Dibran Fylli
Naim Kelmendi
FLORI BRUQI
KONTI I LETRAVE SHQIPE
(Intervista, vështrime, recensione)
Shkrime kritike, intervista, recensione nga:
Zef Pergega, Eshref Ymeri, Namik Shehu, Naim Kelmendi, Kujtim
Mateli, Rushit Ramabaja, Reshat Sahitaj, Fatmir Terziu, Mehmet
Kajtazi, Iljaz Prokshi, Lumturie Haxhiaj, Dibran Fylli, Rrustem
Geci, Kristaq Shabani, Faik Xhani, Rasim Bebo, Rexhep Shahu,
Nijazi Halili, Adem Avdia, Bajame Hoxha, Hajro Ulqinaku, Rifat
Kukaj, Abdullah Konushevci, Sotir Athanasi, Nehat S. Hoxha,
Selim Krasniqi, Zejnullah Halili, Rajmonda Maleçka, Astrit
Kastrati, Kozeta Nushi…
PIKËPAMJE PËR KRJIMTARINË LETRARE, KRITIKËN
DHE KRIZËN E IDENTITETIT

Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega
Atë që nuk e bëri shteti e bëri njeriu, Flori Bruqi, Konti i
kulturës dhe letrave shqipe. Leksikoni pikë së pari është një
leksion për Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, Kosovës
dhe trevave të tjera shqiptare. Flori Bruqi u ka ngritur njerëzve një permendore të derdhur ne shkronja, i ka vlerësuar në
motivin më të lartë që kurrë nuk do ta përjetonin nga shteti, të
cilit i shërbyen me devocion, ashtu siç bënë çdo gjë për
kombin e tyre. Gjëja më e keqe dhe e rëndomtë tek shqiptari
është mungesa e kujtesës dhe e ndërimit, që prej tyre vjen
bashkimi, ndërsa ato i mbajnë sytë e lumturohen në gardhin e
lartë të ndarjes mes nesh, që po me paratë e popullit ndërton
muret e ndarjes.Flori Bruqi është një etalon i paparë, një
shpirt i madh që nuk kërkon lavd. Një njeri që çdo ditë e vë një
gurë të latuar në këndin e kulturës kombëtare. Ai i ka dhënë
një frymë të re Akademisë së shkencave dhe arteve në NevYork. Flori Bruqi është një tra i fortë dhe i rreshkur si guri i
xeherorit, me anë te të cilit mbahet kulmi i kulturës që të mos
shembet. Ai ecën me vuajtjen dhe heroizmin e popullit të vet,
pa kërkuar merita dhe pa u dukur. Qetë ecin para, parmenda u
shkon mbrapa, e më pas plisi mbulon dheun që të mbijë fara.
Kështu mund ta përkufizoj kontributin e Flori Bruqit në këto
rreshta spontane siç m’i tha shpirti e siç m’i tha fjala. Kam
qenë në promovimin e librit të akademik z. Fylli dhe e pashë
respektin që kishin njerëzit më të lartë të kulturës në Kosovë
për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare.
Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga
Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues,
shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori
Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani,
është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e
Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por
ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i
mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i
tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të
librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia.
Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare,
ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën
ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë.
Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e
letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë…
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë,
shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë
ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore.
Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt
observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve
akademike.
Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur,
Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij,për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare.
Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga
Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues,
shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori
Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani,
është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e
Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por
ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i
mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i
tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të
librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia.
Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare,
ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën
ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë.
Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e
letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë…
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë,
shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë
ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore.
Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt
observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve
akademike.Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur,
Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
përmbajnë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare dhe
shkencore. Studiuesi Bruqi i ka sistemuar këto shkrime,që
përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare dhe shkencore për krijimtarinë e tij të ndryshme, poetike, publicistike
dhe shkencore, për ato botime të fushës profesionale. Flori
Bruqi (1952) përveç kolanës letrare dhe shkencore mbajnë
firmën e tij 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën
“Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe
qindra -mijëra punime në shumë veb faqe interneti (2003-
2016). Është editor i Agjencionit “Floripress”, si dhe
bashkëpunëtor i dhjetëra veb faqeve në internet. Bashkëpunoi
me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm,
që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë,
”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë,
”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor, ”Le Mond”,
”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe
menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion e preparateve
farmaceutiko-kimike të fabrikave “Schülke-Mayr-”it të
Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Personalisht kam njё bashkёpunim 14 vjeçar me Florin, duke
botuar dhjetëra artikuj kryesisht me temë ngjarjet nё Kosovё.
-Flori Bruqi, ju njohim si shkrimtar, kritik letrar dhe
publicist. Si vrojtues i zhvillimeve shoqërore, a mund të na
thoni, ku është kombi shqiptar sot?
F.Bruqi: Para 60 vjetëve në Vienë, një grup intelektualësh në
mërgimin e detyruar nga komunizmi, shqiptar, shkruan librin
“Nga do ia mbajnë shqiptarët”? Në libër thuhet, se kombi kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq mes ngërçit të trashëgimisë turke dhe orientale dhe ecjes drejt Perëndimit, drejt
familjes europiane, së cilës duam që të besojmë se i përkasim.
Unë do të thosha: inercinë, atë aftësi tragjike që kemi ne për të
qëndruar vendnumëro, atë aftësi të çuditshme që kemi për t’i
injoruar shenjat dhe për të mbyllur veshët kur kambanat bien.
Pas gjithë këtyre viteve do të shtroja edhe një herë po atë
pyetje: nga do t’ia mbash?-Nga Perëndimi apo nga Lindja?
-Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk
pushojnë. Sipas jush, kanë shqiptarët identitet unik? Për më
tepër, a mund të flitet për një kulturë homogjene brenda
kombit shqiptar?
F.Bruqi: Mendoj se problemi kryesor i ne shqiptarëve është
kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitet, për histori, për
lashtësi kombëtare, pa arritur të kuptohet se çfarë është në të
vërtetë identiteti kombëtar. Historianët dhe akademikët që
duhej të ishin të parët në debatin për identitetin kombëtar janë
të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin. Na pëlqen
të flasim për historinë në një kohë që jemi nxënësit më të këqij
të historisë; na pëlqen të flasim për lashtësinë, dhe nuk
mbajmë mend ato ngjarje që kanë ndodhur para 30-40 viteve,
na pëlqen të flasim për identitet në një kohë që jemi të gatshëm t’i nënvleftësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet
tona të kombit. Ju më pyesni nëse ka një kulturë homogjene
brenda kombit shqiptar. Nuk besoj aq shumë te homogjiniteti,
i cili mbart brenda vetes rrezikun e armikut më të madh të
kulturës, uniformitetin. Besoj te paradoksi se sa më e larmishme të jetë kultura e një vendi, aq më e bashkuar dhe e njëjtë
është ajo. Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, janë
shkrimtarët më të pangjashëm mes tyre. Dhe janë shkrimtarë të bashkuar si shkrimtarët më përfaqësues të kombit.
-Meqë jemi tek identiteti. Vitin e kaluar, para dy vitesh u
festua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkaq, në anën tjetër, kemi një përpjekje të vazhdueshme
për afrim me Turqinë. Në këtë aspekt, ndodh që qeveritë
shqiptare të shfaqin një “vëllazëri” me politikanë turq. Si i
vlerësoni ju këto marrëdhënie dhe si shpjegoni marrëdhëniet
e turko-shqiptare të viteve të fundit?
F.Bruqi: 100 vjetori i Pavarësisë, ishte ndër ngjarjet më të
mëdha të historisë kombëtare, por e festuar në mënyrën tonë.
Me një eufori skenike dhe pompoze.
Mendoj se 100 vjetori i Pavarësisë, duhej të ishte qe një
çast reflektimi kombëtar. Reflektimi se si ca burra të shquar të
kombit shpallën Pavarësinë kombëtare, duke na lënë pasurinë
më të rrallë e më të çmuar në bankën e ndërgjegjes tonë.
Çfarë kemi bërë ne me këtë pasuri të trashëguar, me këtë
llogari bankare të lënë 100 vite më parë?
Si e kemi shpenzuar, manexhuar këtë pasuri të lënë me aq
amanete?
Mendoj se e kemi manexhuar dhe vazhdojmë ta manexhojmë shumë keq. Eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut,
Bogdanit, Budit, Marin Barletit, Naim Frashërit, Atë Gjergj
Fishtës, Faik Konicës, Fan S.Nolit do të ktheheshin përmbys
në varret e tyre po të dëgjonin deklaratat e kryeministrit turk
dhe të kryeministrave shqiptarë për vëllazërinë e gjakut, për
fshehjen e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në zyrat e
presidencës shqiptare dhe në zyrat e kryeministrisë e të Ministrisë së Jashtme saherë që një delegacion i lartë turk vjen e viziton vendin tonë. Kohët e fundit ndoqa në kanalet televizive angleze një intervistë të gjatë me presidentin turk,
Rexhep Erdogan.
Ai tha se, ”ndjen një kënaqësi të rrallë sa herë që viziton
vende myslimane, si Egjipti, Kosova, Bosnja dhe Shqipëria”
Se si ndjehem, si në shtëpinë time, tha ai. Se ne myslimanët kemi diçka që vendet e krishtera nuk e kanë, vëllazërimin
mysliman, solidaritetin, miqësinë dhe mikpritjen!,,
Po qe se ndonjë kryeministër anglez a gjerman a francez,
do guxonte të thoshte se ndjejnë kënaqësi kur vizitojnë vende
të krishtera, deklaratë e tyre do të konsiderohej një skandal i
“political correctness” dhe një shovinizëm i krishterë.Që kur
kryeministri turk Ahmet Davoutoglu shpalli në Sarajevë
ambicien e Turqisë moderne për të krijuar një shtet protektorat për popujt myslimanë të Ballkanit e të Kaukazit, do të
qe një naivitet për të mos parë përpjekjet ambicioze të Turqisë
për t’u bërë një Super-Pover. Turqia nuk është e sigurt për
anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane. Asaj i duhet një kartë
rezervë, dhe kjo kartë rezervë e saj është rikrijimi në format
moderne i shtetit perandorak osman. Marrëdhëniet e
Shqipërisë me Turqinë janë marrëdhëniet e dy vendeve
anëtare të Nato-s. Shqipëria ka dhe duhet të ketë marrëdhënie
normale me shtetin turk. Por në të njëjtën kohë duke reaguar
me forcë dhe dinjitet ndaj çdo reference mohuese të kombit
shqiptar. P.sh., kur Dovuglu,duke folur për multi-kulturalismin në Ballkanin turk, dhe kur ai thotë se shqiptarët dhe turqit
”janë një komb” nuk ke se si të mos shohësh këtu shtrembërimin me dashje të historisë. Kjo pikëpamje e shtetarëve të
Turqisë moderne nuk është gjë tjetër veç një ferexhe që fsheh —–
VO/ VIJON NUMERIN E ARDHSHEM.