi i gëzimit tuaj të brendshëm.

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Gabriela Mujaj

KANGA E NAT’S DASHNISË
Kur nata bjen e qetë mbi xham
Unë e pshtes kryet mbi shplakë të dorës.
I mbylli qiejtë e syve t’mij
E nis me andrrue si hanë…
Njashtu…
Sikur ti vjen si diellë
E unë e heku petkun e territ
E rrokna bashkë si tokë e qiellë.
Mandej…bjen qetësi!
Dhe nan petkun e mendafshtë
të lëkurave tona,
Mbështjellim Adamin dhe Even e lakuriqtë
Pa akuza as vrasje ndërgjegjeje
Se dashunia e vret çdo mëkat,
E ashtu…njihna bashkë
Ambelsisht
Njaty nga zemna e natës na mbulon qetësia
Qi mos me u ftof në freskun e fajit
E kur agu të mësyjë drejt xhamit afer krevatit,
Do strukena dhe njiherë thellë në gjinin e syve
Do mkatnojmë për të disaten herë
E natën tjeter para se me ra me fjetë
Do i rrfehna buzëve me nji puthje t’gjatë.
***
Ah i dashtun…
Dashunia asht
I vetmi mëkat i ngurtësuem
Qi lejohet me ra…
Mos ban gjynaf me lypun t’falun
As të prëmten e madhe
E as për Pashkë…

gabriela.mujaj

May be a black-and-white image of një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.