13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Në fund të liqenit.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe oqean
(Plazhistes)
Përmbi rërë shtrirë po rri.
Një sy zezë kam karshi,
Se ç’vërtitet porsi ngjalë,
Rrezet diellit duke i marë.
Syzet me skelet flori,
Se ç’i bien, ajo ngri,
Pa ja shoh dy syt e zi,
Të mëdhenj porsi ylli,
Tek i shoh, kam një uri,
Një uri me babëzi,
Kokë e këmbë ta përpi.
Pa le flokët, valë valë,
(Si çbën gjoli në të rallë)
Derdhur supeve ujëvarë.
Varësia varur, po florì,
Ngrihet, ulet, në qetësi,
I lëkundet përmbi majë,
Mbi dy gjinj, dreqi ta hajë.
Si t’ja bëj që ta kem pranë,
Mendimet më vijnë vërdallë,
Shpirti ç’po më ri trazuar…
Një e erashkë mban në duar,
Me dy mjelma dashuruar,
Me erashkën bën veri,
Tund e shkund mbushet freski,
Ç’faj kam unë që jam i ri,
Lermë kokën t’a mbështes,
Mbi atë gjoks që po më ndez,
Lermë flokët si ujëvarë,
Ti lëmoj moj më të qarë,
Po moj po, me të qarë,
S’duroj dot, jam goxha djalë,
Se kam zjar të madh si llavë,
Djeg, shkumboj për ty dynjanë.
Pa bën Zoti mbrekulli…
Vështrimet ç’i kryqëzuam,
Në fund të gjolit përfunduam.
Ah ti shpirti im munduar,
Paske fat o i lumuar,
Sot gjith botën ti pushto,
Puthu, qeshu, përqafo,
Mbytu, vuaj dhe shpëto!
3/7/2021 RSH
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.