24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Agim Xheka

ARRATISU NGA ËNDRRA.

U shtiva pak dhe ndolla një ëndërr.
Brënda ëndrrës mu shfaqe Ti.
Mu fashit vapa.
Kisha kaq mall për dashuri.
Në djall shkofshin këshillat e mjekve.
Nuk ngopesha dot me të puthur…
Dhe nëse pranë teje mekej fryma
nuk do të ketë fund më të bukur.
Ashtu në jerm e shporra ëndrrën
(zakonisht ëndrrat janë gënjeshtare)
Prita me shpresë të trokiste dera
t’më çmëndje me afshin e një të “marre”.
Por…edhe ti ndoshta lodroje me ëndrrën
dhe “princi i kaltër”mund të isha unë.
Kur dashuria është kaq çmendurake
pse dreqin na shfaqet vetëm në gjumë?!
Eja arratisemi nga ëndrra!

Aldebaran.

“”””””””””””””””””

NË GJURMË TË KUJTIMEVE.
Ishte viti 1973.Me një ekip studimor nga Instituti i Historisë
u gjendëm në një fshat të largët,mbi sharrat e Steblevës.Mrreshim me studimin e banesave të vjetra popullore. Darkuam në shtëpinë e mësuesit të një shkolle kolektive. E zonja e shtëpisë kishte gatuar
disa asortimente që na bëri të lëpinim edhe gishtat.
– Nuk kam për ti harruar kurrë këto gatime-i thashë të zonjës së shtëpisë kur na serviri ëmbëlsirat.
Mësuesi,i zoti i shtëpisë,vuri buzën në gaz dhe tha- Në këtë zonë,të gjitha gratë dallohen për gatime,por ti do i harrosh këto. Ato që nuk do harrosh dot kurrë, janë bisedat që po bëjmë rreth kësaj tavoline.Dhe kishte të drejtë. Kanë kaluar rreth pesëdhjet vjetë dhe unë nga gjithë ato asortimente nuk mbaj mënd jo vetëm emërtimet e tyre por as shijet.Por…bisedat dhe mësimet nga ai mësues i mençur më jan ngulitur në mëndje dhe nuk e di nëse do të kem kohë ti hedh në letër për brezat e rinj.
Pas darkës ishim ulur në hollin e shtëpisë të mobiluar aq me shije sa edhe shtëpitë e kryeqytetit do ia kishin zili. Mësuesi u bë kureshtar dhe i hodhi një sy vizatimeve të mija ku kisha fiksuar shtëpi të vjetra të zonës dhe detaje nga ambjentet e brendëshme të tyre.I pëlqeu puna ime dhe më komplimentoi. (Unë atëhere punoja si skicograf në Institut.)
-Më vjen mirë- tha ai-që shikoni anën e mirë të historisë.
Para se të mbyllte dosjen me vizatimet e mia,kërkoi leje që të merte prej saj një format A4.Ia dhash me kënaqsi.Ai e vendosi mbi tavolinë,zgjati dorën në xhepin e dosjes dhe mori një laps. Të gjithë menduam se do zbulonte hobin e tij për pikturën,por ai vendosi një pikë të zezë me majën e lapsit në mes të formatit dhe kaq. E ngriti formatin vertkalisht për ta parë të gjithë dhe pyeti.
-Çfar shikoni këtu?
Ne pamë njëritjetrin në sy dhe u përgjigjëm pothuajse në një zë.
– Një pikë të zezë…
Ai vuri buzën në gaz,na pa të gjithëve sy më sy dhe vazhdoi.
– Nuk ju ra në sy gjithë kjo bardhësi e formatit,por u përqëndruat tek kjo pika e zezë?! Të tillë jemi ne njerzit-shtoi ai- Jemi të prirur që në mes gjithë këtyre bukurive që na sheh syri të evidentojmë pikat e zeza dhe njollat që janë mikroskopike e ti “zmadhojmë” ato. Pastaj e ktheu lapsin nga goma,e fshiu pikën e zezë dhe ma ktheu formatin e bardhë ashtu siç ishte…
Rreth 40 vjetë më vonë e lexova këtë si provë inteligjence të vënë në gojën e një profesori të madh me studentët e tij të filozofisë në një nga universitetet më në emër të botës.Nuk di në ishte koençidencë apo një mësim nga mënçuria e lashtësisë…
Të nesërmen,kur po na përcillte,MËSUESI na ktheu te klasa e tij kolektive ku kishte dhë mësim për tridhjet vjetë. Na ra menjëherë në sy pastërtia dhe rregulli.Nxënësit,të moshave të ndryshme,u ngritën në këmbë dhe na përshëndetën në kor.Kur u ulën na ra në sy pasqyrimi i portreteve të tyre mbi suprinat e llustruara të bangave.Besoj se të gjithëve ne të ekspeditës na shkoi në mënd se ato banga ishin vendosur të reja atë ditë dhe po i shikonim me kureshtje dhe admirim. Mësuesi e vuri re habinë tonë dhe ndërhyri me takt.
– Këto banga i kam punuar vetë që tridhjet vjetë më parë,kur fillova punë këtu…
Asnjë pikë e zezë mbi suprinat e drurit të arrës,asnjë njollë boje.
– Nga këto banga kan kaluar 30 breza nxënësish dhe të gjithë kan mbaruar Universitetin në degë të ndryshme…-E mbylli bisedën Mësuesi duke na përcjellë deri jashtë oborrit sikur të ishte një lulishte e bukur mes bukurive të natyrës.
Këtu po e mbyll edhe unë këtë tregim nga jeta ime duke u lutur të kem kohë të tregoj edhe kujtime të tjera, jo vetëm të ati fshti të largët malor por të të gjithë vendeve ku kam shkelur në gjithë Shqipërinë time të dashur e të shtrenjtë…

Aldebaran.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.