13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Gjelina Maçi Keçi

KOHA FLUTURON !!

Duket sikur vimë n’ket jetë duar bosh
A nuk është jeta dhurata më e bukur?
Ruaje si sytë e ballit që ta gëzosh
Mbushe vetëm me vlerën e duhur.
“””
Jeto dhe asgjë mos e lër për më vonë
Ikin vitet sa hap e mbyll sytë
Nuk jetojmë në këtë botë gjithmonë
Vjen një kohë që ke me lypë.
“””
Nuk t’kushton asgjë të falësh miresi
Është i vetmi ilaç në këtë jetë
Gëzon zemra e ndihesh mirë ti
E vetmja pasuri është që të mbetë.

Gjelina Maçi Keçi

“”””””””””””””””””

DUKË MAÇI DËSHMORË I ATDHEUT ! LAVDI !

Vjen kujtimi I heronjve

Për kujtim të Dëshmorit Pavarësisë Dukë Maçi dhe Gjok Dedkolaj që

drejtuan forcat kryengritese shqiptare të Kakarriqit deri në kufi me Shkodrën kundër turqve në vitin 1912.

Gëzon mal i Kakariqit
Për një djep ku rriten djema
Ai Dukë Maçi, bir i trimit
Është pishtar që ndriton breza.
“””
N’sofër t’odës kur flet Duka
Fjalë e tij ndritoka troje
Dhe pa bukë mund të jetë kulla
Pa lirinë jo, nuk jetohet.
“””
Porsi djajtë te pabesia
Hynë n’kishë kur bjen kumona
ju vërsulën turqit porsi bisha
Ktij Dukë Maçi e Gjok Dedkola.
“””
I tanë fshati ban piskamë
Ku festohej n’ lutje Shën gjoni
Ishin djemtë shqipëtarë
Që lirinë e kërkonin.
“””
E pas burgu u vranë 13 burra
Fjalë e fundit “Rrnoftë Shqipnia!”
Valë gjaku po sillka Buna
Po më e shtrenjtë asht liria.
“””
Jeta libër Kakariqi
Flet me dhimbje, o Dukë Maçi
Le të flasin vetëtimat
Për atë shpirt të gjallë shqiptari.
“””
Besëpaprerë i pragut, tokës
Jetëpreri, këngë lirie
Karafilat e tanë Shkodrës
Për të çelkan me plot hire.
“””
Ai plumb që mori gjoksi
Sokëllin ende në kohë.
Për lirinë që e do trolli
Mbeti ylli që ndriçon.
“””
Jam Duke Maçi, i fortë si shkambi
Pesëqind vjet turk je n’troje tona
Ninullë shqipe n’djep knon nana
Jam sulltan vetë në kto zona.
“””
E çoj Drinin e baj det
Bashkë me vllaznit zadrimorë
Jam Iliri n’troje të vet
Gjuhën tonë flasim dhe n’vorre.
“””
Shteg i malit u kuqua
Pabesia sillte vdekje
Pë rmbi varrin e bleruar
Jo, nuk duam të ketë heshtje.
“””
Prangat-o që lidhën duar
Të dhanë eho dhe ofshamë
Hej Dukë Maçi gjokszjarrmuar
Mbete gjallë si flakadan.
“””
Në një rrugë ku gdhendet emri
Hapngadalë shkoj e heshtur
Një kujtesë në pllakë mermeri
Është fener që rri i ndezur..

-Gjelima Maçi Keçi-

“””””””””””””””””””””””

PA TY ZANË S’M’DUHET GJA BJESHKA.
Atëherë n’bjeshkë po veroja
Gjithkund lëshova sytë e mi
Mblodha drethat n’prehën t’i lshoja
Marak u bana shumë në ty.
Natën hana nuk po m’shndrit
Dielli ngroh e shkrin borën
Më more zemër edhe shpirt
S’po m’zen vëndi pa t’lyp dorën.
Zbrita shpejt atje në qytet.
Porsi zana ne det tuj u freskue
Kush t’pa ty, u ba me dekë
Lum e mjeri unë me ty dashurue .
Bardhë si bora e kuq si shega.
Vajzë ilire, mrekulli
Pa ty zanë nuk m’duhet gja bjeshka
Ma fal qafën ta mbush me flori.
Trim m’thonë e kurrë s’u frigova
Edhe luftës i bana pritë
Për mbas teje krejt marova
Bashkë të gjithë i zgjidhëm zinxhirë.
Vajzë Kosove a vajzë Shqipnie
N’ma japësh belin, ta jap besën
Janarin diell e korrikun hije
N ‘Zot betohem bashkë do vdesim.

Gjelina Maçi Keçi

(E botuar)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.